Malakia 4:1-6
4 Se ja, po vjen dita që djeg si furrë,+ kur të gjithë ata që i kalojnë caqet me arrogancë e të gjithë ata që s’heqin dorë nga ligësia do të bëhen si kashta. Dita që po vjen ka për t’i përpirë,—thotë Jehovai i ushtrive,—aq sa s’ka për t’u lënë as rrënjë, as degë.
2 Për ju që nderoni* emrin tim do të shkëlqejë dielli i drejtësisë, që sjell shërim me rrezet* e tij; do të lodroni si viça të majmë.
3 Do t’i shkelni të ligjtë, sepse ata do të bëhen si pluhur nën këmbët tuaja ditën kur të veproj,—thotë Jehovai i ushtrive.
4 Kujtoni Ligjin e Moisiut, shërbëtorit tim, rregullat e vendimet gjyqësore që urdhërova në Horeb që të bindej i gjithë Izraeli.+
5 Ja, para se të vijë dita e madhe e Jehovait, ditë që ngjall frikë e nderim,+ po ju dërgoj profetin Elija.+
6 Ai do t’i kthejë zemrat e etërve si të fëmijëve,+ dhe zemrat e fëmijëve si të etërve,* që të mos vij e ta godas tokën e ta caktojë për shkatërrim.»*
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «i frikësoheni».
^ Fjalë për fjalë «krahët».
^ Ose «do t’i kthejë zemrat e etërve te fëmijët, dhe zemrat e fëmijëve te etërit».
^ Shih Fjalorthin.