Levitiku 26:1-46
26 Mos bëni perëndi të kota,+ mos ngrini asnjë shëmbëlltyrë të gdhendur+ a kolonë të shenjtë dhe mos vini në vendin tuaj asnjë skulpturë guri+ për t’u përkulur para saj,+ sepse unë jam Jehovai, Perëndia juaj.
2 Duhet të mbani sabatet e mia dhe të keni nderim të thellë për* shenjtëroren time. Unë jam Jehovai!
3 Nëse vazhdoni të ndiqni e të zbatoni ligjet dhe urdhërimet e mia,+
4 do t’ju jap shira të bollshme në kohën e duhur;+ toka do të japë prodhim+ dhe pemët e fushës do të japin fryte.
5 Koha e shirjes* do të zgjatë deri në kohën e vjeljes së rrushit, dhe vjelja e rrushit do të zgjatë deri në kohën e mbjelljes; do të hani sa të ngopeni e do të banoni të sigurt në vendin tuaj.+
6 Unë do të sjell paqe në vend,+ dhe ju do të flini pa pasur frikë nga askush;+ do të zhduk nga vendi egërsirat, dhe shpata e luftës nuk do ta përshkojë më vendin tuaj.
7 Ju do t’i ndiqni armiqtë, dhe ata do të bien të vdekur nga shpata para jush.
8 Pesë nga ju do të ndjekin 100, dhe 100 nga ju do të ndjekin 10.000, dhe armiqtë tuaj do të bien të vdekur nga shpata para jush.+
9 Unë do t’ju bekoj,* do t’ju bëj të frytshëm e do t’ju shumoj+ dhe do të respektoj besëlidhjen që kam bërë me ju.+
10 Ndërkohë që do të jeni duke ngrënë prodhimin e vitit të shkuar, do t’ju duhet të hiqni prodhimin e vjetër që t’i bëni vend të riut.
11 Do ta vë tabernakullin tim mes jush+ dhe nuk do t’ju hedh poshtë.*
12 Do të eci mes jush dhe do të jem Perëndia juaj,+ e ju do të jeni populli im.+
13 Unë jam Jehovai, Perëndia juaj, që ju nxori nga Egjipti që të mos ishit më skllevër, që theu zgjedhën tuaj dhe ju bëri të ecni me kokat lart.*
14 Por nëse nuk më dëgjoni e nuk i zbatoni gjithë këto urdhërime,+
15 nëse i hidhni poshtë ligjet e mia+ dhe nëse i urreni vendimet e mia gjyqësore, e kështu nuk i zbatoni tërë urdhërimet e mia dhe shkelni besëlidhjen time,+
16 ja çfarë do t’ju bëj: do t’ju fus frikën deri në palcë, do t’ju ndëshkoj me tuberkuloz dhe ethe të forta, që t’ju lënë sytë e t’ju shuhet jeta. Më kot do t’i mbillni arat, sepse frytet e saj do t’i hanë armiqtë tuaj.+
17 Do të kthehem* kundër jush, dhe armiqtë tuaj do t’ju mposhtin.+ Ata që ju urrejnë, do t’ju shtypin,+ dhe ju do t’ia mbathni edhe kur të mos ju ndjekë kush.+
18 Nëse edhe pas gjithë këtyre nuk do të më dëgjoni, do të më duhet t’ju ndëshkoj shtatë herë më shumë për mëkatet tuaja.
19 Unë do ta gjunjëzoj krenarinë tuaj të sëmurë dhe do t’i bëj qiejt si hekur+ e tokën si bakër.
20 Ju do të sfiliteni më kot, pasi toka nuk do të japë prodhim+ dhe pemët nuk do të japin fryte.
21 Dhe nëse vazhdoni të më kundërshtoni e refuzoni të më dëgjoni, atëherë do t’ju godas shtatë herë më shumë, siç e meritojnë mëkatet tuaja.
22 Do të dërgoj mes jush egërsirat e tokës,+ që do t’ju lënë pa fëmijë+ dhe do t’i shuajnë kafshët tuaja shtëpiake; ju do të mbeteni fare pak dhe rrugët do të jenë të shkreta.+
23 Nëse pas këtyre gjërave nuk e pranoni ndreqjen time+ dhe me kokëfortësi vazhdoni të më kundërshtoni,
24 edhe unë do t’ju kundërvihem; unë vetë do t’ju godas shtatë herë për mëkatet tuaja.
25 Do të sjell mbi ju shpatën, që të marr hak për prishjen e besëlidhjes sime.+ E nëse strukeni në qytetet tuaja, edhe aty do të dërgoj mes jush sëmundje,+ dhe ju do të bini në dorë të armikut.+
26 Pasi t’ju kem shkatërruar rezervat* e bukës,*+ dhjetë gra do ta pjekin bukën në një furrë të vetme dhe racionet e bukës do t’ju jepen me peshë;+ do të hani, por s’do të ngopeni.+
27 Por nëse pas kësaj nuk më dëgjoni dhe me kokëfortësi vazhdoni të më kundërshtoni,
28 do të më duhet t’ju kundërvihem edhe më shumë+ dhe do të më duhet t’ju ndëshkoj shtatë herë për mëkatet tuaja.
29 Kështu do të detyroheni të hani mishin e bijve dhe të bijave tuaja.+
30 Do t’i rrafshoj vendet tuaja të larta,*+ do t’i rrënoj mbajtëset tuaja të temjanit dhe do t’i hedh kufomat tuaja mbi kufomat e idhujve tuaj të pështirë;*+ unë do t’ju kthej* shpinën i neveritur.+
31 Qytetet tuaja do t’ia dorëzoj shpatës,+ shenjtëroret tuaja do t’i shkretoj dhe nuk do ta pranoj aromën e këndshme* të flijimeve tuaja.
32 Unë vetë do ta shkretoj vendin+ dhe armiqtë që do të banojnë në të, do ta shohin të shtangur.+
33 Do t’ju shpërndaj mes kombeve+ dhe do ta zhvesh shpatën kundër jush.+ Vendi do të mbetet i shkretë+ dhe qytetet do të mbeten gërmadhë.
34 Ndërkohë që ju do të dergjeni në vendin e armiqve, vendi do të shlyejë sabatet e tij gjatë gjithë ditëve që do të jetë i shkretuar. Në atë kohë vendi do të pushojë,* sepse duhet të shlyejë sabatet.+
35 Për sa ditë të jetë i shkretuar, vendi do të pushojë, sepse nuk pushoi gjatë sabateve tuaja kur ju banonit atje.
36 Kurse atyre që do të mbijetojnë,+ do t’ua mbush zemrat me dëshpërim në vendin e armiqve; ata do t’ia mbathin edhe nga fërfërima e një gjetheje, si dikush që ia mbath nga kërcënimi i shpatës, dhe do të rrëzohen pa i ndjekur kush.+
37 Do të pengohen te njëri-tjetri, si ata që ia mbathin nga kërcënimi i shpatës, edhe pse nuk i ndjek kush. Ju nuk do t’u bëni dot ballë armiqve.+
38 Do të shuheni mes kombeve,+ dhe vendi i armiqve do t’ju përpijë.
39 Ata që do të mbeten, do të kalben në vendin e armiqve+ për shkak të fajeve të tyre dhe të fajeve të etërve të tyre.+
40 Atëherë do t’i rrëfejnë fajet e tyre+ dhe fajet e pabesinë e etërve të tyre, dhe do të pranojnë që u sollën me pabesi ndaj meje duke më kundërshtuar vazhdimisht.+
41 Prandaj m’u desh t’u vihesha kundër+ duke i çuar në vendin e armiqve të tyre.+
Ndoshta kështu zemra e tyre e parrethprerë* do të përulet,+ e ata do të shlyejnë fajet.
42 Unë do të kujtoj besëlidhjen time me Jakobin,+ besëlidhjen me Isakun+ dhe besëlidhjen me Abrahamin;+ do ta kujtoj edhe vendin.
43 Ndërkohë që do të jetë i braktisur, vendi do të shlyejë sabatet e tij+ e do të jetë i shkretë, dhe ata* do të paguajnë për fajet e tyre, sepse hodhën poshtë vendimet e mia gjyqësore dhe i urryen ligjet e mia.+
44 Pavarësisht nga e gjithë kjo, kur të jenë në vendin e armiqve, unë nuk do të heq krejtësisht dorë prej tyre+ e as do t’i braktis aq sa t’i shfaros, e kështu të shkel besëlidhjen time+ me ta, sepse unë jam Jehovai, Perëndia i tyre.
45 Për hir të tyre, do ta kujtoj besëlidhjen me të parët e tyre,+ që i nxora nga Egjipti para syve të kombeve,+ për të qenë Perëndia i tyre. Unë jam Jehovai!”»
46 Këto janë rregullat, vendimet gjyqësore dhe ligjet që Jehovai vendosi mes tij dhe izraelitëve, me anë të Moisiut, në malin Sinai.+
Shënimet
^ Ose «respekt të thellë për». Fjalë për fjalë «t’i frikësoheni». Shih Fjalorthin.
^ Shih Fjalorthin, «Lëmi; Shirja».
^ Fjalë për fjalë «do të kthehem te ju».
^ Ose «dhe shpirti im nuk do t’ju hedhë poshtë».
^ Fjalë për fjalë «të ecni me trupin drejt».
^ Fjalë për fjalë «Do të kthej fytyrën».
^ Ose «e ushqimit».
^ Fjalë për fjalë «shkopin». Mund t’u referohet shkopinjve që përdoreshin për të mbajtur bukën.
^ Shih Fjalorthin.
^ Kjo fjalë hebraike mund të lidhet me një fjalë që do të thotë «bajgë» dhe përdoret për të shprehur përbuzje.
^ Ose «shpirti im do t’ju kthejë».
^ Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».
^ Ose «do të mbajë sabatet».
^ Ose «e ngurtë».
^ Domethënë, kombi i Izraelit.