Malakia 2:1-17

  • Priftërinjtë nuk e mësojnë popullin siç duhet (1-9)

    • Buzët e priftit duhet ta ruajnë njohurinë (7)

  • Populli është fajtor për divorce të padrejta (10-17)

    • «‘Unë e urrej divorcin’,—thotë Jehovai» (16)

2  «Tani, o priftërinj, ky urdhërim është për ju.+  Po të mos dëgjoni dhe po të mos e lëvdoni me gjithë zemër emrin tim,​—thotë Jehovai i ushtrive,—​do të dërgoj mbi ju mallkimin+ dhe do t’i kthej bekimet tuaja në mallkime.+ Po, i kam kthyer bekimet në mallkime, sepse nuk po e lëvdoni me gjithë zemër emrin tim.  Ja, për shkakun tuaj do ta prish* farën që keni mbjellë+ dhe do t’ju hedh bajgë mbi fytyrë, bajgën e festave tuaja; dhe do t’ju heqin bashkë me to.*  Atëherë do ta kuptoni se jua kam dhënë këtë urdhërim me qëllim që besëlidhja ime me Levin të vazhdojë,+​—thotë Jehovai i ushtrive.  Besëlidhja ime me të ishte një besëlidhje jete e paqeje, të cilën ia dhashë që të më nderonte thellësisht.* Ai më nderonte, po, kishte respekt të thellë për emrin tim.  Ligji* i së vërtetës ishte në gojën e tij+ dhe në buzët e tij nuk gjendej asnjë padrejtësi. Eci me mua në paqe e në drejtësi+ dhe ktheu nga rruga e keqe shumë veta,  sepse buzët e priftit duhet ta ruajnë njohurinë dhe populli duhet ta kërkojë ligjin* nga goja e tij,+ pasi ai është lajmëtari i Jehovait të ushtrive.  Por ju vetë jeni larguar nga udha. Keni bërë që shumë veta të largohen* nga ligji.*+ E keni prishur besëlidhjen e Levit,+​—thotë Jehovai i ushtrive.—​  Prandaj do t’ju bëj të përbuzur dhe do t’ju poshtëroj para gjithë popullit, ngaqë nuk ndoqët udhët e mia, por e zbatuat ligjin me anshmëri.»+ 10  «A nuk kemi të gjithë një atë të vetëm?+ A nuk na ka krijuar një Perëndi i vetëm? Pse, pra, tregohemi të pabesë me njëri-tjetrin,+ duke përdhosur besëlidhjen e paraardhësve tanë? 11  Populli i Judës është treguar i pabesë, dhe një gjë e neveritshme është kryer në Izrael e në Jerusalem; sepse populli i Judës e ka përdhosur shenjtërinë* e Jehovait,+ që Ai e do, dhe ata kanë marrë për nuse bijat e një perëndie të huaj.+ 12  Jehovai do të shfarosë nga tendat e Jakobit këdo që bën kështu, cilido qoftë,* ndonëse i paraqet një blatim Jehovait të ushtrive.»+ 13  «Bëni edhe një gjë tjetër* nga e cila altari i Jehovait mbulohet me lot, me të qara e psherëtima, aq sa ai nuk u kushton më vëmendje blatimeve tuaja dhe nuk miraton asgjë nga duart tuaja.+ 14  Ju thoni: ‘Për ç’arsye?’ Ngaqë Jehovai ka qenë dëshmitar mes teje dhe gruas së rinisë sate, me të cilën ti je treguar i pabesë edhe pse ajo është shoqja jote dhe gruaja me të cilën ke lidhur besën.*+ 15  Megjithatë njëri nuk veproi kështu, sepse kishte atë që mbeti nga fryma e shenjtë e Perëndisë. Dhe çfarë kishte në mendje ai? Pasardhësit* e Perëndisë. Prandaj tregoni kujdes për frymën* tuaj dhe mos jini të pabesë me gruan e rinisë suaj, 16  sepse unë e urrej* divorcin,+​—thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit,—​si dhe atë që e mbulon me dhunë rrobën e tij,*​—thotë Jehovai i ushtrive. Tregoni kujdes për frymën* tuaj dhe mos jini të pabesë.+ 17  E keni lodhur Jehovain me fjalët tuaja.+ Por ju pyesni: ‘Si e kemi lodhur?’ Duke thënë: ‘Kushdo që bën keq është i mirë në sytë e Jehovait dhe ai kënaqet me ta’+ ose duke pyetur: ‘Ku është Perëndia i drejtësisë?’»

Shënimet

Fjalë për fjalë «do ta qortoj».
Domethënë, bashkë me bajgat e kafshëve të flijimeve.
Fjalë për fjalë «të më frikësohej». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Ose «Udhëzimi».
Ose «udhëzimin».
Fjalë për fjalë «të pengohen».
Një mundësi tjetër «nga udhëzimi yt».
Një mundësi tjetër «shenjtëroren».
Fjalë për fjalë «atë që është zgjuar dhe atë që përgjigjet».
Fjalë për fjalë «të dytë».
Ose «gruaja jote e ligjshme».
Fjalë për fjalë «Farën».
Fjalë për fjalë «ai e urren».
Ose «atë që ushtron dhunë».