Jobi 8:1-22

  • Fjalimi i parë i Beldadit (1-22)

    • Lë të kuptohet se bijtë e Jobit kanë mëkatuar (4)

    • ‘Po të ishe i kulluar, Perëndia do të të mbronte’ (6)

    • Lë të kuptohet se Jobi është i lig (13)

8  Pastaj e mori fjalën Beldadi,+ shuahiti:+   «Deri kur do të flasësh kështu?+ Fjalët e gojës sate janë veçse një erë e fortë!   Mos vallë jep gjykime të shtrembëra Perëndia? Mos vallë e shtrembëron drejtësinë i Plotfuqishmi?   Nëse bijtë e tu kanë mëkatuar kundër tij,ai i ka lënë të korrin pasojat* e rebelimit të tyre.   Por, po t’i kthesh sytë nga Perëndia+e t’i përgjërohesh të Plotfuqishmit për miratim,   po të ishe vërtet i kulluar e i drejtë,+ai do të të bëhej krah* e do të të rikthente në vendin që të takon,   dhe pavarësisht fillimit tënd të papërfillshëm,e ardhmja jote do të ishte madhështore.+   Pyeti, të lutem, brezat e shkuar,vërua veshin gjërave që mësuan të parët e tyre.+   Se ne dje erdhëm në jetë e nuk dimë asgjë,ngaqë ditët tona në tokë janë si hije. 10  A nuk do të të mësonin ata? A nuk do të t’i tregonin gjërat që dinë?* 11  A hedh shtat papirusi jashtë kënetës? A rritet, vallë, kallami pa ujë? 12  Do të thahej më shpejt se çdo bimë tjetër,ndonëse ende i gjelbër dhe i pakëputur. 13  Kështu përfundojnë* të gjithë ata që e harrojnë Perëndinë,sepse shpresat e të ligut* do të shuhen. 14  Siguria e të ligut është e kotë,besimi i tij është i brishtë si një rrjetë* merimange. 15  Ai mbështetet te kjo rrjetë,* por ajo prishet;përpiqet të kapet pas saj, por ajo nuk mban. 16  Ai është si një bimë e njomë që rritet nën rrezet e diellit,dhe filizat e tij mbushin gjithë kopshtin.+ 17  Në një grumbull gurësh i pleksen rrënjëte mes guralecëve kërkon shtëpi. 18  Por nëse e shkulin nga vendi i tij,vetë vendi do ta mohojë: ‘S’të kam parë kurrë!’+ 19  Po, kështu do të zhduket,*+e të tjera bimë do të mbijnë në vend të tij. 20  Perëndia s’ka për t’i hedhur poshtë ata që mbajnë integritetin*dhe as s’ka për t’i mbështetur* të ligjtë. 21  Ai do të të kthejë sërish buzëqeshjen,e prej gojës sate do të dalin veç britma hareje. 22  Turpi do t’i mbulojë ata që të urrejnëdhe tenda e të ligjve nuk do të jetë më.»

Shënimet

Ose «ka lejuar të ndëshkoheshin».
Ose «do të bënte diçka për ty; do të të kushtonte vëmendje».
Ose «a nuk do të të thoshin fjalë që vijnë nga zemra?»
Fjalë për fjalë «Kështu janë shtigjet».
Ose «e apostatit».
Fjalë për fjalë «një shtëpi».
Fjalë për fjalë «shtëpi».
Ose «ky është fundi i udhës së tij».
Ose «të paqortueshmit». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «për t’i kapur për dore».