Levitiku 17:1-16

  • Tabernakulli, vendi i flijimeve (1-9)

  • Ndalohet ngrënia e gjakut (10-14)

  • Rregulla për kafshët e ngordhura (15, 16)

17  Jehovai i tha akoma Moisiut:  «Thuaju Aronit, djemve të tij dhe tërë izraelitëve: ‘Kështu urdhëron Jehovai:  Nëse dikush nga shtëpia e Izraelit flijon* në kamp ose jashtë tij ndonjë kokë nga bagëtia e trashë a nga bagëtia e imët,  kur faktikisht duhet ta çojë flijimin në hyrje të tendës së takimit për t’ia paraqitur Jehovait si blatim para tabernakullit të Jehovait, ai do të quhet fajtor gjaku. Ai njeri ka derdhur gjak, prandaj duhet shfarosur* nga gjiri i popullit.  Kjo bëhet me qëllim që flijimet që deri tani i kanë bërë në vend të hapur, izraelitët t’i sjellin te Jehovai, në hyrje të tendës së takimit, e t’ia japin priftit; ata duhet t’ia paraqitin ato Jehovait si flijime në bashkësi.+  Prifti do të spërkatë me gjakun e flijimeve altarin e Jehovait në hyrje të tendës së takimit dhe dhjamin do ta vërë të digjet e të nxjerrë tym si aromë të këndshme* për Jehovain.+  Kështu, nuk do t’u bëni më flijime demonëve në formë cjapi,*+ te të cilët e shitni veten si prostitutë.+ Ky do të jetë një ligj i pandryshueshëm për ju, brez pas brezi.’  Thuaju: “Nëse dikush nga shtëpia e Izraelit ose nga ata që banojnë si të ardhur mes jush, bën një blatim të djegur a flijim  dhe nuk e sjell në hyrje të tendës së takimit për t’ia paraqitur Jehovait, duhet shfarosur* nga gjiri i popullit.+ 10  Nëse dikush nga shtëpia e Izraelit ose nga të huajt që banojnë mes jush, ha çfarëdolloj gjaku,+ unë do të kthehem* kundër atij* që ha gjak dhe pa diskutim do ta shfaros* nga gjiri i popullit, 11  sepse jeta* e çdo krijese është në gjak,+ dhe unë jua kam dhënë që të bëni shlyerjen me të për veten* tuaj mbi altar,+ sepse gjaku bën shlyerjen+ nëpërmjet jetës* që është në të. 12  Prandaj u kam thënë izraelitëve: ‘Asnjë* nga ju të mos hajë gjak, dhe asnjë nga të huajt që banon mes jush,+ nuk duhet të hajë gjak.’+ 13  Nëse ndonjë izraelit a i huaj që banon mes jush, del për gjah dhe zë një kafshë a shpend që mund të hahet, ai do t’ia derdhë gjakun+ dhe do ta mbulojë me dhé, 14  sepse jeta* e çdo krijese është gjaku i saj, meqë jeta* është në gjak. Prandaj u thashë izraelitëve: ‘Mos hani gjakun e asnjë krijese, sepse jeta* e çdo krijese është gjaku i saj. Kushdo që e ha, do të shfaroset.’*+ 15  Nëse dikush,* qoftë vendës, qoftë i huaj, gjen dhe ha mishin e një kafshe të ngordhur ose të shqyer nga egërsirat,+ do të lajë rrobat dhe trupin me ujë, e do të jetë i papastër deri në mbrëmje;+ pas kësaj do të jetë i pastër. 16  Por nëse nuk i lan rrobat dhe trupin,* do të përgjigjet për fajin e vet.”»+

Shënimet

Ose «ther».
Ose «duhet ekzekutuar».
Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».
Fjalë për fjalë «cjepve».
Ose «duhet ekzekutuar».
Fjalë për fjalë «do të kthej fytyrën».
Ose «shpirtit».
Ose «do ta ekzekutoj».
Ose «shpirtit».
Ose «shpirtin».
Ose «shpirti».
Ose «Asnjë shpirt».
Ose «shpirti».
Ose «do të ekzekutohet».
Ose «shpirti».
Ose «shpirti».
Ose «një shpirt».
Fjalë për fjalë «mishin e vet».