Jobi 24:1-25
24 Pse nuk ka caktuar një kohë i Plotfuqishmi?+
Pse ata që e njohin, nuk e shohin ditën e tij?*
2 Ka nga ata që i shtyjnë shenjat e kufijve,+që vjedhin kope për t’i çuar në kullotat e veta.
3 Ata ia marrin gomarin jetimit,*ia marrin demin vejushës si garanci* për një hua.+
4 I shtyjnë e i përzënë të varfrit jashtë rruge;të pambrojturve të tokës u duhet të fshihen prej tyre.+
5 Të varfrit kërkojnë ushqim si gomarët e egër+ në shkretëtirë;në vende të shkreta kërkojnë ushqim për fëmijët.
6 Detyrohen të mbledhin në arën e tjetrit,*të mbledhin atë që mbetet në vreshtin e të ligut.
7 E kalojnë natën të zhveshur, pa asnjë rrobë,+e s’kanë me se të mbulohen në të ftohtë.
8 Bëhen qull nga shirat e maleve,pas shkëmbit ngjishen që të gjejnë strehë.
9 Të ligjtë e rrëmbejnë jetimin që në gji të nënës;+ua marrin rrobën të varfërve si garanci për një hua,+
10 e kështu i detyrojnë të enden të zhveshur, pa asnjë rrobë,të uritur, teksa mbartin duaj drithi.
11 Ata rropaten mes mureve të brezareve në zheg të ditës,*shtypin rrushin në shtypëse, e prapë ikin të etur.+
12 Ata që janë në fill të vdekjes, rënkojnë në qytet,të plagosurit për vdekje thërrasin për ndihmë,+por Perëndia nuk shqetësohet për këtë.*
13 Të ligjtë ngrenë krye kundër dritës;+nuk i njohin udhët e saj, nuk i ndjekin shtigjet e saj.
14 Vrasësi çohet me të zbardhur ditadhe i merr jetën të pambrojturit e të varfrit,+kurse natën bëhet hajdut.
15 Kurorëshkelësi pret muzgun+e thotë me vete: ‘S’ka për të më parë njeri’,+
dhe e mbulon fytyrën me një vel.
16 Hajduti futet vjedhurazi* natën nëpër shtëpi,kurse ditën rri mbyllur e dritën s’e njeh.+
17 Si terri është mëngjesi për të;ai i njeh fare mirë tmerret e territ.
18 Por ujërat do t’i marrin me vete të ligjtë;prona e tyre do të jetë e mallkuar+e ata nuk do të kthehen në vreshtin e vet.
19 Ashtu si thatësira dhe të nxehtët përpijnë dëborën e shkrirë,edhe Varri* përpin ata që mëkatojnë.+
20 Nëna e vet* do ta harrojë të ligun;krimbat do të gostiten me trupin e tij; ai s’do të kujtohet më,+dhe padrejtësia do të rrëzohet si një pemë.
21 Gruaja shterpë bie pre e tij;vejushën e gjorë ai e keqtrajton.
22 Me fuqinë e tij, Perëndia* do t’i heqë qafe të fuqishmit;ndonëse mund të ngrihen lart, nuk do ta kenë të sigurt jetën.
23 Perëndia* i lë të ndihen të sigurt e të qetë,+e megjithatë s’ua ndan sytë udhëve të tyre.*+
24 Të ligjtë lartësohen për pak kohë, por pastaj s’janë më;+
katandisen si mos më keq+ e vdesin si kushdo tjetër,si kallinjtë e grurit mblidhen e këputen.
25 E kush do të më nxjerrë gënjeshtar tani?Kush do t’i përgënjeshtrojë fjalët e mia?»
Shënimet
^ Domethënë, ditën e tij të gjykimit.
^ Ose «fëmijës pa baba».
^ Ose «si peng».
^ Një mundësi tjetër «të mbledhin tagji në arë».
^ Një mundësi tjetër «Ata nxjerrin vaj në shtypëse mes mureve të brezareve».
^ Një mundësi tjetër «nuk ia ngarkon fajin askujt».
^ Fjalë për fjalë «çan murin».
^ Ose «Sheoli», pra, varri i përbashkët i njerëzimit. Shih Fjalorthin.
^ Ose «Barku që e lindi».
^ Fjalë për fjalë «Ai».
^ Fjalë për fjalë «Ai».
^ Ose «gjërave që bëjnë».