Sipas Markut 10:1-52

  • Martesa dhe divorci (1-12)

  • Jezui bekon fëmijët (13-16)

  • Pyetja e një të pasuri (17-25)

  • Sakrifica për Mbretërinë (26-31)

  • Jezui parathotë sërish vdekjen e tij (32-34)

  • Kërkesa e Jakovit dhe e Gjonit (35-45)

    • Jezui—shpërblesë për shumë njerëz (45)

  • Shërohet Bartimeu, njeriu i verbër (46-52)

10  Që andej, Jezui u ngrit dhe vajti në kufijtë e Judesë, matanë Jordanit. Turmat u mblodhën përsëri pranë tij dhe, siç e kishte zakon, ai filloi t’i mësonte.+  Farisenjtë iu afruan dhe, për ta vënë në provë, filluan ta pyetnin nëse ishte e ligjshme që burri ta divorconte gruan.+  Ai iu përgjigj: «Çfarë ju urdhëroi Moisiu?»  Ata i thanë: «Moisiu lejoi që burri të shkruante një certifikatë divorci e ta përzinte.»+  Por Jezui ua ktheu: «Ai e shkroi këtë urdhërim ngaqë jeni zemërgur.+  Megjithatë, që nga fillimi i krijimit ‘Ai i bëri ata mashkull dhe femër.+  Për këtë arsye, burri do të lërë babanë e nënën,+  dhe të dy do të jenë një mish i vetëm.’+ Kështu që nuk janë më dy, por një mish i vetëm.  Prandaj, atë që Perëndia e ka bashkuar, asnjeri të mos e ndajë.»+ 10  Kur ishin prapë në shtëpi, dishepujt nisën ta pyetnin për këtë. 11  Ai u tha: «Kushdo që e divorcon gruan dhe martohet me një tjetër, kryen kurorëshkelje*+ ndaj saj. 12  Edhe gruaja, nëse martohet me një tjetër, pasi e divorcon burrin, kryen kurorëshkelje.»+ 13  Njerëzit filluan t’i sillnin fëmijët e vegjël që ai të vinte duart mbi ta,* por dishepujt i qortuan.+ 14  Sa i pa, Jezui u indinjua dhe u tha: «Lërini fëmijët të vijnë tek unë dhe mos u mundoni t’i ndalni, sepse Mbretëria e Perëndisë u përket atyre që janë si këta.+ 15  Vërtet po ju them: kushdo që nuk e pranon Mbretërinë e Perëndisë si një fëmijë, nuk do të hyjë kurrsesi në të.»+ 16  Pastaj i mori në krahë fëmijët dhe filloi t’i bekonte duke vënë duart mbi ta.*+ 17  Ndërsa po bëhej gati të ikte, dikush erdhi me vrap, i ra në gjunjë dhe e pyeti: «Mësues i mirë, çfarë duhet të bëj që të trashëgoj jetën e përhershme?»+ 18  Jezui i tha: «Pse më quan ‘i mirë’? Askush nuk është i mirë përveç njërit, Perëndisë.+ 19  Ti i njeh urdhërimet: ‘Mos vrit,+ mos kryej kurorëshkelje,+ mos vidh,+ mos jep dëshmi të rreme,+ mos e zhvat tjetrin,+ ndero babanë dhe nënën tënde.’»+ 20  Ky i tha: «Mësues, të gjitha këto i zbatoj, e madje që nga fëmijëria.» 21  Jezui e vështroi, ndjeu dashuri për të dhe vazhdoi: «Vetëm një gjë të mungon: shko, shit gjithçka që ke dhe jepua paratë të varfërve, e atëherë do të kesh një thesar në qiell. Pastaj eja e bëhu dishepulli* im.»+ 22  Por ai u mërzit nga këto fjalë dhe iku i trishtuar, sepse kishte shumë zotërime.+ 23  Pasi hodhi sytë përreth, Jezui u tha dishepujve: «Sa e vështirë do të jetë për ata që kanë pará, të hyjnë në Mbretërinë e Perëndisë!»+ 24  Por dishepujt u befasuan nga këto fjalë. Prandaj Jezui u tha përsëri: «Sa e vështirë është, o fëmijë të vegjël, të hysh në Mbretërinë e Perëndisë! 25  Është më e lehtë që një deve të kalojë nëpër një vrimë gjilpëre, sesa një i pasur të hyjë në Mbretërinë e Perëndisë.»+ 26  Ata u çuditën edhe më shumë dhe i thanë atij:* «Atëherë kush mund të shpëtojë?»+ 27  Jezui i pa drejt e në sy e u tha: «Me njerëzit kjo është e pamundur, por me Perëndinë nuk është kështu, sepse me Perëndinë gjithçka është e mundur.»+ 28  Pjetri filloi t’i thoshte: «Ja, ne lamë gjithçka dhe të ndoqëm.»+ 29  Jezui iu përgjigj: «Vërtet po ju them: nuk ka njeri që të ketë lënë shtëpi, vëllezër, motra, nënë, baba, fëmijë ose toka për hirin tim dhe për hir të lajmit të mirë,+ 30  e të mos marrë tani, në këtë kohë, 100-fish—shtëpi, vëllezër, motra, nëna, fëmijë dhe toka, bashkë me përndjekje+—dhe në sistemin* që po vjen, jetën e përhershme. 31  Por shumë që janë të parët do të jenë të fundit, dhe të fundit do të jenë të parët.»+ 32  Ndërsa ishin rrugës, Jezui po shkonte përpara tyre drejt Jerusalemit, ja pse dishepujt ishin të çuditur, kurse të tjerët që po udhëtonin pas tyre, i zuri frika. Ai i mori të Dymbëdhjetët edhe një herë mënjanë dhe nisi t’u thoshte përsëri ç’do t’i ndodhte pas pak:+ 33  «Ja, ne po ngjitemi në Jerusalem dhe Birin e njeriut do ta dorëzojnë në dorë të krerëve të priftërinjve dhe të skribëve. Ata do ta dënojnë me vdekje dhe do t’ua dorëzojnë njerëzve të kombeve,* 34  që do ta tallin, do ta pështyjnë, do ta fshikullojnë e do ta vrasin, por pas tri ditësh ai do të ngrihet nga të vdekurit.»+ 35  Jakovi dhe Gjoni, bijtë e Zebedeut,+ iu afruan dhe i thanë: «Mësues, duam që të bësh diçka për ne.»+ 36  Ai i pyeti: «Çfarë doni të bëj për ju?» 37  Ata iu përgjigjën: «Na lejo të ulemi njëri në të djathtën e tjetri në të majtën tënde kur të marrësh lavdi.»+ 38  Por Jezui ua ktheu: «Ju nuk e dini çfarë po kërkoni. A mund ta pini kupën që po pi unë ose të pagëzoheni me pagëzimin që po pagëzohem unë?»+ 39  Ata i thanë: «Po, mundemi.» Atëherë Jezui u tha: «Kupën që po pi unë, do ta pini, edhe me pagëzimin që po pagëzohem unë, do të pagëzoheni.+ 40  Megjithatë nuk më takon mua t’ju ul në të djathtën a në të majtën time. Ai vend u takon atyre që ua ka bërë gati Ati im.» 41  Kur dëgjuan për këtë, dhjetë të tjerët u indinjuan me Jakovin dhe Gjonin.+ 42  Por Jezui i thirri pranë dhe u tha: «Ju e dini se ata që konsiderohen si sundimtarë të kombeve, sillen si zotër me to dhe të mëdhenjtë e tyre ushtrojnë autoritet mbi kombet.+ 43  Mirëpo mes jush nuk duhet të jetë kështu. Kushdo që dëshiron të bëhet i madh ndër ju, të jetë shërbëtori juaj,+ 44  dhe kushdo që dëshiron të jetë i pari ndër ju, të jetë skllavi i të gjithëve, 45  sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t’i shërbejnë, por që të shërbejë+ dhe të japë jetën* e vet si shpërblesë për shumë njerëz.»+ 46  Kështu arritën në Jeriko. Më pas, kur ai, dishepujt dhe një turmë mjaft e madhe po dilnin nga Jerikoja, buzë rrugës ishte ulur një lypës i verbër, Bartimeu (i biri i Timeut).+ 47  Sa dëgjoi se ishte Jezui, nazareasi, ai filloi të thërriste: «Jezu, Bir i Davidit,+ ki mëshirë për mua!»+ 48  Por shumë e urdhëruan rreptësisht të mos fliste, kurse ai thërriste edhe më fort: «Bir i Davidit, ki mëshirë për mua!» 49  Atëherë Jezui u ndal dhe tha: «Thuajini të vijë këtu.» Ata e thirrën të verbrin dhe i thanë: «Merr zemër! Ngrihu, ai po të kërkon.» 50  Ai hodhi tej mantelin e vet, u ngrit vrik në këmbë dhe shkoi te Jezui. 51  Jezui e pyeti: «Çfarë do që të bëj për ty?» I verbri iu përgjigj: «Rabóni,* të më kthehet shikimi.» 52  Prandaj Jezui i tha: «Shko, besimi yt të shëroi.»+ Menjëherë atij iu kthye shikimi+ dhe filloi ta ndiqte rrugës.

Shënimet

Ose «tradhti bashkëshortore».
Domethënë, që t’i bekonte. Shih Fjalorthin, «Vënia e duarve».
Shih Fjalorthin, «Vënia e duarve».
Ose «ithtari».
Një mundësi tjetër «njëri-tjetrit».
Ose «në kohën; në rendin». Shih Fjalorthin.
Ose «shpirtin».
Do të thotë «Mësues».