Jobi 23:1-17

  • Përgjigjja e Jobit (1-17)

    • Do që t’ia parashtrojë çështjen e vet Perëndisë (1-7)

    • Thotë se nuk e gjen dot Perëndinë (8, 9)

    • «Kam qëndruar në udhën e tij pa u shmangur» (11)

23  Jobi iu përgjigj:   «Edhe sot do të ngul këmbë në ankesat e mia;*+gjithë këto psherëtima s’më lënë pikë fuqie.   Ah, sikur të dija ku ta gjeja Perëndinë!+ Do të shkoja te vendi i tij i banimit.+   Atij do t’ia parashtroja çështjen time,e në gojë do të kisha plot argumente;   atëherë do ta dija përgjigjen e tij,do ta kuptoja çfarë do të më thoshte.   A do të më vihej kundër me forcën e tij të madhe? Jo, përkundrazi, do të më dëgjonte me vëmendje.+   Atje i drejti do të mund t’i ndreqte gjërat me të,dhe Gjykatësi im do të më shpallte të pafajshëm një herë e mirë.   Por unë shkoj në lindje, e ai s’është atje,shkoj në perëndim, por as atje s’e gjej dot.   Kur ai shkon majtas për të vepruar, nuk e shoh,ai kthehet djathtas, por prapë s’arrij ta shoh. 10  Gjithsesi, ai e njeh mirë udhën time,+ e pasi të më ketë vënë në provë, do të dal i pastër si ar i kulluar.+ 11  Këmbët e mia kanë ndjekur me kujdes gjurmët e tij;kam qëndruar në udhën e tij pa u shmangur.+ 12  Nuk jam larguar nga urdhërimet e buzëve të tij; si thesar i kam çmuar thëniet e tij,+ madje më tepër nga sa më kërkohej. 13  Kur ai e ndan mendjen, kush mund ta ndalojë?+ Atë që dëshiron, e realizon.+ 14  Ai do të realizojë plotësisht ç’ka ndër mend* për muadhe çdo gjë tjetër që ka ndër mend të bëjë. 15  Prandaj jam në ankth për shkak të tij;kur mendoj për të, mbushem me frikë e nderim. 16  Perëndia ma ka ligështuar zemrën,i Plotfuqishmi më ka futur frikën. 17  Por as errësira s’ma ka mbyllur ende gojën,as terri që më ka mbuluar fytyrën.

Shënimet

Ose «ankesat e mia janë rebele».
Ose «ç’ka përcaktuar».