Jobi 29:1-25
29 Jobi vazhdoi me këto fjalë:*
2 «Ah, sikur t’u kthehesha muajve që shkuan,ditëve kur Perëndia më mbronte,
3 kur llamba e tij shkëlqente mbi kokën time,kur çaja errësirën nën dritën e tij,+
4 kur isha në pranverën e jetës,kur gëzoja miqësi me Perëndinë në tendën time,+
5 kur i Plotfuqishmi ishte ende me mua,kur isha i rrethuar nga fëmijët* e mi,
6 kur i laja këmbët në gjalpë,kur vaji rridhte rrëke nga shkëmbinjtë.+
7 Kur dilja te porta e qytetit+dhe zija vendin tim te sheshi,+
8 djemtë më shihnin e më hapnin rrugën,*edhe pleqtë çoheshin e rrinin në këmbë.+
9 Princat i ndalnin fjalët,gjysmë fjale s’nxirrnin nga goja.*
10 Burrat e shquar nuk bënin zë,se gjuha u ngjitej pas qiellzës.
11 Kushdo që më dëgjonte, fliste mirë për mua,dhe kush më shihte, më lëvdonte,
12 sepse e çliroja të varfrin që thërriste për ndihmë,+jetimin* e këdo që s’kishte kush ta ndihmonte.+
13 Ai që ishte në fill të vdekjes, më bekonte,+zemrën e vejushës e mbushja me gëzim.+
14 Si mantel e kisha veshur drejtësinë;rroba* e çallma ime ishte gjykimi i drejtë.
15 U bëra sy për të verbrindhe këmbë për të çalin.
16 I bëhesha baba të varfrit;+hetoja çështjen ligjore të atij që s’e njihja.+
17 Ua thyeja nofullat keqbërësve+e nga dhëmbët ua rrëmbeja prenë.
18 Thosha: ‘Në folenë* time do të vdes+dhe ditët e mia do të jenë të panumërta si kokrrizat e rërës.
19 Rrënjët e mia do të shtrihen drejt ujitdhe vesa do të prehet gjithë natën në degët e mia.
20 Shkëlqimi im nuk do të venitet kurrë,dhe harku në dorën time do të gjuajë përherë.’
21 Të gjithë mezi pritnin të më dëgjonin,pritnin në heshtje këshillën time.+
22 Pas fjalës sime, nuk shtonin asgjë;fjala ime ishte e ëmbël* për veshët e tyre.
23 Prisnin për mua sikur të pritnin për shiun;ishin të etur për fjalën time si për shiun e pranverës.+
24 S’u besonin syve kur shihnin fytyrën time të qeshur;drita e fytyrës sime i qetësonte.*
25 U jepja drejtim si kreu i tyredhe jetoja si mbreti mes ushtrisë së vet,+si ngushëlluesi i atyre që mbajnë zi.+
Shënimet
^ Ose «me këtë shprehje proverbiale».
^ Ose «shërbëtorët».
^ Fjalë për fjalë «e më fshiheshin».
^ Fjalë për fjalë «vinin dorën te goja».
^ Ose «fëmijën pa baba».
^ Ose «veshja pa mëngë».
^ Ose «Në shtëpinë».
^ Fjalë për fjalë «pikonte».
^ Një mundësi tjetër «ata nuk e shuanin dritën e fytyrës sime».