Jobi 33:1-33
33 Tani Job, të lutem, dëgjoji fjalët e mia,dëgjo gjithçka që do të të them.
2 E pra, nuk mund të mos e hap gojën;gjuha ime* duhet të flasë se s’bën.
3 Fjalët e mia burojnë nga drejtësia e zemrës,+buzët e mia thonë me çiltërsi fjalë mençurie.
4 Fryma e Perëndisë më krijoi,+po, fryma e të Plotfuqishmit më solli në jetë.+
5 Nëse mundesh, m’u përgjigj;paraqiti argumentet e tua para meje;bëhu gati të mbrosh çështjen tënde.
6 Para Perëndisë së vërtetë jam njësoj si ti,se nga argjila jam bërë edhe unë.+
7 Prandaj s’ke pse trembesh nga unë,se nuk do të të rëndoj me fjalë.
8 U vura veshin fjalëve të tua,po, të dëgjova tek thoshe disa herë:
9 ‘Jam i kulluar, s’kam bërë asnjë mëkat;+jam i pastër, s’kam bërë asnjë faj.+
10 Por Perëndia gjen arsye që të më kundërvihet,më konsideron armikun e tij.+
11 M’i vë këmbët në fallaká,*tërë shtigjet e mia i heton.’+
12 Por këtu nuk ke të drejtë, prandaj të përgjigjem:
Perëndia qëndron shumë më lart se njeriu.*+
13 Pse ngre akuza kundër Tij?+
Ngaqë nuk iu përgjigj fjalëve të tua?+
14 Perëndia flet një herë, madje dy herë,por askush s’ia vë veshin;
15 flet nëpërmjet ëndrrave, vegimeve* të natës+kur njeriu bie në gjumë të thellë, kur fle në shtrat.
16 Atëherë ai ia hap njeriut veshët+dhe ia ngulit* në mendje mësimet e Tij,
17 që ta largojë nga veprimet e këqija+dhe ta mbrojë nga krenaria.+
18 Ai ia ruan shpirtin nga gropa,*+dhe jetën që të mos ia marrë shpata.*
19 E korrigjon njeriun edhe me anë të dhembjeve në shtratin e vet,e me dhembjet e vazhdueshme të kockave,
20 aq sa i pështiroset bukae i neveritet edhe ushqimi më i shijshëm.+
21 Mishi i tretet derisa s’shihet më,kockat që s’dukeshin, tani duken sheshit.
22 Shpirti i tij i afrohet gropës,*jeta e tij u afrohet atyre që sjellin vdekjen.
23 Nëse për të ka një lajmëtar,* një mbrojtës në një mijë,për t’i treguar njeriut ç’është e drejtë,
24 atëherë Perëndia i tregon mëshirë e i thotë:‘Mos lër që të përfundojë në gropë!*+
Kam gjetur një shpërblesë* për të!+
25 Mishi iu bëftë më i freskët* se në rini!+
Iu ktheftë gjallëria si në ditët e rinisë!’+
26 Ai do t’i përgjërohet Perëndisë,+ i cili do ta miratojë,dhe do të brohorasë plot hare teksa sheh fytyrën e Tij.Perëndia do ta konsiderojë përsëri të drejtë vdekatarin.
27 Para njerëzve ky do të shpallë:*
‘Mëkatova+ dhe të drejtën e shtrembërova,mirëpo nuk mora atë që meritoja.*
28 Perëndia e ka shpenguar shpirtin tim* që të mos përfundojë në gropë;*+tani jeta ime do të shohë dritë.’
29 E pra, Perëndia i bën gjithë këto gjërady herë, madje tri herë, për njeriun,
30 që ta shpëtojë nga gropa*e që drita e jetës të shndritë mbi të.+
31 Vërja veshin asaj që po të them, o Job! Më dëgjo!
Rri në heshtje, se kam ende për të folur.
32 Po pate ndonjë fjalë për të thënë, shprehu;fol, se dua të të jap të drejtë.
33 Nëse s’ke çfarë të thuash, më dëgjo mua;rri në heshtje, dhe unë do të të mësoj mençurinë.»
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «gjuha e qiellza ime».
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «vdekatari».
^ Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «ia vulos».
^ Ose «një armë (shigjetë)».
^ Ose «jetën nga varri».
^ Ose «Jeta e tij i afrohet varrit».
^ Ose «engjëll».
^ Ose «varr».
^ Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
^ Ose «më i shëndetshëm».
^ Fjalë për fjalë «do të këndojë».
^ Një mundësi tjetër «dhe kjo nuk më solli dobi».
^ Ose «jetën time».
^ Ose «varr».
^ Ose «varri».