Josiu 21:1-45

  • Qytetet për levitët (1-42)

    • Për pasardhësit e Aronit (9-19)

    • Për pjesën tjetër të kehathitëve (20-26)

    • Për gershonitët (27-33)

    • Për meraritët (34-40)

  • Premtimet e Jehovait përmbushen (43-45)

21  Krerët e shtëpive atërore të levitëve iu afruan priftit Eleazar,+ Josiut, birit të Nunit, dhe krerëve të shtëpive atërore të fiseve të Izraelit,  dhe folën me ta në Shiloh,+ në vendin e Kananit. U thanë: «Jehovai urdhëroi me anë të Moisiut që të na jepeshin qytete për të banuar, bashkë me kullotat e tyre për bagëtinë tonë.»+  Prandaj, sipas urdhrit të Jehovait, izraelitët ua dhanë levitëve qytetet+ bashkë me kullotat, duke i hequr nga vetë trashëgimia e tyre.+  Shorti i parë u ra familjeve të kehathitëve;+ këtyre levitëve, që ishin pasardhës të priftit Aron, iu dhanë me short* 13 qytete nga fisi i Judës,+ nga fisi i Simeonit+ dhe nga fisi i Beniaminit.+  Pjesës tjetër të kehathitëve iu caktuan* 10 qytete nga familjet e fisit të Efraimit,+ nga fisi i Danit dhe nga gjysma e fisit të Manaseut.+  Gershonitëve+ iu caktuan 13 qytete nga familjet e fisit të Isaharit, nga fisi i Asherit, nga fisi i Neftalit dhe nga gjysma e fisit të Manaseut në Bashan.+  Meraritëve,+ sipas familjeve, iu caktuan 12 qytete nga fisi i Rubenit, nga fisi i Gadit dhe nga fisi i Zabulonit.+  Kështu, izraelitët u dhanë me short levitëve qytetet me kullotat e tyre, siç kishte urdhëruar Jehovai me anë të Moisiut.+  Pra, nga fisi i Judës dhe nga fisi i Simeonit, ata dhanë këto qytete të përmendura këtu me emër,+ 10  dhe ato iu dhanë levitëve, pasardhësve të Aronit nga familjet e kehathitëve, sepse shorti i parë u ra atyre. 11  Në rajonin malor të Judës, ata u dhanë Hebronin,+ domethënë Kiriat-Arbën+ (Arba ishte ati i Anakut) me kullotat e tij rreth e qark. 12  Kurse fushën e qytetit dhe fshatrat e tij ia dhanë për pronë Kalebit, birit të Jefunehut.+ 13  Bijve të priftit Aron u dhanë: qytetin e strehimit për atë që i shkakton vdekjen dikujt,+ pra Hebronin+ me kullotat e tij, si edhe Libnahun+ me kullotat e tij, 14  Jatirin+ me kullotat e tij, Eshtemoan+ me kullotat e tij, 15  Holonin+ me kullotat e tij, Debirin+ me kullotat e tij, 16  Ainin+ me kullotat e tij, Jutahun+ me kullotat e tij dhe Beth-Shemeshin me kullotat e tij, gjithsej nëntë qytete nga këto dy fise. 17  Nga fisi i Beniaminit u dhanë: Gibeonin+ me kullotat e tij, Gebën me kullotat e tij,+ 18  Anatothin+ me kullotat e tij dhe Almonin me kullotat e tij, gjithsej 4 qytete. 19  Të gjitha qytetet që iu dhanë priftërinjve, pasardhësve të Aronit, ishin 13 qytete me kullotat e tyre.+ 20  Pjesës tjetër të familjeve të Kehathit, nga levitët, iu dhanë me short qytetet nga fisi i Efraimit. 21  Atyre u dhanë qytetin e strehimit për atë që i shkakton vdekjen dikujt,+ pra Sikemin+ me kullotat e tij në rajonin malor të Efraimit, Gezerin+ me kullotat e tij, 22  Kibzaimin me kullotat e tij dhe Beth-Horonin+ me kullotat e tij, gjithsej 4 qytete. 23  Nga fisi i Danit u dhanë: Eltekeun me kullotat e tij, Gibetonin me kullotat e tij, 24  Ajalonin+ me kullotat e tij dhe Gath-Rimonin me kullotat e tij, gjithsej 4 qytete. 25  Nga gjysma e fisit të Manaseut u dhanë: Tanakun+ me kullotat e tij dhe Gath-Rimonin me kullotat e tij, gjithsej 2 qytete. 26  Të gjitha qytetet bashkë me kullotat e tyre që mori pjesa tjetër e familjeve të kehathitëve ishin 10 qytete. 27  Gershonitët,+ nga familjet e levitëve, morën nga gjysma e fisit të Manaseut qytetin e strehimit për atë që i shkakton vdekjen dikujt, pra Golanin,+ në Bashan, me kullotat e tij dhe Beshterahun me kullotat e tij, gjithsej 2 qytete. 28  Nga fisi i Isaharit u dhanë:+ Kishionin me kullotat e tij, Daberatin+ me kullotat e tij, 29  Jarmuthin me kullotat e tij dhe En-Ganimin me kullotat e tij, gjithsej 4 qytete. 30  Nga fisi i Asherit u dhanë:+ Mishalin me kullotat e tij, Abdonin me kullotat e tij, 31  Helkatin+ me kullotat e tij dhe Rehobin+ me kullotat e tij, gjithsej 4 qytete. 32  Nga fisi i Neftalit: qytetin e strehimit+ për atë që i shkakton vdekjen dikujt, pra Kedeshin,+ në Galile, me kullotat e tij, Hamot-Dorin me kullotat e tij dhe Kartanin me kullotat e tij, gjithsej 3 qytete. 33  Të gjitha qytetet e gershonitëve, sipas familjeve, ishin 13 qytete me kullotat e tyre. 34  Familjet e meraritëve,+ pjesa tjetër e levitëve, morën nga fisi i Zabulonit:+ Jokneamin+ me kullotat e tij, Kartahun me kullotat e tij, 35  Dimnahun me kullotat e tij dhe Nahalalin+ me kullotat e tij, gjithsej 4 qytete. 36  Nga fisi i Rubenit u dhanë: Bezerin+ me kullotat e tij, Jahazin me kullotat e tij,+ 37  Kedemotin me kullotat e tij dhe Mefatin me kullotat e tij, gjithsej 4 qytete. 38  Nga fisi i Gadit u dhanë:+ qytetin e strehimit për atë që i shkakton vdekjen dikujt, pra Ramotin, në Galad,+ me kullotat e tij, Mahanaimin+ me kullotat e tij, 39  Heshbonin+ me kullotat e tij dhe Jazerin+ me kullotat e tij, gjithsej 4 qytete. 40  Të gjitha qytetet që iu caktuan meraritëve, sipas familjeve, pjesës tjetër të familjeve të levitëve, ishin 12 qytete. 41  Të gjitha qytetet e levitëve mes zotërimit të izraelitëve ishin 48 qytete bashkë me kullotat e tyre.+ 42  Secili nga këto qytete kishte kullota rreth e qark; kështu ishte për të gjitha qytetet. 43  Pra, Jehovai i dha Izraelit tërë vendin që ishte betuar se do t’ua jepte paraardhësve të tyre,+ dhe ata e morën në zotërim e banuan atje.+ 44  Për më tepër, Jehovai u dha prehje nga gjithë armiqtë rreth e qark, pikërisht siç u ishte betuar paraardhësve të tyre.+ Asnjë nga tërë armiqtë nuk u bëri dot ballë.+ Jehovai ua dha në dorë tërë armiqtë.+ 45  Asnjë fjalë* nuk mbeti pa u plotësuar nga gjithë gjërat e mira që Jehovai i kishte premtuar shtëpisë së Izraelit; të gjitha dolën të vërteta.+

Shënimet

Ose «iu caktuan».
Ose «iu dhanë me short».
Ose «premtim».