Jeremia 51:1-64
51 Kështu thotë Jehovai:
‘Unë do të sjell një erë shkatërrimtarekundër Babilonisë+ dhe banorëve të Leb-Kamait.*
2 Do të dërgoj në Babiloni ata që do ta hedhin në erë si drithindhe do t’ia boshatisin vendin.Në ditën e shkatërrimit, ata do të vijnë kundër saj nga të gjitha anët.+
3 Harkëtari të mos e tendosë harkun.Të mos ngrihet askush që ka veshur thurakun.*
Të mos u tregohet aspak dhembshuri të rinjve.+
Caktojeni për shfarosje* gjithë ushtrinë e saj!
4 Ata do të vriten në vendin e kaldeasvedhe do të bien në rrugët e saj të shpuar tejpërtej,+
5 sepse Izraeli dhe Juda nuk kanë mbetur të veja pa Perëndinë e tyre, pa Jehovain e ushtrive.+
Vendi i tyre* ka qenë plot faj në sytë e të Shenjtit të Izraelit.
6 Ikni me të shpejtë nga Babilonia,dhe shpëtoni jetën tuaj.+
Mos merrni fund për shkak të fajit të saj,sepse është koha e hakmarrjes së Jehovait.
Ai do t’ia kthejë asaj ashtu siç e meriton.+
7 Babilonia kishte qenë një kupë e artë në duart e Jehovait;ajo dehu mbarë tokën.
Kombet kanë pirë verë prej saj,+ja pse u çmendën.+
8 Befas, Babilonia ka rënë dhe është copëtuar.+
Ulërini për të!+
Merrni balsam për dhembjen e saj; ndoshta mund të shërohet.’
9 ‘Ne u përpoqëm ta shëronim Babiloninë, por nuk mund të shërohej.
Lëreni dhe le të ikim secili në vendin e vet,+sepse faji i saj ka arritur deri në qiej,po, deri te qiejt me re.+
10 Jehovai ka vendosur drejtësi për ne.+
Ejani, le të tregojmë në Sion veprën e Jehovait, Perëndisë tonë!’+
11 Mprehni shigjetat;+ merrni mburojat e rrumbullakëta.*
Jehovai ka nxitur* mbretërit e medëve,+sepse ka si qëllim ta shkatërrojë Babiloninë.
Kjo është hakmarrja e Jehovait, hakmarrja për tempullin e tij.
12 Ngrini një sinjal*+ kundër mureve të Babilonisë.
Përforconi rojën. Vendosni rojtarët.
Përgatitni ata që rrinë në pritë,sepse Jehovai ka thurur një strategji,dhe do ta realizojë se s’bën atë që ka premtuar kundër banorëve të Babilonisë.+
13 O grua që banon mbi shumë ujëra,+me thesare të bollshme,+fundi yt erdhi, fundi* i fitimeve të tua të padrejta.+
14 Jehovai i ushtrive është betuar për veten:
‘Unë do të të mbush me njerëz të shumtë si mori karkalecash,e ata do të brohorasin triumfues mbi ty.’+
15 Ai është Bërësi i tokës, i cili e krijoi me fuqinë e vet,Ai që e ka vendosur patundshmërisht tokën me mençurinë e tij+dhe që ka shpalosur qiejt me gjithë njohurinë e tij.+
16 Kur nxjerr zërin,ujërat në qiej tërbohen,e ai bën që retë* të ngrihen nga skajet e tokës.
Dërgon vetëtima për* shiundhe nxjerr nga depot e veta erën.+
17 Çdo njeri sillet pa arsye dhe pa njohuri;çdo metalpunuesi do t’i vijë turp për shëmbëlltyrën e gdhendur,+sepse shëmbëlltyra e tij prej metali* është një gënjeshtërnuk ka frymë* në të.+
18 Shëmbëlltyrat janë veçse mashtrim,*+ diçka për t’u tallur.
Ditën kur të lahen hesapet, do të marrin fund.
19 Perëndia* i Jakobit nuk është si këto gjëra,sepse Ai ka formuar gjithçka,ai është shkopi i trashëgimisë së tij.*+
Emri i tij është Jehovai i ushtrive.+
20 Ti je për mua një topuz, një armë lufte,sepse nëpërmjet teje do të bëj copë-copë kombedhe do të rrënoj mbretëri.
21 Nëpërmjet teje do të bëj copë-copë kalin e kalorësin,karrocën e luftës bashkë me kalorësin.
22 Nëpërmjet teje do të bëj copë-copë burrin e gruan,plakun e fëmijën,të riun e të renë.
23 Nëpërmjet teje do të bëj copë-copë bariun e kopenë,bujkun e kafshët që punojnë tokën,guvernatorët e mëkëmbësit.
24 Unë do t’ia shpaguaj Babilonisë dhe tërë banorëve të Kaldesëgjithë ligësinë që kanë kryer para syve tuaj në Sion,+—thotë Jehovai.
25 Ja, unë jam kundër teje,+—thotë Jehovai,—o mal shkatërrimtar,o rrënues i mbarë tokës.+
Unë do të ngre dorën kundër teje, do të të rrokullis nga shkrepatdhe do të të bëj një mal të shkrumbuar.
26 Njerëzit nuk do të marrin nga ti asnjë gur për qoshen ose për themelet,sepse do të shkretohesh përgjithmonë,+—thotë Jehovai.
27 Ngrini një sinjal në vend!+
Bjerini bririt mes kombeve!
Caktoni* kombet për luftë kundër saj.
Thërritni kundër saj mbretëritë e Araratit,+ Minit dhe të Ashkenazit.+
Emëroni një zyrtar rekrutimi kundër saj.
Bëjini kuajt të ngjiten si mori karkalecash të vegjël.
28 Caktoni* kombet për luftë kundër saj,mbretërit e Medisë,+ guvernatorët dhe gjithë mëkëmbësit,si dhe mbarë vendet ku sundojnë.
29 Toka do të dridhet dhe do të tronditet,sepse ajo që ka ndër mend Jehovai kundër Babilonisë do të përmbushet,që ta katandisë vendin e saj në objekt llahtarie e të mbetet pa asnjë banor.+
30 Luftëtarët e Babilonisë kanë hequr dorë nga lufta.
Janë ulur te fortesat e tyre.
U janë shterur fuqitë.+
Janë bërë si gratë.+
Shtëpive të saj u kanë vënë zjarrin.
Shulat ia kanë thyer.+
31 Njëri vrapues rend për të takuar vrapuesin tjetër,njëri lajmëtar rend për të takuar lajmëtarin tjetër,që të lajmërojnë mbretin e Babilonisë se qyteti është pushtuar cep më cep,+
32 vau* është pushtuar,+varkave të bëra me papirus u kanë vënë zjarrin,dhe ushtarët janë tmerruar.
33 Kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit:
‘Bija e Babilonisë është si një lëmë.*
Është koha që të shkelet fort.
Shumë shpejt për të do të vijë koha e korrjes.’
34 Nabukodonosori,* mbreti i Babilonisë, më* ka përpirë;+më ka bërë rrëmujë;më ka bërë si një enë boshe;më ka gëlltitur si një gjarpër i madh;+e ka mbushur barkun me gjërat e mia të këndshme;ai më ka hedhur tutje.*
35 ‘Dhuna që pësova unë dhe trupi im, rëntë mbi Babiloninë!—thotë banorja e Sionit.+
E gjaku im rëntë mbi banorët e Kaldesë!’—thotë Jerusalemi.
36 Prandaj, kështu thotë Jehovai:
‘Unë do ta mbroj çështjen tënde ligjore+dhe do të marr hak për ty.+
Do t’ia thaj detin dhe do t’ia shteroj puset.+
37 Babilonia do të bëhet grumbuj gurësh,+strofkë çakejsh,+objekt llahtarie e talljesh,*pa asnjë banor.+
38 Që të gjithë do të ulërijnë si luanët e rinj.*
Do të hungërijnë si këlyshët e luanëve.
39 Kur të vijnë në qejf, do të përgatit gostinë e tyre dhe do t’i dehqë të ngazëllojnë.+
Ata do të bien në gjumë të përhershëm,nga i cili nuk do të zgjohen,+—thotë Jehovai.
40 Do të bëhen si qengjat në thertore,si deshtë dhe cjeptë.
41 Oh, si është pushtuar Sheshaku,*+“Lëvdimi” i mbarë tokës!+
Oh, si është katandisur Babilonia në objekt llahtarie mes kombeve!
42 Deti ka vërshuar mbi Babiloninë.
Dallgët e tij të shumta e kanë mbuluar.
43 Qytetet e saj janë bërë një objekt llahtarie, një vend pa ujë dhe një shkretëtirë.
Një vend ku nuk do të banojë njeri dhe ku nuk do të shkelë këmbë njeriu.+
44 Unë do ta ndëshkoj Belin+ në Babiloni,dhe do t’ia nxjerr nga goja atë që ka gëlltitur.+
Tek ai nuk do të vërshojnë më kombet.
Muret e Babilonisë do të bien.+
45 Dil prej saj, o populli im,+shpëtoni jetën+ nga zemërimi i zjarrtë i Jehovait.+
46 Mos të të lëshojë zemra e mos u tremb nga lajmi që do të dëgjohet në vend.
Brenda një viti do të vijë një lajm,dhe vitin tjetër një lajm tjetër,për dhunë në vend dhe për një sundimtar kundër një sundimtari tjetër.
47 Prandaj po vijnë ditëtkur do t’i ndëshkoj shëmbëlltyrat e skalitura të Babilonisë;mbarë vendi i saj do të turpërohet,dhe të gjithë të vrarët do të bien në mes të saj.+
48 Qiejt, toka dhe gjithçka është në tado të lëshojnë britma gëzimi kur të bjerë Babilonia,+sepse tek ajo do të vijnë shkatërruesit nga veriu,+—thotë Jehovai.
49 Jo vetëm që Babilonia ishte shkaku i të vrarëve të Izraelit,+por në Babiloni ranë edhe të vrarët e gjithë tokës.
50 O ju që ia mbathni nga shpata, ikni e mos u ndalni!+
Atje larg kujtojeni Jehovaindhe kini mall për Jerusalemin.’+
51 ‘Jemi turpëruar, ngaqë kemi dëgjuar tallje.
Poshtërimi na e ka mbuluar fytyrën,sepse të huajt* kanë ardhur kundër vendeve të shenjta të shtëpisë së Jehovait.’+
52 Prandaj,—thotë Jehovai,—po vijnë ditëtkur do t’i ndëshkoj shëmbëlltyrat e saj të skalituradhe anembanë vendit të saj do të rënkojnë të plagosurit.+
53 Edhe sikur Babilonia të ngjitej në qiej,+edhe sikur t’i fortifikonte fortesat e saj të larta,unë do të dërgoj kundër saj shkatërruesit,+—thotë Jehovai.
54 Dëgjoni! Nga Babilonia vjen një klithmë,+nga vendi i kaldeasve dëgjohet zhurma e një shkatërrimi të madh,+
55 sepse Jehovai po e shkatërron Babiloninë,do të bëjë që të heshtë zëri i saj madhështor.
Dallgët e sulmuesve do të gjëmojnë si ujëra të shumta.
Zhurma e zërit të tyre do të ushtojë,
56 sepse mbi Babiloninë do të vijë shkatërruesi,+e luftëtarët e saj do të kapen rob.+
Harqet e tyre do të copëtohen,sepse Jehovai është një Perëndi i shpagimit.+
Ai do të marrë hak patjetër.+
57 Unë do t’i deh princat, të mençurit,+guvernatorët, mëkëmbësit dhe luftëtarët e saj.
Ata do të bien në gjumë të përhershëm,nga i cili nuk do të zgjohen,+—thotë Mbreti, emri i të cilit është Jehovai i ushtrive.
58 Kështu thotë Jehovai i ushtrive:
‘Ndonëse muret e Babilonisë janë të gjera, do të shemben krejt+ndonëse portat e saj janë të larta, do t’u vënë zjarrin.
E popujt do të robtohen më kot,kurse kombet do të sfiliten vetëm për të ushqyer zjarrin.’»+
59 Ky është urdhri që profeti Jeremia i dha Serajahut, birit të Nerjahut,+ birit të Mahsejahut, kur iku në Babiloni me Zedekinë, mbretin e Judës, në vitin e katërt të mbretërimit. Serajahu ishte zyrtar* i mbretit.
60 Jeremia shkroi në një libër tërë të keqen që do të vinte mbi Babiloninë, po, gjithë këto fjalë të shkruara kundër Babilonisë.
61 Për më tepër, Jeremia i tha Serajahut: «Sapo ta shohësh Babiloninë e të arrish atje, lexoji me zë të lartë tërë këto fjalë.
62 Pastaj thuaj: ‘O Jehova, ti ke folur kundër këtij vendi për ta shkatërruar, që të mos ketë banor në të, as njerëz e as kafshë, por që të shkretohet përgjithmonë.’+
63 Kur ta kesh lexuar këtë libër, lidhe me një gur dhe hidhe në mes të Eufratit.
64 Pastaj thuaj: ‘Kështu do të fundoset Babilonia dhe nuk do të ngrihet më kurrë+ për shkak të së keqes që do të sjell mbi të; banorët e saj do të mundohen.’»+
Deri këtu janë fjalët e Jeremisë.
Shënimet
^ Me sa duket ky është një emër kriptografik për Kaldean.
^ Ose «parzmore të thurur».
^ Shih Fjalorthin.
^ Domethënë, vendi i kaldeasve.
^ Një mundësi tjetër «mbushni kukurën».
^ Fjalë për fjalë «ka zgjuar frymën e».
^ Ose «shtyllë sinjalizuese».
^ Fjalë për fjalë «masa».
^ Ose «avujt».
^ Një mundësi tjetër «Ka bërë prita për».
^ Ose «shtatorja e derdhur».
^ Ose «forcë jete». Shih Fjalorthin.
^ Ose «veçse kotësi».
^ Fjalë për fjalë «Pjesa».
^ Një mundësi tjetër «ai që formoi edhe shkopin e trashëgimisë së tij».
^ Fjalë për fjalë «Shenjtëroni».
^ Fjalë për fjalë «Shenjtëroni».
^ Shih Fjalorthin.
^ Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «Nabukodrezari», një variant tjetër i këtij emri.
^ Këtu Jeremia flet sikur të përfaqësonte Jerusalemin dhe Judën.
^ Ose «më ka shpëlarë të tërën».
^ Fjalë për fjalë «diçka për t’u fishkëllyer».
^ Ose «luanët e rinj me krifë».
^ Me sa duket ky është një emër kriptografik për Babelin (Babiloninë).
^ Ose «të panjohurit».
^ Ose «intendent».