Jobi 34:1-37
34 Kështu Elihu vazhdoi të thoshte:
2 «Dëgjoni fjalët e mia, o të mençur;ma vini veshin, ju që keni kaq shumë njohuri,
3 sepse veshi i peshon fjalëtashtu si gjuha* shijon ushqimin.
4 Ta peshojmë vetë çfarë është e drejtë;të vendosim mes nesh çfarë është e mirë.
5 Se Jobi tha: ‘Unë kam të drejtë,+por Perëndia më ka mohuar drejtësinë.+
6 A të gënjej e të them se nuk meritoj të gjykohem me drejtësi?
Plaga ime është e pashërueshme, ndonëse s’kam bërë asnjë mëkat.’+
7 Kush është si Jobi,që e pi përqeshjen si ujë?
8 Ai rri me ata që bëjnë veç keqdhe në shoqërinë e të ligjve.+
9 Se tha: ‘Njeriu s’fiton gjëduke u përpjekur të kënaqë Perëndinë.’+
10 Prandaj, o njerëz me arsye,* më dëgjoni!
Është e pamendueshme që Perëndia i vërtetë të veprojë me ligësi,+që i Plotfuqishmi të veprojë me padrejtësi!+
11 Se ai e shpërblen njeriun sipas veprave të veta+dhe sjell mbi të pasojat e udhëve që ndjek.
12 Pa dyshim, Perëndia nuk vepron me ligësi,+i Plotfuqishmi nuk e shtrembëron drejtësinë.+
13 Kush i dha atij autoritet mbi tokënose kush e caktoi mbi mbarë botën?*
14 Po të kthehej kundër tyre,po t’ua merrte përsëri frymën* e frymëmarrjen,+
15 çdo njeri* do të merrte funde njerëzimi do të kthehej në pluhur.+
16 Prandaj, nëse kupton, kushtoji vëmendje kësaj;dëgjoji me kujdes fjalët e mia.
17 A duhet të qeverisë dikush që e urren drejtësinë?A do ta dënoje një të fuqishëm që është i drejtë?
18 Mos do t’i thoshe një mbreti: ‘S’ke pikë vlere!’
Mos vallë u thuhet fisnikëve: ‘Jeni të ligj!’+
19 Është Dikush që nuk mban anën e princave,që nuk nderon të pasurit më shumë se të varfrit,*+sepse të gjithë janë vepër e duarve të tij.+
20 Njerëzit mund të vdesin befas,+ në mes të natës;+i zënë dridhmat nga tmerri e pastaj shuhen;edhe të fuqishmëve iu vjen fundi, por jo nga dora e njeriut.+
21 Vërtet, Perëndia i mban sytë tek udhët e njeriut+dhe sheh çdo hap që hedh.
22 S’ka errësirë e terr të dendurku të fshihen ata që merren me të këqija.+
23 Se Perëndia nuk i cakton një kohë njeriutkur të dalë para Tij për t’u gjykuar.
24 Ai i thyen të fuqishmit pa pasur nevojë t’i hetojë,dhe në vend të tyre ngre të tjerë,+
25 sepse ai i njeh veprat e tyre;+në një natë i rrëzon nga froni, e ata shtypen krejt.+
26 Për gjithë ligësinë e tyrei godet para syve të të gjithëve,+
27 sepse i kanë kthyer shpinën e nuk e ndjekin më,+dhe për udhët e tij nuk duan t’ia dinë.+
28 Për faj të tyre, të varfrit i thërrasin atij për ndihmë,dhe ai e dëgjon klithmën e të pambrojturve.+
29 Kush mund ta dënojë Perëndinë nëse rri në heshtje?
E po ta fshehë fytyrën, kush mund ta shohë?
Në ia fshehtë fytyrën një kombi a një njeriu, rezultati është i njëjtë:
30 i ligu* nuk do të sundojë+dhe as do t’i ngrejë gracka popullit.
31 A ka ndonjë që t’i thotë Perëndisë:
‘Jam ndëshkuar, edhe pse s’kam bërë asnjë shkelje.+
32 Më ndihmo të kuptoj atë që nuk arrij të shoh;nëse kam bërë ndonjë gabim, s’do ta bëj më.’
33 Mos do të të shpërblejë ai sipas kushteve të tua,përderisa ti hedh poshtë gjykimin e tij?
Ty të takon të vendosësh, jo mua.
Prandaj më thuaj atë që di.
34 Njerëzit me arsye* do të më thonë,po, çdo i mençur që dëgjon, do të më thotë:
35 ‘Jobi flet pa i ditur gjërat,+në fjalët e tij mungon gjykimi i thellë.’
36 Le të sprovohet Jobi* deri në fund,sepse përgjigjet njësoj si të ligjtë.
37 Mëkatit të tij i shton edhe rebelimin;+gjithë përçmim duartroket para neshe thotë fjalë pafund kundër Perëndisë së vërtetë!»+