Jeremia 5:1-31

  • Populli refuzon disiplinën e Jehovait (1-13)

  • Shkatërrim, por jo shfarosje e plotë (14-19)

  • Jehovai i kërkon llogari popullit (20-31)

5  Shkoni lart e poshtë nëpër rrugët e Jerusalemit. Shihni përreth e kushtoni vëmendje. Kërkoni nëpër sheshet e tijnëse mund të gjeni një njeri që vepron me drejtësi,+ndonjë që kërkon të jetë besnik,dhe unë do ta fal qytetin.   Edhe sikur të betohen me fjalët: «Siç është e vërtetë që Jehovai rron!»,prapëseprapë betohen për një gënjeshtër.+   A nuk po kërkojnë sytë e tu besnikët,+ o Jehova? Ti i ndëshkove, por ata nuk ndien dhimbje.* Ti pothuajse i shfarose, por ata refuzuan ta pranonin disiplinën.+ E bënë fytyrën më të fortë se shkëmbi+e nuk pranuan të kthenin rrugë.+   Por unë thashë: «Sigurisht duhet të jenë ata të shtresës së ulët,veprojnë pa mend, ngaqë nuk e njohin udhën e Jehovait,gjykimin e Perëndisë së tyre.   Prandaj do të shkoj te të parët e vendit dhe do të flas me ta,sepse duhet t’i kenë kushtuar vëmendje udhës së Jehovait,gjykimit të Perëndisë së tyre.+ Por të gjithë e kanë thyer zgjedhëne i kanë këputur frerët.»*   Ja pse i sulmon një luan nga pylli,i gllabëron një ujk i rrafshinave të shkreta,një leopard rri në pritë pranë qyteteve të tyre. Këdo që del prej tyre, e shqyejnë copë-copë. Në fakt shkeljet* e tyre janë të shumta,pabesitë të panumërta.+   E si mund të të fal për këtë?! Bijtë e tu më braktisëndhe betohen për atë që nuk është Perëndi.+ Unë ua plotësoja nevojat,por ata vazhdonin të kryenin kurorëshkeljedhe dyndeshin në shtëpinë e një prostitute.   Janë bërë si kuaj që vijnë në afsh,çdonjëri hingëllin pas gruas së tjetrit.+   «A nuk duhet t’u kërkoj llogari për këto gjëra?​—thotë Jehovai. A nuk duhet të hakmerrem unë kundër një kombi të tillë?+ 10  Ejani kundër brezareve të hardhive të tij dhe rrënojini,por mos i shkatërroni plotësisht.+ Hiqjani bisqet e harlisura,sepse nuk i përkasin Jehovait. 11  Në fakt shtëpia e Izraelit dhe shtëpia e Judëskanë qenë plotësisht të pabesë ndaj meje,​—thotë Jehovai.+ 12  E kanë mohuar Jehovain dhe thonë: ‘Ai nuk do të na bëjë asgjë.*+ Nuk do të na bjerë asnjë e zezë;nuk do të shohim as shpatë e as zi buke.’+ 13  Profetët thonë fjalë boshe,sepse në zemër nuk kanë fjalën e Perëndisë. Le të marrin fund edhe ata!»* 14  Prandaj, ja çfarë thotë Jehovai, Perëndia i ushtrive: «Meqenëse ata thonë këtë gjë,unë po i bëj fjalët e mia si një zjarr në gojën tënde,+e ky popull do të jetë druriqë zjarri do ta përpijë.+ 15  Ja, kundër teje, o shtëpi e Izraelit, do të sjell një komb të largët,+​—thotë Jehovai. Ai është një komb i vjetër,një komb i lashtë,gjuhën e të cilit nuk e njihnidhe nuk mund ta kuptoni kur flet.+ 16  Kukura* e tyre është si një varr i hapur. Që të gjithë janë luftëtarë. 17  Ata do të përpijnë të korrat dhe bukën tënde;+do të përpijnë bijtë dhe bijat e tua;do të përpijnë bagëtitë e tua të imëta e të trasha;do të përpijnë hardhitë dhe fiqtë e tu;do të rrënojnë me shpatë qytetet e tua të fortifikuara, te të cilat ke besim. 18  Por, edhe në ato ditë,​—thotë Jehovai,—​unë nuk do t’ju shfaros plotësisht.+ 19  E kur ata të pyesin: ‘Pse na i bën të gjitha këto gjëra Jehovai, Perëndia ynë?’, ti do t’u përgjigjesh: ‘Ashtu si më braktisët mua që t’i shërbenit një perëndie të huaj në vendin tuaj, po kështu ju do t’u shërbeni të huajve në një vend që nuk është juaji.’»+ 20  Thuajeni këtë në shtëpinë e Jakobitdhe shpalleni në Judë: 21  «Dëgjo, o popull i marrë dhe i pamend,*+që ke sy, por nuk shikon,+që ke veshë, por nuk dëgjon.+ 22  “Vallë nuk keni frikë nga unë?​—thotë Jehovai. A nuk duhet të dridheni prej meje? Unë kam vendosur rërën si kufi për detin,një rregull të përhershëm që ai nuk mund ta shkelë. Ndonëse dallgët trazohen, ato nuk mund të kalojnë përtej;ndonëse gjëmojnë, nuk mund ta kapërcejnë kufirin.+ 23  Por ky popull ka një zemër të ngurtë e rebele;ata janë larguar dhe ecin sipas mendjes së tyre.+ 24  Nuk thonë:* ‘Le ta nderojmë thellësisht Jehovain,* Perëndinë tonë,atë që sjell shiun në stinën e vet,si shiun e vjeshtës, edhe shiun e pranverës,atë që garanton për ne javët e caktuara për korrjen.’+ 25  Fajet tuaja janë bërë pengesë që t’i merrni bekimet;mëkatet jua kanë mbajtur larg të mirën.+ 26  Se mes popullit tim ka njerëz të ligj. Ata përgjojnë, siç rrinë në pritë gjahtarët e zogjve,vënë një grackë vdekjeprurësedhe gjuajnë njerëz. 27  Si një kafaz plot me zogj,edhe shtëpitë e tyre janë plot mashtrim.+ Ja pse janë bërë të fuqishëm dhe të pasur; 28  janë majmur dhe lëkurën e kanë të lëmuar;të këqijat e tyre vërshojnë lumë. Nuk e kanë mbrojtur çështjen ligjore të jetimit,*+që t’u vejë mbarë për vete;ua mohojnë të drejtën edhe të varfërve.+ 29  A nuk duhet t’u kërkoj llogari për këto gjëra?​—thotë Jehovai. A nuk duhet të hakmerrem kundër një kombi të tillë? 30  Diçka e tmerrshme dhe e llahtarshme po ndodh në vend: 31  profetët profetizojnë gënjeshtra+dhe priftërinjtë shtypin me autoritetin e tyre. E popullit tim i pëlqen e gjithë kjo.+ Por çfarë do të bëni kur të vijë fundi?!”»

Shënimet

Fjalë për fjalë «ata nuk u bënë të dobët».
Fjalë për fjalë «litarët».
Një mundësi tjetër «Ai nuk ekziston».
Domethënë, si fjalët e tyre boshe.
Ose «Këllëfi i shigjetave».
Fjalë për fjalë «o popull i marrë dhe pa zemër».
Fjalë për fjalë «Nuk thonë në zemrën e tyre».
Fjalë për fjalë «t’i frikësohemi Jehovait». Shih Fjalorthin.
Ose «fëmijëve pa baba».