Jobi 26:1-14
26 Jobi iu përgjigj:
2 «Ama ç’e ndihmoke të pafuqishmin!
Ama ç’ia forcoke krahët të dobëtit!+
3 Sa bukur e këshilloke atë që s’ka mençuri!+
Gjithë atë mençuri* ke shpalosur!
4 Kujt po i flet kështu?!Kush t’i fryu në vesh këto fjalë?*
5 Ata që dergjen të pafuqishëm në vdekje, dridhen;janë më poshtë se ujërat dhe banorët e tyre.
6 Varri* është lakuriq para Perëndisë,*+vendi i kalbjes* është i pambuluar.
7 Ai e shpalos veriun* në zbrazëti,+tokën e mban varur në asgjë;
8 i mbështjell ujërat brenda reve,+e nën peshën e tyre retë nuk çahen;
9 mbi fronin e vet i nden retë si vel që të mos shihet;+
10 përcakton horizontin* mbi sipërfaqen e ujërave+dhe vë një kufi mes dritës dhe errësirës.
11 Shtyllat e qiellit tronditen,shtangen nga qortimi i tij.
12 Me fuqinë e tij e trazon detin,+me mençurinë e vet e bën copë-copë përbindëshin e detit.*+
13 Me frymën* e tij e kthjellon qiellin;dora e tij e shpon tejpërtej gjarprin e pakapshëm.*
14 E pra, këto s’janë veç thekët e udhëve të tij,+e ne kemi dëgjuar veç pëshpërimën e zërit të tij!
Ndaj kush mund ta kuptojë bubullimën e tij të fuqishme?»+
Shënimet
^ Ose «mençuri praktike; gjykim të shëndoshë».
^ Fjalë për fjalë «Fryma e kujt doli prej teje?»
^ Ose «Sheoli», pra, varri i përbashkët i njerëzimit. Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «para tij».
^ Ose «Abadoni».
^ Ose «qiellin e veriut».
^ Fjalë për fjalë «një rreth».
^ Fjalë për fjalë «Rahabën».
^ Ose «erën».
^ Ose «që rrëshqet».