Malakia 1:1-14

  • Dashuria e Jehovait për popullin e tij (1-5)

  • Priftërinjtë paraqitin flijime të pavlefshme (6-14)

    • Emri i Perëndisë do të jetë i madh mes kombeve (11)

1  Shpallje: Fjala e Jehovait për Izraelin nëpërmjet Malakisë:*  «Unë ju kam dashur»,+​—thotë Jehovai. Por ju thoni: «Si na ke dashur?» «A nuk ishte Esau vëllai i Jakobit?+​—thotë Jehovai.—​Por unë e desha Jakobin  dhe e urreva Esaun.+ Malet e tij i shkretova+ dhe trashëgiminë e tij ua dhashë çakejve të shkretëtirës.»+  «Ndonëse Edomi thotë: ‘Jemi shkatërruar, por do të kthehemi dhe do të rindërtojmë rrënojat’, Jehovai i ushtrive thotë: “Ata do të ndërtojnë, por unë do të rrëzoj. Ata kanë për t’u quajtur ‘territori i ligësisë’ dhe ‘populli që Jehovai e ka dënuar përgjithnjë’.+  Sytë tuaj do ta shohin dhe ju do të thoni: ‘U madhëroftë Jehovai në territorin e Izraelit!’”»  «Biri e nderon të atin+ dhe shërbëtori zotërinë e tij. Pra, nëse unë jam ati,+ ku është nderimi që më takon?+ Dhe nëse jam zotëri,* ku është respekti* që duhet të më tregoni?​—ju thotë Jehovai i ushtrive juve, o priftërinj, që përbuzni emrin tim.+ Por ju pyesni: ‘Si e kemi përbuzur emrin tënd?’  Duke paraqitur mbi altarin tim ushqim* të ndotur. Por ju vazhdoni: ‘Si të kemi ndotur?’ Duke thënë: ‘Tryeza e Jehovait*+ është diçka e përbuzshme.’  Kur paraqitni një kafshë të verbër si flijim, thoni: ‘S’ka asgjë të keqe.’ Edhe kur paraqitni një kafshë të çalë a të sëmurë, thoni: ‘S’ka asgjë të keqe.’+ Provo t’ia çosh, të lutem, guvernatorit tënd. A do të jetë i kënaqur me ty? A do të të miratojë?​—thotë Jehovai i ushtrive.»  «Tani, ju lutem, përgjërojuni* Perëndisë që të na japë miratimin e tij. Me këto që ofrojnë duart tuaja, mos do ta fitojë ndonjëri nga ju miratimin e tij?​—thotë Jehovai i ushtrive.» 10  «Kush prej jush është i gatshëm të mbyllë dyert?*+ Se as altarin tim nuk do ta ndiznit pa një shpërblim.+ Nuk jam fare i kënaqur me ju,​—thotë Jehovai i ushtrive,—​dhe nuk më pëlqen fare asnjë blatim i duarve tuaja.+ 11  Nga lindja e diellit deri në perëndim, emri im do të jetë i madh mes kombeve.+ Në çdo vend do të ngjitet tymi i flijimeve dhe për emrin tim do të bëhen blatime, si një dhuratë e pastër, sepse emri im do të jetë i madh mes kombeve,+​—thotë Jehovai i ushtrive. 12  Por ju e përdhosni atë*+ duke thënë: ‘Tryeza e Jehovait është e ndotur dhe fryti i saj, ushqimi i saj, është i përbuzshëm.’+ 13  Gjithashtu thoni: ‘Uh, sa u lodhëm!’ Keni rrudhur hundët gjithë përbuzje,​—thotë Jehovai i ushtrive.—​Ju sillni kafshë të vjedhura, të çala e të sëmura. Po, sillni si dhurata gjëra të tilla. A duhet t’i pranoj nga ju?!*+​—thotë Jehovai. 14  Mallkuar qoftë hileqari që ka një mashkull të shëndetshëm në kopenë e tij, por bën një zotim dhe i flijon një të dëmtuar* Jehovait! Se unë jam një Mbret i madh,+​—thotë Jehovai i ushtrive,—​dhe emri im do të ngjallë frikë e nderim mes kombeve.»+

Shënimet

Do të thotë «lajmëtari im».
Ose «zotëri i madh».
Fjalë për fjalë «frika». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Domethënë, altari i Tij.
Fjalë për fjalë «bukë».
Fjalë për fjalë «zbuteni fytyrën e».
Ka të ngjarë, dyert e tempullit, si një detyrë.
Një mundësi tjetër «më përdhosni».
Ose «nga dora juaj?!»
Ose «me të meta».