Josiu 5:1-15
5 Sapo dëgjuan se Jehovai kishte tharë ujërat e Jordanit para izraelitëve derisa kaluan, të gjithë mbretërve të amoritëve+ që ishin në anën perëndimore* të Jordanit dhe të gjithë mbretërve të kananitëve+ që ishin buzë detit, iu mpak zemra*+ dhe nuk u mbeti më fije guximi* për shkak të izraelitëve.+
2 Në atë kohë, Jehovai i tha Josiut: «Bëj thika stralli dhe rrethprit*+ burrat e Izraelit.»
3 Kështu Josiu bëri thika stralli dhe rrethpreu burrat e Izraelit në Gibeath-Haralot.*+
4 Josiu i rrethpreu për këtë arsye: të gjithë burrat e Izraelit, pra, tërë luftëtarët* që dolën nga Egjipti, kishin vdekur gjatë udhëtimit nëpër shkretëtirë pas daljes nga Egjipti.+
5 Të gjithë këta burra që dolën nga Egjipti ishin të rrethprerë, kurse ata që lindën gjatë udhëtimit nëpër shkretëtirë pas daljes nga Egjipti, nuk ishin të rrethprerë.
6 Për 40 vjet,+ izraelitët ecën nëpër shkretëtirë derisa vdiqën tërë luftëtarët që dolën nga Egjipti. Këta nuk iu bindën zërit të Jehovait+ dhe Jehovai u betua se nuk do t’i linte kurrë ta shihnin atë vend+ për të cilin Jehovai u ishte betuar paraardhësve të tyre se do t’ia jepte popullit të tij,*+ një vend ku rrjedh qumësht e mjaltë.+
7 Prandaj vendin e tyre, e zunë bijtë e tyre,+ të cilët Josiu i rrethpreu, sepse ata nuk i kishin rrethprerë gjatë udhëtimit.
8 Kur përfunduan rrethprerjen e tërë kombit, populli qëndroi atje ku kishte ngritur kampin, derisa burrat morën veten.
9 Atëherë Jehovai i tha Josiut: «Sot e hoqa larg jush poshtërimin e Egjiptit.» Prandaj ai vend u quajt Gilgal,*+ dhe atë emër mban edhe sot e kësaj dite.
10 Izraelitët qëndruan të fushuar në Gilgal, në rrafshinat e shkreta të Jerikosë, dhe mbajtën Festën e Kalimit* mbrëmjen e ditës së 14-të të muajit.+
11 Që të nesërmen e Festës së Kalimit, ata nisën të hanin nga prodhimet e vendit: bukë pa maja+ dhe drithë të pjekur.
12 Kështu, ditën tjetër, kur hëngrën nga prodhimet e vendit, mana ndaloi; për izraelitët nuk pati më manë,+ por atë vit filluan të hanin prodhimin e vendit të Kananit.+
13 Kur gjendej afër Jerikosë, Josiu ngriti sytë dhe pa një burrë+ me shpatë në dorë+ që qëndronte përpara tij. Josiu iu afrua dhe e pyeti: «Je me ne apo me kundërshtarët tanë?»
14 Ai iu përgjigj: «Unë kam ardhur* si princ* i ushtrisë së Jehovait.»+ Me të dëgjuar këtë, Josiu u përkul me fytyrë përtokë para tij dhe i tha: «Çfarë ka për t’i thënë zotëria im shërbëtorit të tij?»
15 Princi i ushtrisë së Jehovait iu përgjigj Josiut: «Hiqi sandalet nga këmbët, sepse vendi ku po rri, është i shenjtë.» Dhe Josiu i hoqi menjëherë.+
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «dhe tek ata nuk kishte më asnjë frymë».
^ Fjalë për fjalë «iu shkrinë zemrat».
^ Fjalë për fjalë «anën drejt detit».
^ Fjalë për fjalë «rrethprit për herë të dytë».
^ Do të thotë «kodër e lafshave».
^ Ose «burrat në moshë për luftë».
^ Fjalë për fjalë «neve».
^ Do të thotë «rrokullis; heq larg».
^ Ose «mbajtën Pashkën». Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «Jo, por unë kam ardhur».
^ Ose «kreu».