Levitiku 3:1-17
3 Nëse dikush do të bëjë një flijim në bashkësi*+ nga bagëtia e trashë, ai duhet të paraqitë para Jehovait një kafshë të shëndetshme, qoftë mashkull a femër.
2 Ai do të vërë dorën mbi kokën e blatimit, dhe kafsha duhet therur në hyrje të tendës së takimit. Pastaj djemtë e Aronit, priftërinjtë, do të spërkatin me gjakun e saj altarin në të gjitha anët.
3 Një pjesë e flijimit në bashkësi do të paraqitet si blatim i bërë me zjarr për Jehovain:+ dhjami+ që vesh zorrët, gjithë dhjami që është përreth tyre
4 dhe dy veshkat me dhjamin që i vesh ato afër ijëve; bashkë me veshkat do të hiqet edhe cipa e dhjamtë e mëlçisë.*+
5 Të gjitha këto djemtë e Aronit do t’i vënë të digjen e të nxjerrin tym në altar mbi blatimin e djegur të vendosur sipër druve të zjarrit;+ është një blatim i bërë me zjarr, si aromë e këndshme* për Jehovain.+
6 Nëse do t’i bëjë Jehovait një flijim në bashkësi nga bagëtia e imët, ai do të paraqitë një mashkull ose femër të shëndetshme.+
7 Nëse do të paraqitë si blatim një qengj, do ta paraqitë atë para Jehovait.
8 Ai do të vërë dorën mbi kokën e blatimit, dhe kafsha duhet therur para tendës së takimit. Pastaj djemtë e Aronit do të spërkatin me gjakun e saj altarin në të gjitha anët.
9 Dhjami i flijimit në bashkësi do të paraqitet si blatim i bërë me zjarr për Jehovain.+ Do të hiqet gjithë bishti i dhjamur afër shtyllës kurrizore, dhjami që vesh zorrët, gjithë dhjami që është përreth tyre
10 dhe dy veshkat me dhjamin që i vesh ato afër ijëve; bashkë me veshkat do të hiqet edhe cipa e dhjamtë e mëlçisë.+
11 Të gjitha këto prifti do t’i vërë të digjen e të nxjerrin tym mbi altar si ushqim,* si blatim i bërë me zjarr për Jehovain.+
12 Nëse do të paraqitë si blatim një dhi, do ta paraqitë atë para Jehovait.
13 Ai do të vërë dorën mbi kokën e blatimit, dhe kafsha duhet therur para tendës së takimit. Pastaj djemtë e Aronit do të spërkatin me gjakun e saj altarin në të gjitha anët.
14 Këto pjesë do të paraqiten si blatim i bërë me zjarr për Jehovain: dhjami që vesh zorrët, gjithë dhjami që është përreth tyre+
15 dhe dy veshkat me dhjamin që i vesh ato afër ijëve; bashkë me veshkat do të hiqet edhe cipa e dhjamtë e mëlçisë.
16 Prifti do t’i vërë të gjitha këto të digjen e të nxjerrin tym mbi altar si ushqim,* si blatim i bërë me zjarr me aromë të këndshme.* Tërë dhjami i takon Jehovait.+
17 Ky është një ligj i pandryshueshëm për ju brez pas brezi, kudo që të banoni: mos hani kurrsesi asnjë lloj dhjami ose gjaku!’»+
Shënimet
^ Ose «një flijim si blatim paqeje».
^ Ose «riza e mëlçisë».
^ Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».
^ Fjalë për fjalë «bukë», pra, si pjesa e flijimit në bashkësi që i takon Perëndisë.
^ Fjalë për fjalë «bukë», pra, si pjesa e flijimit në bashkësi që i takon Perëndisë.
^ Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».