Jobi 7:1-21
7 A nuk është luftë* jeta e njeriut* mbi dhé?
A nuk janë ditët e tij si ditët e një mëditësi?+
2 Ashtu si një skllav, ai dëshiron fort hijen,ashtu si një mëditës, ai pret pagën e vet.+
3 Mua më kanë rënë për pjesë muaj të kotë,më kanë rënë për short net plot mjerim.+
4 Sapo shtrihem, them: ‘Oh, kur do të ngrihem?’+
Por nata mezi kalon, e përpëlitem derisa vjen agimi.*
5 Mishi më është mbuluar me vemje e me dhé;*+lëkura më ka zënë qelb e dregëza.+
6 Ditët e mia janë më të shpejta se masuri i endësit,+dhe marrin fund pa pikë shprese.+
7 Mos harro që jeta ime shkon tutje si era,+që sytë e mi s’do të shohin më ditë të lumtura.*
8 Asnjë sy s’do të më shohë më;sytë e tu do të më kërkojnë, por unë s’do të jem.+
9 Ashtu si reja që davaritet tutje,ai që zbret në Varr,* nuk kthehet më.+
10 Nuk do të kthehet më në shtëpinë e tije ka për t’u harruar në vendin e vet.+
11 Prandaj s’kam për ta mbyllur gojën,në brengën e shpirtit do të flas,me shpirt të helmuar do të ankohem!+
12 Mos jam det a përbindësh deti,që të më ruash me rojë?
13 Sa them: ‘Divani do të më ngushëllojë,shtrati do të ma lehtësojë vuajtjen’,
14 ti më tmerron me ëndrrae me vegimet* e tua më frikëson,
15 aq sa do të doja të mbytesha,*po, të vdisja, sesa të jetoja i katandisur kështu.*+
16 Më është neveritur jeta!+ S’dua të jetoj më!
Lërmë, se ditët e mia s’janë veçse avull!*+
17 Ç’është vdekatari që të merakosesh për të,që ta mbash mendjen tek ai?+
18 Pse e vëzhgon mëngjes për mëngjesdhe e vë në provë orë e çast?+
19 Pse nuk i heq sytë prej meje,e nuk më lë as një çast sa të gëlltit pështymën?+
20 Edhe nëse kam mëkatuar, ç’të keqe të kam bërë ty, o Vëzhgues i njeriut?!+
Pse më ke vënë në shënjestër?
Mos të jam bërë barrë?!
21 Pse nuk ma fal shkeljen?*
Pse nuk i mbyll sytë para fajit tim?
Se shpejt do të prehem në pluhur,+e ti do të më kërkosh, por unë s’do të jem.»
Shënimet
^ Ose «e vdekatarit».
^ Ose «angari».
^ Ose «derisa vjen mugëtira e mëngjesit».
^ Ose «toptha dheu».
^ Fjalë për fjalë «s’do të shohin më të mira».
^ Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «të më ndalej fryma; të asfiksohesha».
^ Ose «të jetoja kockë e lëkurë».
^ Fjalë për fjalë «frymë».
^ Shih Fjalorthin.