Josiu 23:1-16
23 Shumë kohë pasi Jehovai i kishte dhënë Izraelit prehje+ nga tërë armiqtë e tij rreth e qark, kur Josiu ishte i moshuar dhe po i afrohej fundit të jetës,+
2 ai thirri tërë Izraelin+ dhe pleqtë—krerët, gjykatësit dhe të parët e tij+—dhe u tha: «Unë jam i plakur, i shkuar në moshë.
3 Ju i keni parë vetë gjithë sa u bëri Jehovai, Perëndia juaj, tërë këtyre kombeve për ju, sepse ai që luftonte për ju ishte Jehovai, Perëndia juaj.+
4 Ja, caktova me short+ si trashëgimi për fiset tuaja tokën e kombeve që mbetën,+ si edhe të gjithë tokën e kombeve që shfarosa,+ që nga Jordani deri në Detin e Madh* në perëndim.
5 Ishte Jehovai, Perëndia juaj, ai që i përzuri vazhdimisht para syve tuaj.+ Ai i dëboi* për ju, dhe ju e shtitë në dorë vendin e tyre, ashtu siç premtoi Jehovai, Perëndia juaj.+
6 Tani duhet të jeni shumë guximtarë që të zbatoni dhe të respektoni gjithçka që është shkruar në librin e Ligjit+ të Moisiut, pa u larguar kurrë prej tij as djathtas, as majtas,+
7 dhe pa u përzier kurrë me këto kombe+ që mbeten mes jush. Madje as nuk duhet t’i përmendni emrat e perëndive të tyre,+ as nuk duhet të betoheni për ta, nuk duhet t’u shërbeni kurrë dhe as duhet të përkuleni para tyre.+
8 Por duhet të qëndroni të lidhur ngushtë me Jehovain, Perëndinë tuaj,+ siç keni bërë deri më sot.
9 Jehovai do të përzërë kombe të mëdha e të fuqishme para syve tuaj,+ sepse askush nuk ju ka bërë dot ballë deri më sot.+
10 Një burrë i vetëm nga ju do të ndjekë një mijë prej tyre,+ sepse Jehovai, Perëndia juaj, lufton për ju,+ ashtu siç ju premtoi.+
11 Prandaj bëni gjithnjë kujdes+ që të mos ju shuhet dashuria për Jehovain, Perëndinë tuaj.+
12 Por nëse ndodh që e braktisni dhe lidheni me ata që kanë ngelur nga këto kombe,+ të cilët qëndrojnë mes jush, dhe lidhni martesa*+ e shoqëroheni me ta,
13 ta dini mirë se Jehovai, Perëndia juaj, nuk do t’i dëbojë* më këto kombe për ju.+ Ato do t’ju bëhen një grackë, një lak, një kamxhik në shpinë+ dhe halë në sy, derisa të zhdukeni nga ky vend i mirë që ju ka dhënë Jehovai, Perëndia juaj.
14 Ja, unë jam në prag të vdekjes* dhe ju e dini mirë me gjithë zemër e me gjithë shpirt* se nuk mbeti pa u plotësuar as edhe një fjalë nga të gjitha të mirat që ju premtoi Jehovai, Perëndia juaj. Të gjitha dolën të vërteta. Asnjë nuk mbeti pa u plotësuar.+
15 Por, siç u plotësuan gjithë gjërat e mira që ju premtoi Jehovai, Perëndia juaj,+ po ashtu Jehovai do të sjellë mbi ju tërë të këqijat që ka thënë,* dhe do t’ju shfarosë nga ky vend i mirë që Jehovai, Perëndia juaj, ju ka dhënë.+
16 Nëse shkelni besëlidhjen që Jehovai, Perëndia juaj, ju urdhëroi të respektonit, nëse shkoni e u shërbeni perëndive të tjera dhe përkuleni para tyre, atëherë Jehovait do t’i ndizet zemërimi kundër jush+ e do të zhdukeni menjëherë nga ky vend i mirë që ju ka dhënë.»+