Joeli 3:1-21
3 «Ja, në ato ditë e në atë kohë,kur unë të kthej robërit e Judës dhe të Jerusalemit,+
2 do të mbledh edhe të gjitha kombete do t’i zbres në luginën* e Jehozafatit.*
Do t’i akuzoj e do t’i gjykoj atje,+për hatër të popullit tim dhe të trashëgimisë sime, Izraelit,sepse e shpërndanë mes kombevedhe e ndanë vendin tim mes tyre.+
3 Ata hidhnin short për popullin tim,+djalin e jepnin në këmbim të një prostitute,dhe vajzën e shitnin në këmbim të verës.
4 Po ju, pse më kundërviheni,o Tir e Sidon, dhe tërë ju rajone të Filistisë?
Mos po hakmerreni kundër meje për ndonjë të keqe që kam bërë?!
Nëse vërtet po e bëni këtë ndaj meje,unë do t’ua kthej gjithë këtë të keqe mbi kokë, shpejt e pa u vonuar.+
5 Ngaqë keni marrë argjendin e arin tim,+gjërat e mia më të mira i keni çuar në tempujt tuaj;
6 popullin e Judës e të Jerusalemit ua keni shitur grekëve,+për t’i larguar nga territori i vet.
7 Ja, do t’i sjell prej vendit ku i keni shitur,+dhe gjithë hakmarrjen tuaj do t’ua sjell mbi kokë.
8 Do t’i shes djemtë e vajzat tuaja në duart e popullit të Judës+e ata kanë për t’ua shitur burrave të Shebës, një kombi të largët,sepse vetë Jehovai ka folur.
9 Shpallni këtë ndër kombe:+
“Përgatituni* për luftë! Ngrini burrat e fuqishëm!
Le të afrohen ushtarët! Le të shkojnë përpara!+
10 Shndërrojini* ploret* në shpata, kurse kizat për krasitje kthejini në heshta.
I dobëti le të thotë: ‘Jam i fuqishëm!’
11 Ejani të ndihmoni dhe mblidhuni së bashku, tërë ju kombe përreth!”»+
Atje, në atë vend, zbriti të fuqishmit* e tu, o Jehova!
12 «Le të ngrihen e të ngjiten kombet në luginën* e Jehozafatit,sepse atje do të ulem të gjykoj të gjitha kombet përreth.+
13 Vini draprin, se të korrat janë gati.
Zbritni se shtypësja e rrushit është plot.+
Lugjet e shtypëseve gufojnë, sepse e keqja e tyre s’ka kufij.
14 Turma, turma ka në Luginën* e Vendimit,sepse dita e Jehovait është afër në Luginën* e Vendimit.+
15 Dielli e hëna do të errësohendhe yjet do të humbasin shkëlqimin e tyre.
16 Nga Sioni, Jehovai do të ulërijë si një luandhe nga Jerusalemi do ta ngrejë zërin.
Qielli e toka do të lëkunden,por Jehovai do të jetë një strehë për popullin e tij,+një fortesë për popullin e Izraelit.
17 Ju do ta merrni vesh se unë jam Jehovai, Perëndia juaj, që banoj në Sion, në malin tim të shenjtë.+
Jerusalemi do të bëhet një vend i shenjtë+dhe të huajt* nuk do të kalojnë më nëpër të.+
18 Atë ditë nga malet do të pikojë verë e ëmbël,+nga kodrat do të rrjedhë qumështdhe në të gjithë përrenjtë e Judës do të vërshojë uji.
Nga shtëpia e Jehovait do të dalë një burim+që do të vaditë Luginën* e Akacieve.
19 Por Egjipti do të shkretohet+dhe Edomi do të bëhet një vend i shkretë,+për shkak të dhunës ndaj popullit të Judës,+në vendin e të cilit derdhën gjak të pafajshëm.+
20 Kurse Juda do të banohet përgjithmonëdhe Jerusalemi, brez pas brezi.+
21 Ata* do t’i quaj të pafajshëm, ndonëse i kam konsideruar fajtorë,+dhe Jehovai do të banojë në Sion.»+
Shënimet
^ Ose «ultësirën».
^ Do të thotë «Jehovai është gjykatës».
^ Fjalë për fjalë «Shenjtërohuni».
^ Fjalë për fjalë «Farkëtojini».
^ Domethënë, një mjet hekuri që përdorej për të çarë dheun.
^ Ose «luftëtarët».
^ Ose «ultësirën».
^ Ose «Ultësirën».
^ Ose «Ultësirën».
^ Ose «të panjohurit».
^ Ose «Vadin». Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «Gjakun e tyre».