Jobi 5:1-27
5 Thërrit, pra! A të përgjigjet kush?
Cilit prej engjëjve* do t’i drejtohesh?
2 Mllefi do ta vrasë të marrin,dhe zilia do ta zhdukë naivin.
3 E pashë të marrin të lëshonte rrënjë,por krejt papritur banesën ia mallkuan.
4 Bijtë e tij nuk janë aspak të sigurt,i shtypin me këmbë te porta e qytetit+ e s’ka kush t’i shpëtojë.
5 Atë që korr ai, e ha i urituri,e madje edhe atë që rritet mes gjembave ia merr,e gjithë zotërimet e veta e të fëmijëve të tij i grabitin.
6 Megjithatë e keqja nuk del nga toka,e telashet nuk mbijnë nga dheu.
7 Ashtu si shkëndijat ngjiten lart e pastaj shuhen,edhe njeriu vjen në jetë për të vuajtur.
8 Por, po të isha në vendin tënd, do t’i drejtohesha Perëndisë,Atij do t’ia parashtroja çështjen time;
9 Atij që bën gjëra madhështore e të pahetueshme,gjëra të mrekullueshme që s’kanë të numëruar;
10 Atij që i jep shiun tokës dhe e ujit mbarë vendin;
11 Atij që i lartëson të përuluritqë i ngre lart zemërlëshuarit e u sjell shpëtim;
12 Atij që ua prish planet dinakëve,që vepra e duarve të tyre të dështojë;
13 Atij që i zë në lak të mençurit me dinakërinë e tyre,+me qëllim që planet e mendjemprehtëve të prishen.
14 Edhe ditën këta i pushton errësira,në mes të ditës kërkojnë qorrazi si të ishte natë.
15 Atij që të shpëton nga gjuha e tyre si shpatë,*që çliron të varfrit nga dora e të fuqishmëve,
16 që i përvuajturi të ketë shpresë,kurse të padrejtit t’i mbyllet goja.
17 Lum ai që Perëndia e korrigjon!Mos e hidh poshtë disiplinën* e të Plotfuqishmit,
18 sepse ai vërtet të sjell dhembje, por edhe ta lidh plagën;të bën copë, por edhe të shëron me dorën e vet.
19 Nga gjashtë vuajtje do të të çlirojë,madje as vuajtja e shtatë s’do të të prekë.
20 Gjatë zisë së bukës do të të shpengojë* nga vdekja,dhe gjatë luftës, nga fuqia e shpatës.
21 Do të jesh i mbrojtur nga kamxhiku i gjuhës+e nuk do të kesh frikë kur të vijë shkatërrimi.
22 Do të qeshësh me shkatërrimin dhe urinë,egërsirat e tokës s’do t’i kesh frikë.
23 Gurët e arës s’do të të dëmtojnë,*mes kafshëve të egra do të rrosh në paqe.
24 Brenda tendës sate do të ndihesh i sigurt,*kur të vështrosh kullotat e tua, s’do të të mungojë asgjë.
25 Do të të lindin shumë fëmijë;pasardhësit e tu do të jenë të shumtë si bimët e tokës.
26 Do të jesh plot fuqi kur të shkosh në varr,si duajt e grurit që korren në stinën e tyre.
27 Ja, këto i kemi vërtetuar, dhe kështu është.
Mendo mirë për këto dhe pranoji!»
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «të shenjtëve».
^ Ose «nga fjalët e tyre therëse».
^ Shih Fjalorthin.
^ Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
^ Ose «do të bëjnë një besëlidhje (marrëveshje) me ty».
^ Fjalë për fjalë «në paqe».