Jobi 38:1-41
38 Pastaj Jehovai iu përgjigj Jobit nga stuhia:+
2 «Kush je ti që t’i vësh në dyshim vendimet e miadhe të flasësh kur s’ke njohuri?+
3 Tani, të lutem, mblidhe veten e bëhu burrë;unë do të të pyes e ti m’u përgjigj.
4 Ku ishe kur unë vura themelet e tokës?+
Më trego nëse mendon se kupton.
5 Kush ia caktoi përmasat, në rast se e di?
Kush e mati me litarin e matjes?
6 Ku janë ngulur themelet e saj?
Kush ia vuri gurin e qoshes,+
7 kur yjet e mëngjesit+ lëshonin së bashku britma harejedhe të gjithë bijtë e Perëndisë*+ brohoritnin tërë ngazëllim?
8 Kush i vuri pritë me porta detit,+kur doli vrullshëm nga burimi i tij,*
9 kur e vesha me re dhe e mbështolla* me terrin e zi,
10 kur i vendosa kufirin dhe i vura shula e porta,+
11 kur i thashë: ‘Deri këtu mund të vish e jo më tutje;këtu do të ndalen dallgët e tua krenare.’+
12 Mos e ke urdhëruar ndonjëherë* mëngjesin?
Mos i ke treguar agimit në ç’vend të çelë,+
13 që të pushtojë tërë skajet e tokëse t’i shkundë prej saj të ligjtë?+
14 Toka ndërron fytyrë* si argjila kur vuloset,e çdo gjë në të, del në dritë si stolitë në një veshje.
15 Kurse të ligjve u hiqet drita e tyredhe krahu që kanë ngritur, u thyhet.
16 A ke vajtur deri poshtë te burimet e detit?
A i ke eksploruar ujërat e thella?+
17 Vallë, të janë treguar portat e vdekjes?+
Vallë, i ke parë portat e territ?*+
18 A e ke kuptuar sa e paanë është toka?+
Fol, nëse i di të gjitha këto.
19 Ku e ka folenë drita?+
Ku e ka shtëpinë errësira,
20 që ta çosh deri te vendi i vete të mësosh shtigjet e shtëpisë së saj?
21 Mos, vallë, e di këtë ngaqë kishe ardhur në jetë tashmëapo ngaqë ke jetuar shumë vjet?*
22 Ke hyrë ndonjëherë në depot e borës+ose i ke parë depot e breshrit,+
23 që i ruaj për kohë të zeza,për ditë lufte e beteje?+
24 Nga ç’drejtim përhapet drita*ose nga fryn era e lindjes në tokë?+
25 Kush bëri një kanal për ujërat e përmbytjes?
Kush bëri një shteg për renë e stuhishme që gjëmon,+
26 që të bjerë shi atje ku s’jeton kush,në shkretëtirën ku s’ka këmbë njeriu,+
27 që t’u shuaj etjen vendeve të shkretuarae në to të mbijë e të gëlojë bari?+
28 A ka, vallë, baba shiu?+
Kush i solli në jetë bulëzat e vesës?+
29 Nga barku i kujt doli akulli?
Kush e sjell në jetë brymën e qiellit+
30 kur ujërat forcohen si gurdhe sipërfaqja e ujërave të thella ngrin?+
31 A i lidh dot ti litarët e yjësisë Kimah?*
A i zgjidh dot kordonët e yjësisë Kesil?*+
32 A e nxjerr dot ti një yjësi* në kohën e duhur?
A ia heq dot udhën yjësisë Ash* dhe të vegjëlve të saj?
33 A i njeh ti ligjet që drejtojnë trupat qiellorë?*+
A i vë dot ti statutet e tyre* që të qeverisin tokën?
34 A e ngre dot zërin deri te retë,që shirat e bollshme të të mbulojnë?+
35 A i dërgon dot ti rrufetë?
Mos do të vijnë e të thonë: ‘Ja ku jemi!’
36 Kush u dha mençuri reve?*+
Po dukurive qiellore,*+ kush u dha aftësi për të kuptuar?
37 Kush është aq i mençur sa t’i numërojë retë?
Kush mund t’i zbrazë shtambat e qiellit,+
38 që pluhuri të bëhet baltëdhe plisat e dheut të ngjiten me njëri-tjetrin?
39 A e zë dot ti gjahun për luanin,ose a i ngop dot ti luanët e rinj+
40 kur struken në strofkat e tyre,kur zënë pritë në skuta të errëta?
41 Kush u jep ushqim korbave+kur të vegjlit e tyre i klithin për ndihmë Perëndisëe vijnë vërdallë se s’kanë ç’të hanë?
Shënimet
^ Idiomë hebraike që u referohet bijve engjëllorë të Perëndisë.
^ Fjalë për fjalë «barku».
^ Ose «e mbështolla me pelena».
^ Fjalë për fjalë «në ditët e tua».
^ Ka të ngjarë kur drita e agimit nxjerr në pah veçoritë e tokës.
^ Ose «e hijes së vdekjes?»
^ Fjalë për fjalë «ditë?»
^ Një mundësi tjetër «vetëtima».
^ Ka mundësi yjet e Plejadave në yjësinë e Taurusit.
^ Ka mundësi yjësia e Orionit.
^ Fjalë për fjalë «Mazarothin». Te 2Mb 23:5 termi në shumës, që lidhet me këtë fjalë, u referohet yjësive të zodiakut.
^ Ka mundësi yjësia e Arushës së Madhe (Ursa Major).
^ Fjalë për fjalë «qiejt?»
^ Një mundësi tjetër «e Perëndisë».
^ Një mundësi tjetër «njeriut?»
^ Një mundësi tjetër «mendjes».