Jobi 4:1-21

  • Fjalimi i parë i Elifazit (1-21)

    • Përçmon integritetin e Jobit (7, 8)

    • Tregon mesazhin e një krijese të padukshme (12-17)

    • ‘Perëndia s’u zë besë shërbëtorëve të vet’ (18)

4  Atëherë Elifazi,+ temaniti, ia ktheu:   «Do të bezdiseshe po të guxonte dikush të të fliste? E kush mund të rrijë pa folur?!   Vërtet, dikur ti mësoje shumë njerëzdhe forcoje duart e pafuqishme.   Këdo që pengohej, fjalët e tua e ngrinin peshë,dhe gjunjët e këputur i forcoje.   Kurse tani që e keqja të zuri ty, dëshpërohesh,*tani që të ra ty, të lëshon zemra.   Nderimi që ke për Perëndinë, a nuk të jep besim? Integriteti* yt,+ a nuk të jep shpresë?   A kujton të ketë vdekur para kohe i pafajshmi? Kur ka ndodhur që të shfaroset i drejti?   Nga sa kam parë, kush lëron arat e ligësisë*e kush mbjell telashe, ato do të korrë.   Ata vdesin me një të fryrë të Perëndisëdhe marrin fund nga shkulmi i zemërimit të tij. 10  Luani ulëret dhe luani i ri vrumbullin,por edhe luanëve të fortë* u thyhen dhëmbët. 11  Luani ngordh ngaqë nuk gjen gjah,ndaj këlyshët e tij shpërndahen. 12  Tani, një fjalë m’u tha në fshehtësi,dhe veç një pëshpërimë më kapi veshi. 13  Mes mendimeve turbulluese gjatë vegimeve* të natës,kur njerëzit bien në gjumë të thellë, 14  më pushtuan të dridhura,tërë kockat m’i mbërtheu tmerri. 15  Një krijesë* e padukshme kaloi para meje,dhe qimet m’u ngritën përpjetë. 16  Pastaj u ndal, por nuk ia dallova dot pamjen. Diçka më qëndronte para syve;ishte heshtje, por më pas dëgjova një zë: 17  ‘A mund të jetë njeriu* më i drejtë se Perëndia?! A mund të jetë njeriu më i kulluar se Bërësi i tij?!’ 18  Ja, ai s’u zë besë as shërbëtorëve të vet. Edhe engjëjve* të tij u gjen të meta. 19  E aq më tepër njerëzve mëkatarë që banojnë në shtëpi prej balte,me themelet në pluhur,+ e që shtypen kollaj si mola. 20  Në mëngjes janë gjallë e në mbrëmje shtypen krejt;zhduken përgjithmonë pa i vënë re kush. 21  A nuk janë si një tendë që ia kanë hequr litarët? A nuk vdesin nga mungesa e mençurisë?

Shënimet

Fjalë për fjalë «sfilitesh».
Ose «kush thur ligësi».
Ose «luanëve të rinj me krifë».
Ose «Një frymë». Shih Fjalorthin, «Fryma».
Ose «vdekatari».
Ose «lajmëtarëve».