Levitiku 7:1-38

  • Udhëzime për blatimet (1-21)

    • Blatimi për fajin (1-10)

    • Blatimi në bashkësi (11-21)

  • Ndalohet ngrënia e dhjamit ose e gjakut (22-27)

  • Racioni i priftërinjve (28-36)

  • Përmbledhje e blatimeve (37, 38)

7  Ky është ligji i blatimit për fajin:+ është një gjë shumë e shenjtë.  Blatimi për fajin duhet therur atje ku theren blatimet e djegura, dhe me gjakun e tij+ duhet spërkatur altari në të gjitha anët.+  Do të paraqitet gjithë dhjami i tij,+ përfshirë bishtin e dhjamur, dhjamin që vesh zorrët  dhe dy veshkat bashkë me dhjamin e tyre afër ijëve; bashkë me veshkat do të hiqet edhe cipa e dhjamtë e mëlçisë.*+  Prifti do t’i vërë që të digjen e të nxjerrin tym mbi altar si blatim të bërë me zjarr për Jehovain.+ Ky është një blatim për fajin.  Çdo mashkull që është prift do të hajë nga ai blatim,+ i cili duhet ngrënë në një vend të shenjtë. Është një gjë shumë e shenjtë.+  Ligji i blatimit për fajin zbatohet edhe për blatimin për mëkatin. Ai i takon priftit që bën shlyerjen me të.+  Kur prifti të paraqitë blatimin e djegur të dikujt, lëkura+ e atij blatimi të djegur do t’i takojë atij.  Çdo blatim në drithë, i pjekur në furrë, i gatuar në tigan të thellë ose në tigan të cekët,+ i takon priftit që e paraqit; është pjesa që i takon atij.+ 10  Kurse të gjitha blatimet në drithë, që janë të përziera me vaj+ ose jo,+ u takojnë tërë djemve të Aronit, sa njërit, aq edhe tjetrit. 11  Tani ky është ligji i flijimit në bashkësi+ që dikush mund t’i paraqitë Jehovait: 12  nëse do ta paraqitë si shprehje falënderimi,+ bashkë me flijimin e falënderimit do të sjellë edhe bukë pa maja në formë unaze të zëna me vaj, galeta* pa maja të lyera me vaj dhe bukë në formë unaze të bëra me miell të bluar imët, të punuara mirë e të zëna me vaj. 13  Bashkë me flijimin në bashkësi, që është flijim falënderimi, ai do të paraqitë edhe bukë me maja në formë unaze. 14  Nga këto do të paraqitë një bukë nga çdo lloj,* si racion të shenjtë para Jehovait; racioni i shenjtë i takon priftit që spërkat gjakun e flijimit në bashkësi.+ 15  Mishi i flijimit në bashkësi, që është flijim falënderimi, duhet ngrënë ditën kur paraqitet dhe nuk duhet ruajtur asgjë deri në mëngjes.+ 16  Nëse flijimi që paraqitet është një blatim zotimi+ ose një blatim vullnetar,+ duhet ngrënë ditën kur paraqitet, kurse ajo që mbetet, mund të hahet të nesërmen. 17  Ndërsa mishi i flijimit që mbetet akoma deri ditën e tretë, duhet djegur në zjarr.+ 18  Mirëpo, nëse ca nga mishi i flijimit në bashkësi hahet ditën e tretë, ai që e paraqit flijimin nuk do të ketë miratimin e Perëndisë dhe flijimi nuk do t’i quhet; është një gjë fyese, dhe ai* që ha prej tij do të përgjigjet për fajin.+ 19  Mishi që prek në diçka të papastër, nuk duhet ngrënë, por duhet djegur në zjarr. Kurse pjesën tjetër të mishit, mund ta hajë kushdo që është i pastër. 20  Por kushdo* që ha mishin e flijimit në bashkësi që i përket Jehovait, ndërkohë që është i papastër, ai duhet shfarosur* nga gjiri i popullit.+ 21  Nëse dikush* prek diçka të papastër—papastërtinë e një njeriu,+ një kafshë të papastër+ ose ndonjë gjë të papastër e të pështirë+—​dhe pastaj ha nga mishi i flijimit në bashkësi që i përket Jehovait, ai duhet shfarosur* nga gjiri i popullit.’» 22  Jehovai i tha akoma Moisiut: 23  «Thuaju izraelitëve: ‘Mos e hani fare dhjamin+ e gjedhëve, të dhenve e të dhive. 24  Dhjamin e një kafshe të ngordhur ose të shqyer nga një kafshë tjetër mund ta përdorni për çdo gjë tjetër, por kurrsesi nuk do ta hani.+ 25  Kushdo që ha dhjamë nga kafsha e paraqitur si blatim të bërë me zjarr për Jehovain, duhet shfarosur* nga gjiri i popullit. 26  Kudo që të banoni, mos hani kurrsesi asnjë lloj gjaku,+ qoftë të zogjve, qoftë të kafshëve! 27  Kushdo* që ha çfarëdolloj gjaku, duhet shfarosur*+ nga gjiri i popullit.’» 28  Më pas Jehovai i tha Moisiut: 29  «Thuaju izraelitëve: ‘Kushdo që i paraqit Jehovait flijimin e tij në bashkësi, do t’i sjellë Jehovait një pjesë të këtij flijimi.+ 30  Ai do të sjellë me duart e tij dhjamin+ dhe gjoksin si blatim të bërë me zjarr për Jehovain, dhe do ta tundë nga njëra anë në tjetrën si blatim të tundur+ para Jehovait. 31  Prifti do ta vërë dhjamin të digjet e të nxjerrë tym mbi altar,+ kurse gjoksi i flijimit do t’i takojë Aronit dhe djemve të tij.+ 32  Nga flijimet tuaja në bashkësi, do t’i jepni priftit si racion të shenjtë këmbën e djathtë.+ 33  Djali i Aronit që do të paraqitë gjakun e flijimeve në bashkësi dhe dhjamin, do të marrë këmbën e djathtë si racion të tijin,+ 34  sepse gjoksin e blatimit të tundur dhe këmbën e racionit të shenjtë nga flijimet në bashkësi të izraelitëve, unë i marr dhe ua jap priftit Aron dhe djemve të tij, si një rregull të pandryshueshëm për izraelitët.+ 35  Nga blatimet e bëra me zjarr për Jehovain, ky është racioni që është vënë mënjanë për priftërinjtë, për Aronin dhe djemtë e tij, që nga dita që u paraqitën për të shërbyer si priftërinj të Jehovait.+ 36  Jehovai urdhëroi që ky racion t’u jepej atyre nga izraelitët ditën kur i mirosi.*+ Ky është një ligj i përhershëm, brez pas brezi.’» 37  Ky është ligji për blatimin e djegur,+ blatimin në drithë,+ blatimin për mëkatin,+ blatimin për fajin,+ flijimin për emërimin priftëror+ dhe flijimin në bashkësi,+ 38  ashtu siç e urdhëroi Jehovai Moisiun në malin Sinai,+ ditën kur i urdhëroi izraelitët t’i paraqitnin Jehovait blatimet e tyre në shkretëtirën e Sinait.+

Shënimet

Ose «riza e mëlçisë».
Ose «pite».
Fjalë për fjalë «një për çdo blatim».
Ose «shpirti».
Ose «shpirti».
Ose «ai shpirt duhet ekzekutuar».
Ose «ai shpirt duhet ekzekutuar».
Ose «një shpirt».
Ose «duhet ekzekutuar».
Ose «Ai shpirt».
Ose «duhet ekzekutuar».