Joeli 2:1-32

  • Dita e Jehovait dhe ushtria e tij e madhe (1-11)

  • Ftesë për t’u kthyer te Jehovai (12-17)

    • «Shqyeni zemrat» (13)

  • Përgjigjja e Jehovait ndaj popullit të vet (18-32)

    • «Do të derdh frymën time» (28)

    • Mrekulli në qiej e në tokë (30)

    • Ata që thërrasin emrin e Jehovait, do të shpëtojnë (32)

2  «Bjerini bririt në Sion!+ Lëshoni një britmë lufte në malin tim të shenjtë. Le të dridhen gjithë banorët e vendit,*sepse dita e Jehovait po vjen!+ Është afër!   Është ditë errësire dhe zymtësie,+ditë resh dhe terri të zi.+ Është si drita e agimit që përhapet mbi male. Një popull i shumtë dhe i fuqishëm po vjen;+si ky popull nuk ka pasur kurrë më parëdhe pas tij s’ka për të pasur tjetërndër vite, për gjithë brezat.   Përpara tij zjarri gllabëron,dhe pas tij flaka përpin.+ Para tij vendi është si kopshti i Edenit,+por pas tij është një shkretëtirë e mjeruar,dhe nuk i shpëton asgjë.   Pamja e tyre është si pamja e kuajve,vrapojnë si kuajt e luftës.+   Zhurma e tyre është si ajo e karrocave që fluturojnë majave të maleve,+si zhurma e zjarrit flakërues që përpin kashtën. Janë si një popull i fuqishëm, të rreshtuar në formacion luftimi.+   Për shkak të tyre, popujt do të kenë ankth;të gjitha fytyrat do të zbehen.   Ata sulen si luftëtarë;i ngjiten murit si ushtarë. Secili ndjek udhën e vetdhe nuk largohet nga shtegu i tij.   Nuk e shtyjnë njëri-tjetrin;secili vazhdon në udhën e vet. Edhe sikur ndonjëri të bjerë nga shigjetat,*të tjerët nuk e ndalin marshimin.   Turren në qytet e vrapojnë mbi mur. Ngjiten nëpër shtëpi e hyjnë nga dritaret si hajdutë. 10  Para tyre vendi tundet dhe qiejt lëkunden. Dielli e hëna u errësuan,+dhe yjet e humbën shkëlqimin e tyre. 11  Zëri i Jehovait do të ushtojë para gjithë ushtrisë së tij,+se kampi i tij s’ka të numëruar,+se ai që përmbush fjalën e tij, është i fuqishëm,se dita e Jehovait është e madhe dhe ngjall frikë e nderim.+ Kush mund t’i bëjë ballë asaj?!»+ 12  Jehovai thotë: «Megjithatë nuk është vonë të ktheheni, prandaj kthehuni tek unë me gjithë zemër,+me agjërime,+ me të qara e me vaje. 13  Shqyeni zemrat+ dhe jo rrobat.+ Kthehuni te Jehovai, Perëndia juaj,se ai është i dhembshur* e i mëshirshëm,nuk zemërohet shpejt+ dhe është plot dashuri besnike;+ai do ta mendojë edhe një herë* të keqen që do të sjellë. 14  Kush e di nëse do të ndryshojë mendje,nëse do ta mendojë edhe një herë* këtë,+e më pas do të japë një bekim,që të ofroni një blatim në drithë e një blatim në pije për Jehovain, Perëndinë tuaj? 15  Bjerini bririt në Sion! Shpallni* një agjërim; mblidhni një asamble solemne.+ 16  Mblidhni njerëzit. Shenjtëroni* kongregacionin.*+ Mblidhni së bashku të moshuarit, fëmijët e foshnjat.+ Le të dalë dhëndri nga dhoma e tij e brendshme dhe nusja nga dhoma e saj e nusërisë. 17  Mes portikut dhe altarit+le të qajnë priftërinjtë, shërbëtorët e Jehovait, dhe le të thonë: “T’u dhimbstë, o Jehova, populli yt! Mos e bëj trashëgiminë tënde objekt përbuzjejeqë kombet të sundojnë mbi ta! Pse të thonë popujt: ‘Ku është Perëndia i tyre?’”+ 18  Atëherë Jehovai do të jetë i zellshëm për vendin e tijdhe do t’i tregojë dhembshuri popullit të tij.+ 19  Jehovai do t’i përgjigjet popullit të vet: ‘Po ju dërgoj drithë, verë të re e vajdhe ju do të ngopeni;+nuk do t’ju poshtëroj më mes kombeve.+ 20  Atë që vjen nga veriu do ta dëboj shumë larg jush;do ta shpërndaj në një vend pa ujë dhe në një vend të shkretë,pararojën* e tij do ta drejtoj nga deti lindor*dhe praparojën nga deti perëndimor.* Era e tij e qelbur do të ngrihet lartdhe kundërmimi do të vazhdojë të ngrihet lart,+sepse Perëndia do të bëjë gjëra të mëdha.’ 21  Mos ki frikë, o tokë. Gëzohu e ngazëllohu, sepse Jehovai do të bëjë gjëra madhështore! 22  Mos kini frikë, o kafshë të egra të tokës,sepse kullotat e shkretëtirës* kanë për t’u gjelbëruar.+ Pemët do të japin fryt;+ fiku e hardhia kanë për ta dhënë gjithë frytin e tyre.+ 23  Ju, o bij të Sionit, gëzohuni e ngazëllohuni falë Jehovait, Perëndisë tuaj,+sepse ai do t’jua japë shiun e vjeshtës në masën e duhur. Do të sjellë mbi ju shira të bollshme,shi vjeshte dhe shi pranvere, si më parë.+ 24  Lëmenjtë* do të jenë plot me drithë të pastërdhe në shtypëse do të gufojë vera e re dhe vaji.+ 25  Do t’ju dëmshpërblej për atë që në këto viteka ngrënë karkaleci migrues,* karkaleci pa krahë, karkaleci i pangopur dhe karkaleci gllabërues,ushtria ime e madhe që dërgova mes jush.+ 26  Me siguri do të hani e do të ngopeni+dhe do ta lëvdoni emrin e Jehovait, Perëndisë tuaj,+që ka bërë mrekulli për ju. Populli im nuk do të turpërohet më kurrë.+ 27  Keni për ta marrë vesh se unë jam në mes të Izraelit+dhe se jam Jehovai, Perëndia juaj,+ dhe nuk ka asnjë tjetër. Populli im nuk do të turpërohet më kurrë. 28  Pas kësaj do të derdh frymën time+ mbi çdo njeri,*dhe djemtë e vajzat tuaja do të profetizojnë. Të moshuarit do të shohin ëndrra. Të rinjtë do të shohin vegime.*+ 29  Ato ditë do të derdh frymën timemadje edhe mbi skllevërit e skllavet e mia. 30  Do të bëj mrekulli* në qiej e në tokë. Do të ketë gjak, zjarr dhe shtylla tymi.+ 31  Dielli do të errësohet dhe hëna do të kthehet në gjak+para se të vijë dita e madhe e Jehovait që ngjall frikë plot nderim.+ 32  E kushdo që thërret emrin e Jehovait, do të shpëtojë,+sepse, ashtu si ka thënë Jehovai, do të ketë të shpëtuar në malin Sion e në Jerusalem,+të mbijetuarit që Jehovai do t’i thërrasë.»

Shënimet

Ose «e tokës!»
Ose «armët».
Ose «hirmadh».
Ose «do t’i vijë keq për».
Ose «do t’i vijë keq për».
Fjalë për fjalë «Shenjtëroni».
Shih Fjalorthin, «Shenjtërimi».
Fjalë për fjalë «fytyrën».
Domethënë, nga Deti i Vdekur.
Domethënë, nga Mesdheu.
Shih Fjalorthin, «Lëmi; Shirja».
Teksti hebraik këtu përdor katër fjalë të ndryshme për karkalecat.
Fjalë për fjalë «çdo mish».
Ose «çudira».