Jobi 36:1-33

  • Elihu lartëson madhështinë e pahetueshme të Perëndisë (1-33)

    • Ata që binden, begatohen; të ligjtë hidhen poshtë (11-13)

    • «E ku ka mësues si Perëndia?!» (22)

    • Jobi duhet të madhërojë Perëndinë (24)

    • «Madhështinë e Perëndisë as që e konceptojmë dot» (26)

    • Perëndia ka në kontroll shiun dhe rrufetë (27-33)

36  Elihu tha më tej:   «Bëj dhe pak durim me mua teksa të shpjegoj,se kam ende diçka për të të thënë në emër të Perëndisë.   Do të tregoj gjithçka di,dhe do të shpall se drejtësia i përket Bërësit tim.+   Vërtet, fjalët e mia nuk janë gënjeshtra;tani para teje ke Atë që ka njohuri të përsosur.+   Vërtet, Perëndia është i fuqishëm+ e nuk hedh poshtë askënd;ai ka aftësi të thellë për të kuptuar.   Ai nuk ua kursen jetën të ligjve,+kurse të munduarit i gjykon me drejtësi.+   Nuk i largon sytë nga të drejtët;+i vë në fron si mbretër,*+ dhe ata lartësohen përgjithmonë.   Por nëse janë nën vargonje të lidhur me litarët e mundimit,   ai u tregon hapur gjithë ç’kanë bërë,fajet që kanë kryer nga krenaria. 10  Ua hap veshët për t’i ndrequrdhe i nxit të heqin dorë nga e keqja.+ 11  Nëse i binden dhe i shërbejnë,kanë për t’i mbyllur ditët në begati,dhe vitet e tyre do të jenë plot kënaqësi.+ 12  Por nëse nuk binden,do të bien të vdekur nga shpata,*+do të marrin fund në padijen e tyre.* 13  Ata që janë të ligj* në zemër, ushqejnë mëri; nuk thërrasin për ndihmë, edhe kur Ai u vë prangat. 14  Ata vdesin kur janë ende të rinj,+teksa e kalojnë* jetën mes prostitutave* të tempullit.+ 15  Kurse të munduarit Perëndia* i shpëton nga vuajtjet;ai ua hap veshët teksa janë nën shtypje. 16  Ai të nxjerr nga kthetrat e dëshpërimit,+të çon në një vend të gjerë, pa kufij,+dhe të ngushëllon me ushqim të zgjedhur në tryezën tënde.+ 17  Atëherë do të kënaqesh kur të gjykohen të ligjtë,+kur të jepet gjykimi dhe të vihet në vend drejtësia. 18  Por ki kujdes se mos nga tërbimi të mbushet zemra me ligësi,*+dhe nga një ryshfet i majmë shkon në rrugë të shtrembër. 19  Përndryshe, a do të bënin punë thirrjet e tua për ndihmë?A do të nxirrnin nga halli përpjekjet e tua të mëdha?+ 20  Mos e dëshiro fort natënkur njerëzit zhduken sysh nga vendet e tyre. 21  Mos zgjidh të bësh të keqen,por zgjidh më mirë të durosh vuajtje.+ 22  Ja, Perëndia madhërohet falë fuqisë së tij.E ku ka mësues si ai?! 23  Kush e ka drejtuar në cilën udhë të ecë?*+Kush i ka thënë: ‘Ajo që ke bërë, është e gabuar.’+ 24  Mos harro të madhërosh veprat e tij,+për të cilat njerëzit kanë thurur këngë.+ 25  Mbarë njerëzimi i ka parë;njeriu mund t’i soditë veçse nga larg. 26  Po, madhështinë e Perëndisë as që e konceptojmë dot:+vitet e tij as që mund të numërohen.*+ 27  Ai i tërheq lart pikat e ujit,+dhe mjegulla që formohet prej tyre, kondensohet e kthehet në shi; 28  pastaj retë derdhen si rrebesh,+e mbi gjithë njerëzimin shiu bie rrëmbyeshëm. 29  Kush mund të kuptojë si shtrihen retë në qiell,a bubullimat që vijnë nga tenda* e tij?+ 30  Shih si e shpalos mbi të vetëtimën,*+si e mbulon me ujë fundin* e detit. 31  Me anë të tyre, ai mban gjallë* popujt;u jep ushqim me bollëk.+ 32  Në duart e veta e mban rrufenëdhe e drejton që të godasë në shenjë.+ 33  Bubullimat njoftojnë ardhjen e tij,e madje edhe bagëtia tregon se kush* po vjen.

Shënimet

Një mundësi tjetër «ai vë në fron mbretër».
Ose «pa pasur njohuri».
Ose «një armë (shigjetë)».
Ose «apostatë».
Një mundësi tjetër «e mbarojnë».
Fjalë për fjalë «prostitutave-meshkuj». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «Ai».
Ose «duartroket gjithë zemërligësi».
Një mundësi tjetër «e ka kritikuar për sjelljen e vet; i ka kërkuar llogari për veprimet e veta?»
Ose «numri i viteve të tij nuk rroket dot me mend».
Fjalë për fjalë «kasollja».
Fjalë për fjalë «dritën».
Fjalë për fjalë «rrënjët».
Një mundësi tjetër «mbron çështjen».
Një mundësi tjetër «çfarë».