Jobi 28:1-28

  • Jobi bën dallimin mes pasurive të tokës dhe mençurisë (1-28)

    • Përpjekjet e njeriut për të gërmuar thellë në tokë (1-11)

    • Mençuria vlen shumë më tepër se margaritarët (18)

    • Të kesh nderim të thellë për Jehovain, do të thotë mençuri e vërtetë (28)

28  Ka një vend ku nxirret argjendidhe një vend ku rafinohet ari;+   hekuri merret nga tokadhe bakri nxirret nga shkëmbi.+   Njeriu mposht errësirën e në mes të saj, në terr,rrëmon cep më cep për minerale.*   Hap një pus miniere larg vendeve të banuara,në vende të harruara ku nuk shkel këmbë njeriu,e disa prej tyre zbresin atje të lidhur me litar.   Sipër, toka prodhon ushqim,kurse poshtë, rrënohet sikur ta digjte zjarri.*   Gurët atje kanë safir e dheu përmban ar.   Këtë shteg s’e ka njohur asnjë zog grabitqardhe as syri i hutës së zezë bishtgërshërë s’e ka parë.   Bishat e frikshme nuk kanë shkelur në atë shteg,luani i ri nuk ka dalë për gjah atje.   Njeriu vë dorë kundër shkëmbinjve prej strallidhe i përmbys malet nga themelet. 10  Brenda shkëmbinjve hap kanale uji+e syrit të tij nuk i shpëton asgjë e çmuar. 11  Në burimet e lumenjve, ai ngre prita,dhe gjërat e fshehura i nxjerr në dritë. 12  Po mençuria, ku mund të gjendet?+Ku është burimi i aftësisë për të kuptuar?+ 13  Asnjeri s’ia di vlerën+dhe ajo s’mund të gjendet në vendin e të gjallëve. 14  Ujërat e thella thonë: ‘Nuk është brenda nesh!’ Edhe deti thotë: ‘Nuk është tek unë!’+ 15  Nuk mund të blihet me ar të kulluar,as mund të këmbehet me argjend.+ 16  S’mund të blihet as me arin e Ofirit,+as me gurë të rrallë oniksi e safiri. 17  Ari dhe qelqi s’mund të krahasohen me të,as mund të këmbehet me ndonjë enë prej ari të kulluar.*+ 18  Koralet dhe kristali s’ia vlen as të zihen në gojë,+sepse mençuria vlen shumë më tepër se plot margaritarë. 19  Topazi+ i Kushit s’mund të krahasohet me të,as me ar të kulluar s’mund të blihet. 20  Por nga vjen mençuria? Ku është burimi i aftësisë për të kuptuar?+ 21  Ajo u është fshehur syve të çdo krijese,+u është fshehur zogjve të qiellit. 22  Shkatërrimi dhe vdekja thonë:‘Veshët tanë vetëm kanë dëgjuar të flitet për të.’ 23  Veç Perëndia e di si mund të gjendet,vetëm ai e di ku banon ajo,+ 24  sepse ai sheh deri në skajet e tokësdhe vështron çdo gjë nën qiej.+ 25  Kur përcaktoi forcën* e erës+dhe u vendosi një kufi ujërave,+ 26  kur vuri rregullat për shiun+dhe bëri një rrugë për renë e stuhishme që gjëmon,+ 27  në atë kohë ai e pa mençurinë dhe na e shpjegoi;e themeloi dhe vërtetoi vlerën e saj. 28  Atëherë i tha njeriut: ‘Ja, të kesh nderim të thellë për Jehovain,* do të thotë të kesh mençuri,+dhe t’i largohesh së keqes, do të thotë të kesh aftësi për të kuptuar.’»+

Shënimet

Fjalë për fjalë «gurë».
Me sa duket u referohet veprimtarive në një minierë.
Ose «të rafinuar».
Fjalë për fjalë «peshën».
Fjalë për fjalë «t’i frikësohesh Jehovait». Shih Fjalorthin,