Jobi 18:1-21
18 Beldadi,+ shuahiti, ia ktheu:
2 «Kur do t’u jepni* fund fjalëve?
Vëreni në punë mendjen, e pastaj flasim.
3 Pse qenkemi si kafshë në sytë tuaj?+Pse na shihni si të marrë?*
4 Edhe nëse ti e ha veten nga zemërimi,mos do të mbetet e shkretë toka për hatrin tënd,mos do të shkojnë gjëkundi shkëmbinjtë?
5 Po, drita e të ligut do të shuhetdhe flaka e zjarrit në vatër nuk do të shndritë më.+
6 Me siguri drita në tendë do t’i errësohet,dhe llamba që ka sipër kokës do t’i shuhet.
7 Hapat e vrullshëm do t’i ngadalësohen,e nga planet e veta do të shembet përdhe,+
8 sepse me këmbët e veta do të shkojë drejt rrjetës,e në të do të ngatërrohet keq.
9 Një grackë do ta zërë nga thembrae në lak ka për të rënë.+
10 Një litar është fshehur në tokë për të,një grackë është ngritur në shtegun e tij.
11 Tmerret e rrethojnë nga çdo anë,+këmba-këmbës i janë qepur dhe e ndjekin.
12 Fuqitë i priten krejt,e nga rrënimi+ do t’i merren këmbët.*
13 Sëmundja më vdekjeprurëse* ia bren lëkurëndhe gjymtyrët ia tret pak nga pak.
14 Do ta marrin me forcë nga tenda ku gëzonte siguri+e do ta çojnë drejt mbretit të tmerreve.*
15 Në tendën e tij do të banojnë të huajt;*mbi shtëpinë e tij do të hedhin squfur.+
16 Poshtë do t’i kalben rrënjëte sipër do t’i thahen degët.
17 Kujtimi do t’i shuhet nga faqja e dheut,nëpër rrugë s’do t’i zihet më në gojë emri.*
18 Do ta flakin nga drita në errësirë,nga faqja e dheut do ta dëbojnë.
19 Mes popullit të tij s’do të lërë as pasardhës e as trashëgimtarë;në vendin ku banon* s’do të ketë të mbijetuar.
20 Kur t’i vijë dita, popujt në Perëndim do të shtangen,dhe popujt në Lindje do t’i zërë tmerri.
21 Ja pra, kështu e pësojnë tendat e keqbërësvedhe vendi i atij që nuk e njeh Perëndinë.»
Shënimet
^ Mund t’i referohet Jobit dhe atyre që janë si ai ose që u vjen keq për të.
^ Një mundësi tjetër «të papastër».
^ Ose «do të çalojë».
^ Fjalë për fjalë «I parëlinduri i vdekjes».
^ Ose «drejt një vdekjeje të tmerrshme».
^ Fjalë për fjalë «një gjë që s’është e tija».
^ Fjalë për fjalë «s’do të ketë emër».
^ Ose «ku banon përkohësisht».