Sipas Lukës 3:1-38

  • Gjoni fillon veprën e tij (1, 2)

  • Gjoni predikon pagëzimin (3-20)

  • Pagëzimi i Jezuit (21, 22)

  • Gjenealogjia e Jezu Krishtit (23-38)

3  Në vitin e 15-të të mbretërimit të Tiber Cezarit, Ponc Pilati ishte guvernator i Judesë, Herodi*+ ishte sundimtari i krahinës* së Galilesë, Filipi, vëllai i tij, ishte sundimtari i krahinës së Ituresë dhe të Trakonitidës, Lisania ishte sundimtari i krahinës së Abilenës,  Hanai ishte njëri nga krerët e priftërinjve dhe Kajafa ishte kryeprift.+ Në atë kohë fjala e Perëndisë iu drejtua Gjonit,+ birit të Zakarisë, ndërsa ishte në shkretëtirë.+  Kështu, ai filloi të përshkonte gjithë vendin përreth Jordanit dhe predikonte pagëzimin si simbol të pendimit për faljen e mëkateve,+  ashtu siç është shkruar në librin e fjalëve të profetit Isaia: «Dëgjohet zëri i dikujt që thërret në shkretëtirë: ‘Përgatitni udhën për Jehovain!* Drejtojini rrugët për të!+  Çdo luginë do të mbushet dhe çdo mal e kodër do të rrafshohet; udhët dredharake do të drejtohen dhe udhët me gunga do të bëhen të sheshta.  Çdo njeri* do të shohë mjetin nëpërmjet të cilit Perëndia do të sjellë shpëtimin.’»*+  Atëherë, ai nisi t’u thoshte turmave që vinin për t’u pagëzuar: «Pjellë nepërkash, kush ju tha se mund t’ia mbathni nga zemërimi i furishëm që po vjen?!+  Jepni, pra, fryte të denja për pendim! Mos thoni me vete: ‘Ne kemi atë Abrahamin’, sepse unë po ju them se Perëndia është në gjendje t’i japë Abrahamit fëmijë edhe nga këta gurë.  Vërtet, sëpata është vënë tashmë në rrënjë të pemëve. Çdo pemë që nuk jep fryt të mirë, do të pritet e do të hidhet në zjarr.»+ 10  Prandaj turmat e pyetën: «Çfarë duhet të bëjmë, pra?» 11  Gjoni iu përgjigj: «Kush ka dy palë veshje,* le t’i ndajë me atë që s’ka asnjë, dhe ai që ka për të ngrënë, le të bëjë njëlloj.»+ 12  Erdhën për t’u pagëzuar edhe disa taksambledhës+ dhe e pyetën: «Mësues, po ne çfarë duhet të bëjmë?» 13  Ai iu përgjigj: «Kërkoni* vetëm taksën e caktuar dhe asgjë më shumë.»+ 14  Edhe ushtarët e pyetën: «Po ne, çfarë duhet të bëjmë?» Ai u tha: «Mos i bini askujt në qafë* dhe mos ngrini akuza të rreme,+ por kënaquni me atë që merrni.»* 15  Ndërkohë njerëzit ishin në pritje të Krishtit dhe mendonin me vete për Gjonin: «A thua të jetë ai Krishti?»+ 16  Prandaj Gjoni u tha të gjithëve: «Unë ju pagëzoj me ujë, por po vjen ai që është më i fortë se unë, të cilit nuk jam i denjë t’i zgjidh lidhëset e sandaleve.+ Ai do t’ju pagëzojë me frymë të shenjtë dhe me zjarr.+ 17  Ai ka në dorë terploten* që të pastrojë tërësisht lëmin* e vet dhe të mbledhë grurin në depo. Kurse bykun do ta djegë me një zjarr që nuk mund të shuhet.» 18  Gjoni i bëri thirrje popullit edhe për shumë gjëra të tjera e vazhdoi t’i shpallte lajmin e mirë. 19  Mirëpo Herodi, sundimtari i krahinës, ngaqë Gjoni e kishte qortuar për shkak të Herodiadës, gruas së vëllait të vet, dhe për shkak të të gjithë të ligave që kishte bërë, 20  u shtoi gjithë këtyre edhe këtë: e futi Gjonin në burg.+ 21  Kur u pagëzua gjithë populli, u pagëzua edhe Jezui+ dhe, ndërsa po lutej, qielli u hap,+ 22  fryma e shenjtë u shfaq porsi një pëllumb dhe zbriti mbi të. Nga qielli u dëgjua një zë: «Ti je Biri im, Biri im i dashur; unë të kam miratuar.»+ 23  Jezui+ ishte rreth 30 vjeç+ kur nisi veprën e tij. Për të mendohej se ishte birii Jozefit,+bir i Helit, 24  bir i Matatit,bir i Levit,bir i Melkit,bir i Janait,bir i Jozefit, 25  bir i Matatisë,bir i Amosit,bir i Naumit,bir i Eslit,bir i Nagait, 26  bir i Mathit,bir i Matatisë,bir i Semeinit,bir i Josekut,bir i Jodait, 27  bir i Joananit,bir i Resait,bir i Zorobabelit,+bir i Shealtielit,+bir i Nerit, 28  bir i Melkit,bir i Adit,bir i Kosamit,bir i Elmadamit,bir i Erit, 29  bir i Jezuit,bir i Eliezerit,bir i Jorimit,bir i Matatit,bir i Levit, 30  bir i Simionit,bir i Judës,bir i Jozefit,bir i Jonamit,bir i Eliakimit, 31  bir i Meleasit,bir i Menait,bir i Matatait,bir i Natanit,+bir i Davidit,+ 32  bir i Jeseut,+bir i Obedit,+bir i Boazit,+bir i Salmonit,+bir i Nahasonit,+ 33  bir i Aminadabit,bir i Arnit,bir i Hezronit,bir i Perezit,+bir i Judës,+ 34  bir i Jakobit,+bir i Isakut,+bir i Abrahamit,+bir i Terahut,+bir i Nahorit,+ 35  bir i Serugut,+bir i Reut,+bir i Pelegut,+bir i Eberit,+bir i Shelahut,+ 36  bir i Kainanit,bir i Arpakshadit,+bir i Semit,+bir i Noesë,+bir i Lamekut,+ 37  bir i Metuselahut,+bir i Enokut,bir i Jaredit,+bir i Mahalalelit,+bir i Kainanit,+ 38  bir i Enosit,+bir i Setit,+bir i Adamit,+bir i Perëndisë.

Shënimet

Fjalë për fjalë «tetrarku».
Domethënë, Herod Antipa. Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «mish».
Ose «shpëtimin e Perëndisë».
Ose «një veshje shtesë».
Ose «Vilni; Mblidhni».
Ose «Mos zhvatni asnjë».
Ose «me rrogën tuaj».
Lopatë e gjerë që përdoret për të hedhur në erë drithin kur pastrohet.