Jobi 19:1-29

  • Përgjigjja e Jobit (1-29)

    • Hedh poshtë qortimin e «shokëve» (1-6)

    • Thotë se e kanë braktisur (13-19)

    • «Shpenguesi im rron» (25)

19  Jobi iu përgjigj:   «Deri kur do të ma acaroni shpirtin?*+ Deri kur do të më dërrmoni me fjalë?+   Më keni qortuar* plot dhjetë herë. Si s’ju vjen turp që më trajtoni kaq ashpër!+   Edhe nëse vërtet kam gabuar,faji më ngelet vetëm mua.   Nëse vazhdoni ta mbani veten më lart se unëdhe pretendoni se poshtërimi im është i merituar,   dijeni se është Perëndia që më ka mashtruar,ai vetë më ka zënë në rrjetën e tij.   Vazhdoj të bërtas: ‘Më kanë rënë në qafë!’, por s’marr asnjë përgjigje;+vazhdoj të thërras për ndihmë, por s’ka drejtësi.+   Udhën ma ka zënë me një mur të gurtë e s’kaloj dot;shtigjet m’i ka mbuluar me errësirë.+   Më ka zhveshur nga lavdia,ma ka hequr kurorën nga koka. 10  Më godet nga çdo anë derisa shuhem;ma shkul shpresën si të ishte pemë. 11  Zemërimi i vlon kundër mejee më sheh si të isha armiku i tij.+ 12  Trupat e tij vijnë së bashku e më rrethojnë,përqark tendës sime ngrenë kampin e fushojnë. 13  Madje edhe vëllezërit m’i ka larguar,të njohurit më kanë kthyer kurrizin.+ 14  Shokët e ngushtë* më kanë braktisur,dhe ata që i njihja mirë, më kanë harruar.+ 15  Mysafirët dhe skllavet në shtëpinë time+ më shohin si të huaj;jam i panjohur për sytë e tyre. 16  I thërras shërbëtorit, por ai s’më përgjigjet;me buzët e mia i përgjërohem për dhembshuri. 17  Edhe fryma ime është e pështirë për time shoqe,+e jam bërë i neveritshëm për vëllezërit e mi.* 18  Për më tepër, fëmijët e vegjël më përbuzin;sapo çohem, fillojnë të më përqeshin. 19  Jam bërë i pështirë për të gjithë miqtë e mi;+të gjithë ata që doja, më janë kthyer kundër.+ 20  Jam bërë kockë e lëkurë,+mezi u shpëtova kthetrave të vdekjes.* 21  Pak mëshirë për mua, o shokët e mi, pak mëshirë,se më ka rënë dora e Perëndisë.+ 22  Pse vazhdoni të më përndiqni siç bën Perëndia?+ Pse vazhdoni të më sulmoni pa pushim?!*+ 23  Ah, sikur të shkruheshin fjalët e mia! Ah, sikur të hidheshin në një libër! 24  Ah, sikur të gdhendeshin përgjithnjë në shkëmbme një daltë* hekuri e me plumb! 25  Unë e di mirë se shpenguesi im+ rron;*ai do të vijë e do të ngrihet përmbi tokë.* 26  Edhe pasi të më jetë ngrënë lëkura,sa të jem gjallë, do ta shoh Perëndinë. 27  Po, do ta shohin sytë e mi, e jo sytë e ndonjë tjetri.+ Por tani thellë në shpirt ndihem i dërrmuar,* 28  se ju thoni: ‘E si po e përndjekim ne?+ thua se rrënja e problemit të isha unë. 29  Mirëpo shpatën duhet ta keni frikë ju,+sepse ajo vjen kundër fajtorëve për t’i ndëshkuar. Mos harroni se ka një gjykatës!»+

Shënimet

Ose «fyer».
Ose «Të afërmit».
Fjalë për fjalë «bijtë e barkut tim», pra, të barkut që më lindi (barkut të nënës sime).
Fjalë për fjalë «po shpëtoj me lëkurën e dhëmbëve».
Fjalë për fjalë «e s’keni të ngopur me mishin tim?!»
Fjalë për fjalë «kunj». Shih Fjalorthin.
Ose «riblerësi im ekziston».
Fjalë për fjalë «pluhur».
Ose «veshkat nuk punojnë më».