Levitiku 22:1-33

  • Pastërtia priftërore dhe ngrënia e gjërave të shenjta (1-16)

  • Pranohen vetëm kafshë të shëndetshme (17-33)

22  Jehovai i tha akoma Moisiut:  «Thuaju Aronit dhe djemve të tij që të bëjnë kujdes si i përdorin* gjërat e shenjta të izraelitëve e të mos e përdhosin emrin tim të shenjtë+ me gjërat që ata m’i shenjtërojnë mua.+ Unë jam Jehovai!  Thuaju: ‘Gjatë tërë brezave tuaj, kushdo nga pasardhësit tuaj që u afrohet kur është i papastër gjërave të shenjta, të cilat izraelitët m’i shenjtërojnë mua, Jehovait, do të shfaroset nga prania ime.+ Unë jam Jehovai!  Askush nga pasardhësit e Aronit që ka lebër+ ose sekrecione nga organi gjinor+ nuk mund t’i hajë gjërat e shenjta derisa të pastrohet.+ Nuk mund të hajë as ai që prek dikë që është bërë i papastër nga një i vdekur,+ as ai që ka lëshim fare,+  as ai që prek ndonjë krijesë të vogël e të papastër që rri në tufa+ dhe as ai që prek dikë që për ndonjë arsye është i papastër dhe mund ta bëjë edhe atë të papastër.+  Ai* që prek ndonjë nga këto, do të jetë i papastër deri në mbrëmje dhe s’mund të hajë nga gjërat e shenjta, por duhet të lajë trupin me ujë.+  Pas perëndimit të diellit do të jetë i pastër dhe mund të hajë nga gjërat e shenjta, sepse janë ushqimi i tij.+  Gjithashtu nuk duhet të hajë ndonjë kafshë që gjendet e ngordhur ose e shqyer nga egërsirat, që të mos bëhet i papastër prej saj.+ Unë jam Jehovai!  Ata duhet të përmbushin detyrimin që kanë ndaj meje që të mos mëkatojnë, e kështu të dënohen me vdekje, ngaqë përdhosin gjërat e shenjta. Unë, Jehovai, po i shenjtëroj. 10  Asnjë njeri i paautorizuar* nuk mund të hajë ndonjë gjë të shenjtë.+ Asnjë i huaj që është mysafir i priftit dhe asnjë i punësuar nuk mund të hajë ndonjë gjë të shenjtë. 11  Por nëse prifti e ka blerë dikë* me paratë e veta, personi mund të hajë; edhe skllevërit e lindur në shtëpinë e tij mund të hanë nga ushqimi i tij.+ 12  Nëse vajza e priftit martohet me dikë që nuk është prift,* ajo nuk mund të hajë nga kontributi i shenjtë. 13  Por nëse vajza e priftit mbetet vejushë ose divorcohet e s’ka fëmijë, dhe kthehet në shtëpinë e të atit si në rininë e saj, mund të hajë nga ushqimi i të atit;+ gjithsesi asnjë njeri i paautorizuar* nuk mund të hajë. 14  Nëse dikush ha pa dashje një gjë të shenjtë, ai do t’i shtojë një të pestën e vlerës dhe do t’ia kthejë priftit blatimin e shenjtë.+ 15  Prandaj priftërinjtë nuk duhet t’i përdhosin gjërat e shenjta që izraelitët japin si kontribut për Jehovain,+ 16  duke i lejuar izraelitët që të hanë gjërat e tyre të shenjta, e si pasojë të bëhen fajtorë e të ndëshkohen për këtë, sepse unë, Jehovai, jam ai që i shenjtëron.’» 17  Më pas Jehovai i tha Moisiut: 18  «Thuaju Aronit, djemve të tij dhe tërë izraelitëve: ‘Kur një izraelit ose i ardhur në Izrael paraqit një blatim të djegur+ para Jehovait si blatim zotimi a si blatim vullnetar,+ 19  duhet të paraqitë një mashkull të shëndetshëm+ nga bagëtia e trashë a nga bagëtia e imët, me qëllim që të pranohet e të ketë miratimin e Perëndisë. 20  Mos paraqitni asgjë me të meta,+ sepse ajo nuk do të pranohet e nuk do të ketë miratimin e Perëndisë. 21  Nëse dikush i paraqit Jehovait një flijim në bashkësi+ si blatim zotimi ose si blatim vullnetar, që ai ta pranojë e ta miratojë, duhet të sjellë një kafshë të shëndetshme e pa asnjë të metë nga bagëtia e imët ose e trashë. 22  Nuk duhet paraqitur asnjë kafshë e verbër, me thyerje, prerje, iriqë, dregëza ose qere; nuk duhet paraqitur asnjë prej tyre para Jehovait dhe nuk duhet vënë mbi altar një blatim i tillë për Jehovain. 23  Bagëtia e trashë ose e imët që ka një gjymtyrë më të gjatë ose më të shkurtër se tjetra, mund të paraqitet si blatim vullnetar, por nëse paraqitet si blatim zotimi, s’do të pranohet dhe s’do të ketë miratimin e Perëndisë. 24  Mos i paraqitni Jehovait një kafshë me testikuj të dëmtuar, të shtypur, të shkulur ose të prerë; nuk duhet të paraqitni kafshë të tilla as në vendin që po ju jap. 25  Mos pranoni nga dora e një të huaji asnjë nga këto, që t’i paraqitni si bukë* për Perëndinë tuaj, sepse janë të gjymtuara dhe me të meta. Ato s’do të pranohen e s’do të kenë miratimin e Perëndisë.’» 26  Jehovai i tha akoma Moisiut: 27  «Kur lind një viç, një qengj a një kec, ai do të rrijë me të ëmën shtatë ditë.+ Nëse paraqitet si blatim, si blatim i bërë me zjarr për Jehovain, nga dita e tetë e më pas, atëherë do të pranohet e do të ketë miratimin e Perëndisë. 28  Mos therni asnjë kokë bagëti të trashë a të imët në të njëjtën ditë me të voglin e vet.+ 29  Nëse i bëni Jehovait një flijim falënderimi,+ duhet ta bëni në atë mënyrë që Ai ta pranojë e ta miratojë. 30  Flijimi duhet ngrënë po atë ditë dhe mos lini asgjë për të nesërmen në mëngjes.+ Unë jam Jehovai! 31  Ndiqni dhe zbatoni urdhërimet e mia.+ Unë jam Jehovai! 32  Mos e përdhosni emrin tim të shenjtë+ dhe më shenjtëroni mes izraelitëve.+ Unë, Jehovai, po ju shenjtëroj,+ 33  unë që ju nxora nga Egjipti, për të qenë Perëndia juaj.+ Unë jam Jehovai!»

Shënimet

Fjalë për fjalë «të rrinë larg».
Ose «Shpirti».
Fjalë për fjalë «Asnjë i huaj», pra, askush që nuk ishte nga familja e Aronit.
Ose «një shpirt».
Ose «me një të huaj».
Fjalë për fjalë «asnjë i huaj», pra, askush që nuk ishte nga familja e Aronit.
Ose «ushqim», u referohet flijimeve.