Jobi 39:1-30

  • Krijimi i kafshëve tregon padijen e njeriut (1-30)

    • Dhitë e malit dhe drenushat (1-4)

    • Gomari i egër (5-8)

    • Demi i egër (9-12)

    • Struci (13-18)

    • Kali (19-25)

    • Fajkoi dhe shqiponja (26-30)

39  E di ti kohën kur lindin dhitë e malit?+ I ke parë drenushat kur sjellin të vegjlit në jetë?+   I numëron dot muajt e tyre të barrës? E di kohën kur lindin?   Ato kërrusen kur sjellin në jetë të vegjlit,e kështu dhembjet e lindjes marrin fund.   Të vegjlit e tyre bëhen të fortë e rriten në fushë,pastaj largohen e nuk kthehen më.   Kush e la të lirë gomarin e shkretëtirës?+ Kush ia zgjidhi litarin gomarit të egër?   Unë i dhashë për shtëpi rrafshinën e shkretëdhe për banesë tokën e kripur.   Ai e përbuz rrëmujën e qytetit;të bërtiturat e një pronari as që i dëgjon,   endet kodrave që të gjejë kullotëdhe çdo gjë të gjelbër kërkon.   Mos, vallë, i pëlqen demit të egër të të shërbejë?+ Mos, vallë, do ta kalonte natën në stallën* tënde? 10  A do ta lidhje demin e egër që të hapte brazda? A do të vinte i bindur pas teje për të lëruar* luginën? 11  A do t’i besoje forcës së tij të madhee ta lije në dorë të tij punën tënde të rëndë? 12  A do t’i zije besë se do të sillte te ti të korrat*dhe se do të mblidhte drithin në lëmë?* 13  Krahët e strucit rrahin me gëzim,por, a mund të krahasohen pendët e puplat e tij me të lejlekut?+ 14  Struci i shtron vezët përtokëdhe i vë të ngrohen në dhé, 15  por harron që ndonjë këmbë mund t’i shkelëa ndonjë kafshë e egër mund t’i shtypë. 16  Sillet ashpër me të vegjlit, si të mos ishin të vetët;+s’ka frikë se mos i shkon mundi kot. 17  Se Perëndia nuk i ka dhënë* mençuridhe as i ka dhuruar aftësi për të kuptuar. 18  Por kur ngrihet dhe rreh krahët,përqesh kalin e kalorësin. 19  A ia jep ti fuqinë kalit?+ A ia vesh ti qafën me jele që valëviten? 20  A e bën dot të kërcejë si karkalec? Turfullima e tij krenare të ngjall frikë.+ 21  Në luginë rreh tokën me thundra e hov me të gjitha forcat,+dhe vërsulet drejt betejës.*+ 22  Qesh me frikën e s’e tremb asgjë;+ai nuk sprapset për shkak të shpatës. 23  Kukura* e shigjetave i përplaset në trup,e nën dritën e diellit heshta e shtiza vezullojnë. 24  Fërgëllin tërë padurim e sulet përpara,*s’e zë vendi* sapo dëgjon tingullin e bririt. 25  Me të dëgjuar bririn, thotë: ‘Ah, sa mirë!’ E nuhat betejën që nga larg,thirrjen e komandantëve dhe britmat e luftës.+ 26  Mos e mësove ti fajkoin të fluturojë? Mos e mësove të hapë krahët drejt jugut? 27  Mos, vallë, e urdhëron ti shqiponjën të fluturojë lart+dhe ta ngrejë folenë në kreshta të larta?+ 28  Ajo e kalon natën shkëmbinjve;banon në fortesën e vet mbi shkrep.* 29  Nga atje lart kërkon ushqim,+se sytë e saj shohin shumë larg. 30  Zogjtë e saj thithin gjak,dhe ku ka të vrarë, atje ndodhet ajo.»+

Shënimet

Ose «grazhdin».
Ose «për të thërrmuar plisat».
Fjalë për fjalë «farat».
Ose «ia hoqi nga mendja».
Fjalë për fjalë «u del përpara armëve».
Ose «Këllëfi».
Fjalë për fjalë «përpin dheun (tokën)».
Një mundësi tjetër «s’e beson».
Ose «nëpër thepat e shkrepave».