Levitiku 6:1-30

  • Informacion shtesë për blatimin për fajin (1-7)

  • Udhëzime për blatimet (8-30)

    • Blatimi i djegur (8-13)

    • Blatimi në drithë (14-23)

    • Blatimi për mëkatin (24-30)

6  Jehovai i tha akoma Moisiut:  «Nëse dikush mëkaton e vepron me pabesi ndaj Jehovait+ duke mashtruar tjetrin* për diçka që i është besuar+ a që i është lënë në dorëzim, ose nëse e vjedh a e zhvat tjetrin,  nëse gjen diçka të humbur dhe e mohon këtë a nëse bën be të rreme për ndonjë mëkat të ngjashëm,+ ja çfarë duhet të bëjë:  nëse ka mëkatuar dhe është fajtor, duhet ta kthejë atë që ka vjedhur, atë që ka zhvatur me dhunë a me mashtrim, atë që i ishte besuar, gjënë e humbur që ka gjetur  ose atë për të cilën mund të ketë bërë be të rreme. Gjithashtu duhet ta dëmshpërblejë plotësisht tjetrin+ e do t’i shtojë edhe një të pestën e vlerës; këtë do t’ia japë të zotit ditën kur të provohet se është fajtor.  Pastaj do të sjellë te prifti si blatim për fajin para Jehovait një dash të shëndetshëm nga kopeja, sipas vlerës së caktuar.+  Prifti do të bëjë shlyerjen për të para Jehovait, dhe atij do t’i falet gjithçka që mund të ketë bërë, për të cilën është fajtor.»+  Më pas Jehovai i tha Moisiut:  «Urdhëroje Aronin dhe djemtë e tij: ‘Ky është ligji për blatimin e djegur:+ blatimi i djegur duhet të rrijë në vatrën e altarit gjithë natën deri në mëngjes dhe zjarri duhet mbajtur ndezur në altar. 10  Prifti do të veshë rrobën zyrtare prej liri,+ si edhe mbathjet prej liri,*+ që të mbulojë lakuriqësinë, dhe do të heqë hirin*+ e blatimit të djegur, të cilin e ka përpirë zjarri mbi altar, e do ta vërë pranë altarit. 11  Pastaj do të heqë rrobat+ që ka e do të veshë të tjera, dhe do ta çojë hirin në një vend të pastër jashtë kampit.+ 12  Zjarri në altar duhet mbajtur ndezur e nuk duhet shuar. Mëngjes për mëngjes, prifti do të vërë dru në zjarr,+ do të sistemojë mbi të blatimin e djegur dhe copat e dhjamit të flijimeve në bashkësi që të digjen e të nxjerrin tym.+ 13  Zjarri duhet mbajtur gjithnjë ndezur në altar e nuk duhet shuar. 14  Tani, ky është ligji për blatimin në drithë:+ djemtë e Aronit duhet ta paraqitin përballë altarit para Jehovait. 15  Njëri nga ata do të marrë një grusht miell të bluar imët nga blatimi në drithë, ca nga vaji i tij dhe gjithë temjanin e bardhë që është mbi blatimin në drithë, dhe do ta vërë mbi altar që të digjet e të nxjerrë tym si aromë e këndshme* për Jehovain, si blatim simbolik.*+ 16  Atë që mbetet nga blatimi në drithë, do ta hanë Aroni dhe djemtë e tij.+ Me të duhen bërë bukë pa maja, të cilat duhen ngrënë në një vend të shenjtë, në oborrin e tendës së takimit.+ 17  Blatimi në drithë nuk duhet përgatitur me majá,+ sepse është pjesa që u kam dhënë nga blatimet që më bëhen me zjarr.+ Është një gjë shumë e shenjtë,+ ashtu si blatimi për mëkatin dhe blatimi për fajin. 18  Atë do ta hajë çdo mashkull nga pasardhësit e Aronit.+ Ky do të jetë racioni i tyre brez pas brezi, përgjithmonë, nga blatimet e bëra me zjarr për Jehovain.+ Gjithçka që prek ato,* bëhet e shenjtë.’» 19  Jehovai i foli përsëri Moisiut: 20  «Ky është blatimi që do t’i paraqitin Jehovait Aroni dhe djemtë e tij, ditën që Aroni do të miroset* si kryeprift:+ një të dhjetën e një efe*+ mielli të bluar imët si blatim të rregullt në drithë,+ gjysmën në mëngjes dhe gjysmën në mbrëmje. 21  Blatimi do të bëhet me vaj në tigan të cekët,+ do të jetë i përzier mirë me vaj dhe do të paraqitet i pjekur e i ndarë në copa si blatim në drithë, si aromë e këndshme* për Jehovain. 22  Këtë blatim do ta bëjë prifti i mirosur* që do të zërë vendin e tij, pra njëri nga djemtë e tij.+ Ky është një rregull i pandryshueshëm: blatimi duhet vënë të digjet e të nxjerrë tym për Jehovain si blatim i plotë. 23  Të gjitha blatimet në drithë të priftit duhet të jenë blatime të plota. Ato nuk duhen ngrënë.» 24  Jehovai i tha akoma Moisiut: 25  «Thuaju Aronit dhe djemve të tij: ‘Ky është ligji i blatimit për mëkatin:+ ai duhet therur para Jehovait atje ku theren blatimet e djegura.+ Kjo është një gjë shumë e shenjtë. 26  Atë do ta hajë prifti që e paraqit për mëkatin;+ blatimi duhet ngrënë në një vend të shenjtë, në oborrin e tendës së takimit.+ 27  Çdo gjë që prek mishin e këtij blatimi, bëhet e shenjtë dhe, nëse dikush spërkat rrobën e vet me ca nga gjaku i blatimit, rroba që u spërkat me gjak duhet larë në një vend të shenjtë. 28  Ena e baltës ku u zje mishi duhet thyer; po të jetë zier në një enë bakri, ajo duhet të fërkohet e të lahet me ujë. 29  Atë blatim do ta hajë çdo mashkull që është prift.+ Është një gjë shumë e shenjtë.+ 30  Por nuk duhet ngrënë asnjë blatim për mëkatin nëse ca nga gjaku i tij merret dhe çohet brenda tendës së takimit për të bërë shlyerjen në vendin e shenjtë.+ Ai duhet djegur në zjarr.

Shënimet

Ose «të afërmin». Shih Fjalorthin.
Ose «hirin e lyrosur», pra, hirin e lagur me yndyrën e flijimeve.
Ose «rrobat e brendshme prej liri».
Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».
Ose «si kujtim i këtij blatimi; për të përfaqësuar këtë blatim».
Ose «blatimet».
Një e dhjeta e një efe ishte 2,2 l. Shih Shtojcën B14.
Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».
I referohet kryepriftit.