Jobi 40:1-24

  • Jehovai bën pyetje të tjera (1-24)

    • Jobi e pranon se nuk ka çfarë të thotë (3-5)

    • «Mos do ta vësh në diskutim drejtësinë time?» (8)

    • Perëndia përshkruan forcën e behemothit (15-24)

40  Jehovai i tha akoma Jobit:   «A duhet të debatojë me të Plotfuqishmin një njeri që kapet pas kleçkave?+ Le të përgjigjet ai që kërkon të korrigjojë Perëndinë.»+   Atëherë Jobi iu përgjigj Jehovait:   «Unë jam fare i papërfillshëm.+ E ç’të të përgjigjem?! Po e mbyll gojën.*+   Një herë fola, madje dy herë,por nuk do të përgjigjem më, s’do të them më asnjë fjalë.»   Atëherë Jehovai i foli Jobit nga stuhia:+   «Tani, të lutem, mblidhe veten e bëhu burrë;unë do të të pyes e ti m’u përgjigj.+   Mos do ta vësh në diskutim* drejtësinë time? Do të më fajësosh mua që të dalësh vetë i drejtë?+   A është krahu yt aq i fortë sa krahu i Perëndisë së vërtetë?+A mund të gjëmojë zëri yt si zëri i tij?+ 10  Stolisu, pra, me nderim e madhështi;vishu me lavdi e shkëlqim. 11  Zbraze zemërimin tënd të furishëm;shikoji të gjithë fodullët dhe përuli. 12  Po, shikoji të gjithë fodullët dhe poshtëroji;shtypi të ligjtë aty në vend. 13  Fshihi të gjithë bashkë në dhé,kyçi të gjithë në një skutë të errët. 14  Atëherë edhe unë do ta pranoja*se dora jote e djathtë mund të të shpëtojë. 15  Ja, behemothin* e kam bërë unë, sikurse edhe ty; ai ha bar njësoj si demi. 16  Shih ç’forcë ka te këmbët,*ç’fuqi ka te muskujt e barkut! 17  Bishtin e ka të fortë si cedër,dejet e kofshëve i gërshetohen me njëri-tjetrin. 18  Kockat i ka si tuba bakri,gjymtyrët i ka të forta si shufra hekuri të farkëtuar. 19  Mes veprave të Perëndisë, ai renditet i pari.*Vetëm Bërësi i vet mund t’i afrohet me shpatë. 20  Malet prodhojnë ushqim për të,e në to lodrojnë tërë kafshët e egra. 21  Nën xinxife* shtrihet të pushojë,nën hijen e kallamishteve të kënetës. 22  Me hijen e tyre xinxifet e mbulojnë,plepat e luginës* e rrethojnë. 23  Edhe kur lumi trazohet, atë nuk e zë frika,edhe kur Jordani+ fryhet e i sulet në fytyrë, ai rri i qetë. 24  A mund ta mbërthejë dikusha t’ia shpojë hundën me grremç* kur ai ia ka ngulur sytë?

Shënimet

Fjalë për fjalë «vë dorën te goja».
Ose «do ta zhvlerësosh».
Ose «do të të lavdëroja».
Ka mundësi hipopotami.
Ose «ijët».
Fjalë për fjalë «ai është fillimi».
Ose «hide».
Ose «e vadit». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «lak».