Jobi 20:1-29
20 Zofari,+ namatiti, ia ktheu:
2 «Mendimet turbulluese më nxitin të flas,nga gjithë acarimi që ndiej përbrenda.
3 Ndihem i ofenduar nga fjalët qortuese që dëgjova,ndaj detyrohem të përgjigjem siç e gjykoj unë.*
4 Me siguri e ke ditur gjithnjë këtë që do të të them,se kështu ka qenë që kur u krijua njeriu* në tokë,+
5 që britma e gëzuar e të këqijve është jetëshkurtërdhe gëzimi i të ligut* zgjat veç një çast.+
6 Ndonëse madhështia e tij arrin qiejtdhe koka e tij prek retë,
7 ai do të zhduket përgjithmonë si jashtëqitja e vet;ata që e shihnin, do të thonë: ‘Ku është?’
8 Do të venitet si një ëndërr e nuk do të gjendet më,do të zhduket si një vegim* nate.
9 Syri që dikur e shihte, s’do ta vërë më re,e as vendi i vet s’do ta shohë më.+
10 Fëmijët e tij do të kërkojnë përkrahjen e fukarenjve,dhe me duart e veta do ta kthejë mbrapsht pasurinë.+
11 Forca rinore që i mbushte kockat,do të dergjet bashkë me të në pluhur.
12 Edhe sikur e keqja të jetë e ëmbël në gojën e tij,edhe sikur ta fshehë nën gjuhë,
13 edhe sikur ta shijojë e të mos e heqë,por të vazhdojë ta mbajë në gojë,
14 ushqimi do t’i thartohet në bark,do t’i kthehet si helm* kobrash në zorrë.
15 Pasuritë që ka gllabëruar, do t’i vjellë;Perëndia do t’ia nxjerrë nga barku.
16 Ai do të thithë helmin e kobrës;do të vdesë nga dhëmbët* e nepërkës.
17 Nuk do t’i shohë kurrë përrenjtë plot ujë,as mjaltin dhe gjalpin që rrjedhin rrëke.
18 Zotërimet e veta do t’i kthejë mbrapsht pa i shijuar;*pasurinë e nxjerrë nga tregtia s’do ta gëzojë,+
19 sepse dërrmoi dhe braktisi të varfrin;rrëmbeu shtëpinë që nuk e ndërtoi vetë.
20 Mirëpo brenda vetes s’do të gjejë prehje;pasuria s’do ta ndihmojë të shpëtojë.
21 S’i ka mbetur gjë tjetër për të gllabëruar,ndaj edhe begatia e tij s’e ka të gjatë.
22 Kur të jetë në kulmin e bollëkut, do ta pushtojë ankthi,hallet do ta mbysin me gjithë forcën e tyre.
23 Teksa mbush barkun,Perëndia* do të shfryjë mbi të zemërimin e Tij të zjarrtë,do ta derdhë si shi mbi të, deri brenda zorrëve.
24 Kur t’ia mbathë nga armët prej hekuri,do ta shpojnë shigjetat e harqeve prej bakri.
25 Nga shpina do të shkulë një shigjetë,një armë vezulluese do të heqë nga tëmthi;tmerret do ta mbërthejnë.+
26 Thesaret e tij i pret errësira e plotë;një zjarr që nuk e ndezi e nuk i fryu kush, ka për ta përpirë,rrënimi i pret ata që mbeten gjallë në tendën e tij.
27 Qielli do t’ia nxjerrë në shesh fajin;toka do të ngrihet kundër tij.
28 Një përmbytje do t’ia fshijë tej shtëpinë,një përrua i rrëmbyer, ditën e zemërimit të Perëndisë.*
29 Ky është shpërblimi nga Perëndia për njeriun e lig,trashëgimia që Perëndia ka vendosur për të.»