Josiu 15:1-63

  • Trashëgimia e Judës (1-12)

  • Vajza e Kalebit merr tokë (13-19)

  • Qytetet e Judës (20-63)

15  Vendi që i ra me short*+ fisit të Judës, sipas familjeve, shtrihej deri në kufi me Edomin,+ madje deri në shkretëtirën e Zinit dhe në skajin jugor të Negebit.  Kufiri i tij jugor fillonte nga skaji i Detit të Kripur,*+ pra nga gjiri me pamjen nga jugu,  shtrihej drejt jugut deri në të përpjetën e Akrabimit+ dhe kalonte nëpër Zin. Pastaj kalonte në jug të Kadesh-Barneas,+ vazhdonte nëpër Hezron, ngjitej deri në Adar dhe kthente në drejtim të Karkaut.  Pastaj kalonte në Azmon,+ shtrihej deri në vadin* e Egjiptit+ dhe mbaronte në det.* Ky ishte kufiri jugor.  Kufiri lindor ishte Deti i Kripur* deri në mbarim të Jordanit. Kufiri në cepin verior ishte gjiri i detit, në mbarim të Jordanit.+  Kufiri ngjitej deri në Beth-Hoglah,+ kalonte në veri të Beth-Arabahut+ dhe ngjitej deri te guri i Bohanit,+ birit të Rubenit.  Në luginën* e Akorit+ ngjitej deri në Debir, kthente drejt veriut deri në Gilgal,+ përballë së përpjetës së Adumimit, që është në jug të luginës,* pastaj kufiri kalonte në ujërat e En-Shemeshit+ dhe mbaronte në En-Rogel.+  Ngjitej në Luginën e Birit të Hinomit+ deri në shpatin jugor të jebusitëve,+ domethënë në Jerusalem.+ Pastaj kufiri ngjitej deri në majën e malit që ngrihet përballë Luginës së Hinomit në perëndim, që është në skaj të luginës* së Refaimit në veri.  Kufiri shkonte nga maja e malit deri te burimi i ujërave të Neftoahut+ dhe shtrihej deri në qytetet e malit të Efronit. Pastaj kufiri shkonte deri në Baalah, domethënë në Kiriat-Jearim.+ 10  Nga Baalahu kthente në perëndim të malit të Seirit dhe kalonte në shpatin verior të malit të Jearimit, domethënë në Kesalon. Pastaj zbriste në Beth-Shemesh+ dhe kalonte nëpër Timnah.+ 11  Kufiri shtrihej deri në shpatin verior të Ekronit+ dhe shkonte deri në Shikeron, kalonte në malin e Baalahut, shtrihej deri në Jabnel dhe mbaronte në det. 12  Kufiri perëndimor ishte Deti i Madh*+ me bregun e tij. Këta ishin kufijtë përreth territorit të pasardhësve të Judës sipas familjeve të tyre. 13  Ashtu siç e urdhëroi Jehovai, Josiu i dha Kalebit,+ birit të Jefunehut, një pjesë mes pasardhësve të Judës, domethënë Kiriat-Arbën (Arba ishte ati i Anakut), pra Hebronin.+ 14  Kështu Kalebi dëboi që andej tre bijtë e Anakut:+ Sheshain, Ahimanin dhe Talmain,+ pasardhës të Anakut. 15  Që këtej, ai pastaj shkoi për të luftuar kundër banorëve të Debirit+ (që më parë quhej Kiriat-Sefer). 16  Në atë kohë Kalebi tha: «Atij që sulmon Kiriat-Seferin dhe e pushton, do t’i jap për grua vajzën time, Aksën.» 17  Dhe qytetin e pushtoi Otnieli,+ biri i Kenazit,+ vëllait të Kalebit, kështu që ai i dha për grua vajzën, Aksën.+ 18  Ndërsa po shkonte në shtëpinë e burrit, ajo i tha të shoqit t’i kërkonte babait të saj* një arë, dhe pastaj zbriti nga gomari.* Kalebi e pyeti: «Çfarë do?»+ 19  Ajo iu përgjigj: «Të lutem, më beko me një dhuratë, sepse toka që më dhe në jug* është e thatë, prandaj më jep edhe Gulot-Maimin.»* Kështu ai i dha Gulotin e Sipërm dhe Gulotin e Poshtëm. 20  Kjo ishte trashëgimia e fisit të Judës, sipas familjeve. 21  Në skaj të territorit të fisit të Judës, në drejtim të kufirit me Edomin+ në jug, qytetet ishin këto: Kabzeli, Ederi, Jaguri, 22  Kinahu, Dimonahu, Adadahu, 23  Kedeshi, Hazori, Ithnani, 24  Zifi, Telemi, Bealoti, 25  Hazor-Hadatahu, Keriot-Hezroni, domethënë Hazori, 26  Amami, Shemai, Moladahu,+ 27  Hazar-Gadahu, Heshmoni, Beth-Peleti,+ 28  Hazar-Shuali, Ber-Sheba,+ Biziotiahu, 29  Baalahu, Ijimi, Ezemi, 30  Eltoladi, Kesili, Hormahu,+ 31  Ziklagu,+ Madmanahu, Sansanahu, 32  Lebaoti, Shilhimi, Aini dhe Rimoni+​—gjithsej 29 qytete bashkë me fshatrat e tyre. 33  Në Shefelah+ ishin: Eshtaoli, Zorahu,+ Ashnahu, 34  Zanoahu, En-Ganimi, Tapuahu, Enami, 35  Jarmuthi, Adulami,+ Sokohu, Azekahu,+ 36  Sharaimi,+ Aditaimi, Gederahu dhe Gederotaimi*—14 qytete me fshatrat e tyre. 37  Zenani, Hadashahu, Migdal-Gadi, 38  Dileani, Mizpehu, Joktheli, 39  Lakishi,+ Bozkati, Egloni, 40  Kaboni, Lahmami, Kitlishi, 41  Gederoti, Beth-Dagoni, Namahu dhe Makedahu+—16 qytete me fshatrat e tyre. 42  Libnahu,+ Eteri, Ashani,+ 43  Iftahu, Ashnahu, Nezibi, 44  Kejlahu, Akzibi dhe Mareshahu—9 qytete me fshatrat e tyre. 45  Ekroni me fshatrat dhe vendbanimet e tij; 46  nga Ekroni drejt perëndimit, tërë ato që ishin përgjatë Ashdodit me fshatrat e tyre. 47  Ashdodi,+ fshatrat dhe vendbanimet e tij; Gaza,+ fshatrat dhe vendbanimet e saj deri në vadin* e Egjiptit, në Detin e Madh* dhe në rajonet fqinje.+ 48  Në rajonin malor: Shamiri, Jatiri,+ Sokohu, 49  Danahu, Kiriat-Sanahu, domethënë Debiri, 50  Anabi, Eshtemohu,+ Animi, 51  Gosheni,+ Holoni dhe Gilohu+—11 qytete me fshatrat e tyre. 52  Arabi, Dumahu, Eshani, 53  Janumi, Beth-Tapuahu, Afekahu, 54  Humtahu, Kiriat-Arba, domethënë Hebroni,+ dhe Siori—9 qytete me fshatrat e tyre. 55  Maoni,+ Karmeli, Zifi,+ Jutahu, 56  Jezreli, Jokdeami, Zanoahu, 57  Kaini, Gibeahu dhe Timnahu+—10 qytete me fshatrat e tyre. 58  Halhuli, Beth-Zuri, Gedori, 59  Marati, Beth-Anoti dhe Eltekoni—6 qytete me fshatrat e tyre. 60  Kiriat-Baali, domethënë Kiriat-Jearimi,+ dhe Rabahu—2 qytete me fshatrat e tyre. 61  Në shkretëtirë: Beth-Arabahu,+ Midini, Sekakahu, 62  Nibshani, Qyteti i Kripës dhe En-Gedi+—6 qytete me fshatrat e tyre. 63  Kurse jebusitët+ që banonin në Jerusalem,+ burrat e Judës nuk i dëbuan dot,+ prandaj jebusitët vazhdojnë të banojnë edhe sot e kësaj dite në Jerusalem me popullin e Judës.

Shënimet

Ose «iu caktua».
Domethënë, i Detit të Vdekur.
Domethënë, në Detin e Madh, në Mesdhe.
Domethënë, Deti i Vdekur.
Ose «ultësirën».
Ose «të vadit». Shih Fjalorthin.
Ose «ultësirës».
Domethënë, Mesdheu.
Domethënë, Kalebit.
Një mundësi tjetër «përplasi duart ndërsa ishte mbi gomar».
Ose «Negeb».
Do të thotë «basene uji».
Një mundësi tjetër «Gederahu dhe vathat e tij».
Domethënë, në Mesdhe.