Jonai 2:1-10

  • Lutja e Jonait në barkun e peshkut (1-9)

  • Peshku e vjell Jonain në tokë të thatë (10)

2  Atëherë, nga barku i peshkut, Jonai iu lut Jehovait, Perëndisë së tij+  dhe tha: «Në ankthin tim i thirra Jehovait, dhe ai m’u përgjigj.+ Nga thellësia* e Varrit* thirra për ndihmë,+dhe ti e dëgjove zërin tim.   Kur më hodhe në thellësi, në zemër të detit,rrymat më gllabëruan.+ Gjithë dallgët e tua të fuqishme më pushtuan.+   Unë thashë: ‘Larg syve të tu më ke flakur. A do ta shoh vallë sërish tempullin tënd të shenjtë?’   Ujërat më përpinë për vdekje,*+të thellat ujëra më mbështollën,leshterikët m’u përdrodhën rreth kokës.   U fundosa deri në themelet e maleve. Toka i mbylli shulat e saj pas meje përgjithnjë. Por ti, o Jehova, Perëndia im, nga gropa më nxore gjallë.+   Kur shpirti* po më tretej, ty të kujtova, o Jehova.+ Atëherë lutja ime mbërriti te ti, në tempullin tënd të shenjtë.+   Kush u përkushtohet idhujve të kotë, e harron burimin e dashurisë besnike.*   Kurse unë, me shprehje falënderimi do të të bëj flijime. Zotimin që kam marrë, do ta mbaj.+ Shpëtimi vjen nga Jehovai.»+ 10  S’kaloi shumë dhe Jehovai e urdhëroi peshkun që ta villte Jonain në tokë të thatë, e kështu ndodhi.

Shënimet

Fjalë për fjalë «barku».
Ose «e Sheolit», pra, të varrit të përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ose «më pushtuan deri në shpirt».
Një mundësi tjetër «besnikërinë e tij».