Jobi 30:1-31
30 Kurse tani më qeshinata që janë më të rinj se unë,+etërit e të cilëve nuk do të kisha pranuaras t’u afroheshin qenve të kopesë sime.
2 Ç’do të më kishte hyrë në punë fuqia e duarve të tyre?!
Fuqia e tyre rinore ka marrë fund!
3 Janë të këputur nga skamja e uria;cimbisin ç’të gjejnë në vendin e zhuritur,në një vend tashmë të rrënuar e të shkretuar.
4 Mbledhin bar të kripur nëpër kaçuba;hanë e ngopen me rrënjë gjineshtre.
5 Të gjithë i dëbojnë nga mesi i tyre,+u bërtasin e i përzënë si të ishin hajdutë.
6 Jetojnë në shpatet e grykave,*nëpër zgavrat e tokës, nëpër shkëmbinj.
7 Klithin për ndihmë nga ferrat,struken të gjithë bashkë pas hithrave.
8 Janë bij të të marrëve e të njerëzve pa emër,të dëbuar me forcë* nga vendi i tyre.
9 Por tani unë jam bërë refreni i këngës së tyre;+jam bërë për ta gazi i botës.*+
10 Ndiejnë neveri për mua e më rrinë larg;+s’mi kursejnë të pështyrat në fytyrë.+
11 Ngaqë Perëndia më ka çarmatosur* e më ka poshtëruar,ata sulen pa fre* kundër meje.
12 Në të djathtën time ngrihen si një turmë e tërbuar;më detyrojnë t’ia mbath,e rrugës më vënë pengesa për të më rrënuar.
13 Rrugët m’i shkatërrojnë krejt;hallet veç m’i shtojnë,+ e askush s’i ndal.*
14 Vijnë kundër meje si nëpërmjet një të çare të madhe në mur;vërsulen në mes të një vendi të rrënuar.
15 Tmerri më mbërthen e s’më lëshon;dinjitetin tim e fshin tej era, e si një re më davaritet çdo shpresë shpëtimi.
16 Jeta po më shuhet pak nga pak,+ditë të mundimshme+ më mbajnë nën kthetra.
17 Natën kockat më therin nga dhembja;*+dhembjet që më mundojnë, s’kanë të sosur.+
18 Nga forca e madhe edhe veshja* ime s’njihet më;*si një jakë e ngushtë rreth qafës, më mbyt e më merr frymën.
19 Ti, o Perëndi, më ke hedhur në baltë,e jam bërë pluhur e hi.
20 Të thërras për ndihmë, por ti s’më përgjigjesh;+qëndroj para teje, por ti vetëm sa më vështron.
21 Mizorisht je kthyer kundër meje+e me tërë fuqinë e dorës sate më sulmon.
22 Ti më ngre që era të më marrë tutje,e pastaj në mes të stuhisë më flak.*
23 Unë e di se do të më çosh drejt vdekjes,në shtëpinë ku do të shkojnë gjithë të gjallët.
24 Por askush nuk do të godiste një njeri të mjerë*+teksa thërret për ndihmë në ditë të vështirë.
25 A nuk derdhja lot për këdo që ishte në pikë të hallit?!
A nuk më dhembte shpirti për të varfrin?!+
26 Prisja të mirën, por më erdhi e keqja;prisja dritën, por më erdhi terri.
27 Më është bërë një lëmsh në zemër që s’më lë të qetë;ditë të mundimshme më kanë ardhur si lumë.
28 Endem i trishtuar+ e nuk e shoh dritën e diellit;
në mes të asamblesë, ngrihem e klith për ndihmë.
29 Jam bërë vëlla i çakejvedhe shok i zogjve të strucit.+
30 Lëkura më është nxirë e më ka rënë;+kockat më përvëlojnë nga zjarrmia.*
31 Harpa ime nxjerr veç tinguj vajtimi,fyelli* im vajton me ata që qajnë.
Shënimet
^ Ose «e vadeve». Shih Fjalorthin.
^ Ose «me kamxhik».
^ Fjalë për fjalë «një proverb».
^ Fjalë për fjalë «ma liroi fillin e harkut».
^ Ose «zgjidhin frerin».
^ Një mundësi tjetër «pa i ndihmuar njeri».
^ Fjalë për fjalë «kockat më shpohen».
^ Ka mundësi t’i referohet lëkurës së tij.
^ Një mundësi tjetër «Mundimi i rëndë më ka shfytyruar».
^ Një mundësi tjetër «më zhduk me një përplasje».
^ Fjalë për fjalë «një grumbull rrënojash».
^ Një mundësi tjetër «ethet».
^ Ose «pipëza».