Jeremia 6:1-30
6 O bij të Beniaminit, gjeni strehë larg Jerusalemit!
Bjerini bririt+ në Tekoa;+ngrini një sinjal me zjarr në Beth-Hakerem,sepse nga veriu po vjen një e keqe, po, një shkatërrim i madh.+
2 Bija e Sionit i ngjan një gruaje të bukur e delikate.+
3 Barinjtë do të vijnë me kopetëe do t’i ngrenë tendat rreth e qark saj.+
Secili do ta kullotë kopenë nën kujdesin e vet.+
4 «Përgatitni* një luftë kundër saj.
Çohuni e ta sulmojmë në mesditë!»
«Ah, sa keq, sepse dita po mbarone muzgu i mbrëmjes po zgjat!»
5 «Çohuni, le ta sulmojmë natëne t’ia shkatërrojmë kullat e fortifikuara!»+
6 Në fakt kështu thotë Jehovai i ushtrive:
«Pritni dru dhe ngrini një ledh rrethues kundër Jerusalemit,+sepse këtij qyteti i duhet kërkuar llogari;në mesin e tij ka veçse shtypje.+
7 Ashtu si një sternë e mban ujin të ftohtë,*po njësoj* ai e mban ligësinë brenda vetes.
Në të dëgjohet dhuna e shkatërrimi;+sëmundja dhe plaga janë vazhdimisht përpara meje.
8 Prano paralajmërimin, o Jerusalem, përndryshe do të t’i kthej krahët i neveritur;+do të të katandis në një shkreti, në një vend të pabanuar.»+
9 Kështu thotë Jehovai i ushtrive:
«Ata do ta mbledhin krejt mbetjen e Izraelit siç mblidhet rrushi i fundit i hardhisë;kaloje përsëri dorën si vjelësi që mbledh rrush nga hardhitë.»
10 «Cilëve t’u flas e cilët të paralajmëroj?
Kush do të dëgjojë?
Ja, i kanë mbyllur veshët,* që të mos kushtojnë vëmendje.+
Ja, fjala e Jehovait është bërë diçka për t’u përbuzur;+nuk gjejnë kënaqësi në të.
11 Prandaj zemërimi i Jehovait është ndezur brenda meje,dhe u lodha duke u përmbajtur.»+
«Zbraze zemërimin mbi fëmijët në rrugë,+mbi grupet e të rinjve së bashku.
Të gjithë ata do të merren robër, burri bashkë me të shoqen,i moshuari bashkë me atë që është shumë i moshuar.*+
12 Shtëpitë e tyre do t’u jepen të tjerëve, bashkë me arat dhe gratë,+sepse unë do ta ngre dorën kundër banorëve të vendit,—thotë Jehovai.
13 Secili nxjerr fitime të pandershme,+ nga më i vogli deri te më i madhi;secili e zhvat tjetrin,+ nga profeti deri te prifti.
14 Ata përpiqen ta shërojnë shkel e shko* shembjen* e popullit tim, duke thënë:
‘Ka paqe! Ka paqe!’,kur paqe s’ka.+
15 A u vjen turp për gjërat e neveritshme që kanë bërë?
Nuk u vjen aspak turp!
Ata as nuk e dinë çfarë është turpi!+
Prandaj do të bien mes të rënëve;kur unë t’i ndëshkoj, do t’u merren këmbët»,—thotë Jehovai.
16 Kështu thotë Jehovai:
«Rrini në kryqëzim dhe shihni.
Pyetni për rrugët e lashta,se ku është udha e mirë dhe ecni në të,+e gjeni prehje për veten.»
Por ju u përgjigjët: «S’do të ecim në të.»+
17 «Unë caktova roja+ që thoshin:
‘Kushtojini vëmendje tingullit të bririt!’»+
Por ju thatë: «S’do të kushtojmë vëmendje.»+
18 «Prandaj dëgjoni, o kombe!
Dëgjo mirë, o asamble,se ç’do t’u ndodhë atyre!
19 Dëgjo, o tokë!
Ja, unë po sjell një të keqe mbi këtë popull,+si fryt të intrigave të tyre,sepse nuk u kushtuan vëmendje fjalëve të miadhe e hodhën poshtë ligjin* tim.
20 Ç’më duhet që më sillni temjan të bardhë nga Shebadhe kallam të ëmbël* nga një vend i largët?
Blatimet e plota të djegura nuk janë të pranueshmedhe flijimet tuaja nuk më sjellin kënaqësi.»+
21 Prandaj, kështu thotë Jehovai:
«Ja, unë do të vë për këtë popull gurë pengese,dhe ata do të pengohen,etër e bij bashkë,fqinji e shoku i tij,të gjithë do të marrin fund.»+
22 Kështu thotë Jehovai:
«Ja, një popull po vjen nga vendi i veriutdhe një komb i madh do të zgjohet nga viset më të largëta të tokës.+
23 Ata do të rrokin harkun dhe shtizën.
Janë mizorë dhe nuk kanë aspak mëshirë.
Zëri i tyre do të gjëmojë si deti,dhe ata do të kalërojnë kuajt.+
Rreshtohen për betejë si një luftëtar kundër teje, o bijë e Sionit.»
24 E dëgjuam lajmin për të.
Na lëshoi zemra;*+halli na ka zënë,një ankth* si i gruas që po lind.+
25 Mos shko në arëe mos ec në rrugë,sepse të pret shpata e armikut.
Tmerr ka rreth e qark!
26 O bijë e popullit tim,vishu me copë thesi*+ dhe zhgërryhu në hi.
Mbaj zi si për një bir të vetëm, vajto me hidhërim,+sepse shkatërruesi do të vijë befas drejt nesh.+
27 «Ty* të kam bërë provues metali në mes të popullit tim,dikë që bën kërkim të hollësishëm;ti duhet ta shqyrtosh dhe ta hetosh sjelljen e tyre.
28 Ata janë njerëzit më kokëfortë,+që enden si shpifës.+
Janë si bakri e hekuri;të gjithë janë të korruptuar.
29 Gjyryku* është zhuritur nga nxehtësia,por nga zjarri del veçse plumb.
Më kot bëhet një rafinim i fuqishëm,+sepse të këqijtë nuk janë ndarë veç.+
30 Njerëzit kanë për t’i quajtur argjend i flakur,sepse Jehovai i ka flakur tej.»+
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «Shenjtëroni».
^ Ose «të freskët».
^ Ose «të freskët».
^ Fjalë për fjalë «i kanë të parrethprerë veshët».
^ Fjalë për fjalë «është plot ditë».
^ Ose «thyerjen».
^ Ose «përciptazi».
^ Ose «udhëzimin».
^ Një kallam aromatik.
^ Fjalë për fjalë «dhembjet e lindjes».
^ Fjalë për fjalë «Duart na janë lëshuar».
^ Shih Fjalorthin.
^ Domethënë, Jereminë.
^ Një pajisje që farkëtari e përdorte për t’i fryrë zjarrit në një furrë të nxehtë që të rriste temperaturën.