Levitiku 23:1-44
23 Jehovai i tha akoma Moisiut:
2 «Thuaju izraelitëve: ‘Festat stinore+ të Jehovait që duhet të shpallni,+ janë asamble të shenjta; ato janë festat e mia stinore.
3 Mund të punoni gjashtë ditë, por dita e shtatë është sabat, pushim i plotë,+ një asamble e shenjtë. Mos bëni asnjë punë. Kudo që të banoni, do të jetë sabat për Jehovain.+
4 Këto janë festat stinore të Jehovait, asambletë e shenjta, që duhet të shpallni në kohën e caktuar:
5 ditën e 14-të të muajit të parë,+ në të ngrysur,* do të jetë Festa e Kalimit*+ për Jehovain.
6 Ditën e 15-të të atij muaji do të jetë Festa e Bukëve Pa Maja për Jehovain;+ do të hani bukë pa maja për shtatë ditë.+
7 Ditën e parë do të mbani një asamble të shenjtë.+ Nuk duhet të bëni asnjë punë të lodhshme.
8 Megjithatë duhet t’i paraqitni Jehovait nga një blatim të bërë me zjarr për shtatë ditë. Ditën e shtatë do të mbahet një asamble e shenjtë. Mos bëni asnjë punë të lodhshme.’»
9 Më pas Jehovai i tha Moisiut:
10 «Thuaju izraelitëve: ‘Në fund, kur të keni hyrë në vendin që po ju jap dhe t’i keni korrur arat, çojini priftit një nga duajt e fryteve të para+ të korrjes.+
11 Ai do ta tundë atë nga njëra anë në tjetrën para Jehovait, që ju të keni miratimin e Tij; prifti do ta tundë ditën pas Sabatit.
12 Atë ditë që do të tundet një nga duajt tuaj, duhet t’i paraqitni Jehovait si blatim të djegur një qengj mashkull, të shëndetshëm e njëvjeçar,*
13 dhe bashkë me të, dy të dhjetat e një efe* mielli të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë, blatim të bërë me zjarr për Jehovain, me aromë të këndshme,* si edhe një çerek hini* verë si blatim në pije.
14 Mos hani as bukë, as drithë të pjekur e as drithë të ri deri atë ditë, derisa të sillni blatimin e Perëndisë tuaj. Ky është një ligj i pandryshueshëm për ju brez pas brezi, kudo që të banoni.
15 Nga dita pas Sabatit, dita kur të sillni një nga duajt si blatim të tundur, do të llogaritni shtatë sabate;+ ato duhet të jenë shtatë javë të plota.
16 Pra, duhet të llogaritni 50 ditë,+ deri ditën pas Sabatit të shtatë, dhe pastaj duhet t’i paraqitni Jehovait një blatim në drithë të ri.+
17 Duhet të sillni nga shtëpitë dy bukë si blatim të tundur, të cilat duhen bërë me dy të dhjetat e një efe* mielli të bluar imët, duhen zënë me maja+ dhe duhen pjekur si fryte të para të tokës për Jehovain.+
18 Bashkë me bukët paraqitni shtatë qengja meshkuj, të shëndetshëm e njëvjeçarë, një dem të ri dhe dy desh.+ Ata, së bashku me blatimin e tyre në drithë dhe blatimet e tyre në pije, do të shërbejnë si blatim i djegur për Jehovain, si një blatim i bërë me zjarr, me aromë të këndshme* për Jehovain.
19 Paraqitni një kec si blatim për mëkatin+ dhe dy qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi.+
20 Prifti do t’i tundë nga njëra anë në tjetrën dy qengjat bashkë me bukët e fryteve të para të tokës si blatim të tundur para Jehovait. Ky blatim do të shërbejë si një gjë e shenjtë për Jehovain dhe do t’i takojë priftit.+
21 Po atë ditë do të shpallni+ se do të mbahet një asamble e shenjtë. Mos bëni asnjë punë të lodhshme. Ky është një ligj i pandryshueshëm për ju brez pas brezi, kudo që të banoni.
22 Kur të korrni arat tuaja, mos i korrni deri në cep dhe mos i mblidhni kallinjtë e mbetur në arë.+ Duhet t’i lini për të varfrin*+ dhe të ardhurin.+ Unë jam Jehovai, Perëndia juaj!’»
23 Jehovai i tha akoma Moisiut:
24 «Thuaju izraelitëve: ‘Dita e parë e muajit të shtatë do të jetë pushim i plotë, asamble e shenjtë dhe, si përkujtues të saj, do të dëgjoni buçitjen e trumbetave.+
25 Nuk duhet të bëni asnjë punë të lodhshme dhe duhet t’i paraqitni Jehovait një blatim të bërë me zjarr.’»
26 Më pas Jehovai i tha Moisiut:
27 «Kurse në ditën e dhjetë të muajit të shtatë do të jetë Dita e Shlyerjes.+ Atë ditë duhet të mbani një asamble të shenjtë, duhet të mundoni veten*+ dhe duhet t’i paraqitni Jehovait një blatim të bërë me zjarr.
28 Mos bëni asnjë punë në këtë ditë të veçantë, sepse është dita kur bëhet shlyerja+ për ju para Jehovait, Perëndisë tuaj.
29 Kushdo që nuk e mundon veten* atë ditë, do të shfaroset* nga gjiri i popullit.+
30 Këdo* që do të bëjë ndonjë punë atë ditë, unë do ta zhduk nga gjiri i popullit.
31 Mos bëni asnjë punë. Ky është një ligj i pandryshueshëm për ju brez pas brezi, kudo që të banoni.
32 Ajo ditë është sabat, pushim i plotë për ju, dhe mbrëmjen e ditës së nëntë të muajit, ju do të mundoni veten;+ sabatin duhet ta mbani nga mbrëmja në mbrëmje.»
33 Jehovai i tha akoma Moisiut:
34 «Thuaju izraelitëve: ‘Ditën e 15-të të muajit të shtatë do të jetë Festa e Kasolleve* që do të zgjatë shtatë ditë për Jehovain.+
35 Ditën e parë do të mbahet një asamble e shenjtë, dhe ju nuk duhet të bëni asnjë punë të lodhshme.
36 Për shtatë ditë duhet t’i paraqitni Jehovait nga një blatim të bërë me zjarr. Ditën e tetë do të mbani një asamble të shenjtë+ dhe do t’i paraqitni Jehovait një blatim të bërë me zjarr. Ajo është një asamble solemne dhe ju nuk mund të bëni asnjë punë të lodhshme.
37 Këto janë festat stinore+ të Jehovait që duhet t’i shpallni si asamble të shenjta+ për t’i paraqitur Jehovait blatimin e bërë me zjarr: blatimin e djegur,+ blatimin në drithë+ të flijimit dhe blatimin në pije,+ sipas programit të përditshëm.
38 Këto blatime do t’i paraqitni përveç atyre që paraqitni në sabatet+ e Jehovait, përveç dhuratave tuaja,+ përveç blatimeve të zotimit+ dhe përveç blatimeve tuaja vullnetare,+ të cilat duhet t’ia sillni Jehovait.
39 Por ditën e 15-të të muajit të shtatë, pasi të keni mbledhur prodhimet e tokës, duhet të kremtoni për shtatë ditë+ festën e Jehovait; dita e parë dhe dita e tetë do të jenë ditë për pushim të plotë.+
40 Ditën e parë merrni frytet e pemëve më të zgjedhura, degë palmash,+ degë të dendura pemësh dhe degë plepash nga luginat,* e gëzoni+ për shtatë ditë para Jehovait, Perëndisë tuaj.+
41 Do ta kremtoni si festë për Jehovain shtatë ditë në vit,+ në muajin e shtatë. Ky do të jetë një ligj i pandryshueshëm për ju, brez pas brezi.
42 Duhet të banoni shtatë ditë nëpër kasolle;+ të gjithë vendësit në Izrael duhet të banojnë nëpër kasolle,
43 që brezat tuaj të ardhshëm ta dinë+ se unë i vura izraelitët të banonin nëpër kasolle kur i nxora nga Egjipti.+ Unë jam Jehovai, Perëndia juaj!’»
44 Kështu, Moisiu u foli izraelitëve për festat stinore të Jehovait.
Shënimet
^ Ose «Pashka». Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «midis dy mbrëmjeve».
^ Ose «motak».
^ Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».
^ Një hin ishte 3,67 l. Shih Shtojcën B14.
^ Dy të dhjetat e një efe ishin 4,4 l. Shih Shtojcën B14.
^ Dy të dhjetat e një efe ishin 4,4 l. Shih Shtojcën B14.
^ Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».
^ Ose «të munduarin».
^ «Të mundosh veten» në përgjithësi mendohet se ka të bëjë me forma të ndryshme të vetëmohimit, përfshirë agjërimin.
^ Një mundësi tjetër «që nuk agjëron».
^ Ose «do të ekzekutohet».
^ Ose «Çdo shpirt».
^ Ose «Festa e Strehëve të Përkohshme».
^ Ose «vadet». Shih Fjalorthin.