Sipas Markut 15:1-47
15 Sapo zbardhi dita, krerët e priftërinjve, pleqtë dhe skribët, po, i gjithë Sinedri, komplotuan me njëri-tjetrin, e vunë në vargonj Jezuin, e morën dhe ia dorëzuan Pilatit.+
2 Pilati e pyeti: «A je ti Mbreti i judenjve?»+ Ai iu përgjigj: «Ti vetë po thua.»+
3 Por krerët e priftërinjve po e akuzonin për shumë gjëra.
4 Atëherë Pilati e pyeti prapë: «Nuk po përgjigjesh?+ Shiko sa akuza po ngrenë kundër teje.»+
5 Por Jezui nuk u përgjigj më, prandaj Pilati mbeti i çuditur.+
6 Tani, në çdo festë, ai e kishte zakon të lironte një të burgosur, këdo që kërkonte turma.+
7 Në atë kohë, i burgosur ishte edhe një njeri që quhej Baraba, bashkë me kryengritësit e tjerë, të cilët kishin kryer vrasje gjatë kryengritjes.
8 Kështu turma u mblodh dhe filloi t’i kërkonte Pilatit të vepronte siç e kishte zakon.
9 Ai i pyeti: «A doni t’ju liroj Mbretin e judenjve?»+
10 Në fakt Pilati e dinte mirë që krerët e priftërinjve e kishin dorëzuar nga zilia.+
11 Por krerët e priftërinjve e shtynë turmën t’i kërkonte lirimin e Barabës në vend të Jezuit.+
12 Pilati i pyeti përsëri: «Ç’duhet të bëj, pra, me atë që ju e quani Mbreti i judenjve?»+
13 Ata bërtitën edhe një herë: «Vëre në shtyllë!»*+
14 Por Pilati vazhdoi: «Pse? Ç’të keqe ka bërë?» Mirëpo ata bërtisnin edhe më shumë: «Vëre në shtyllë!»*+
15 Atëherë, ngaqë donte të kënaqte turmën, Pilati u liroi Barabën, kurse Jezuin urdhëroi ta rrihnin me kamxhik,+ dhe pastaj ua dha që ta ekzekutonin në shtyllë.+
16 Kështu ushtarët e nxorën në oborrin e pallatit të guvernatorit. Mblodhën gjithë trupën e ushtarëve,+
17 i veshën një mantel të purpurt,* thurën një kurorë me gjemba dhe ia vunë në kokë.
18 Më pas filluan ta përshëndetnin: «Tungjatjeta,* o Mbret i judenjve!»+
19 Gjithashtu e qëllonin në kokë me kallam, e pështynin dhe binin në gjunjë e përkuleshin para tij.*
20 Në fund, pasi u tallën, i hoqën mantelin e purpurt, ia veshën përsëri rrobat e sipërme dhe e çuan jashtë që ta gozhdonin në shtyllë.+
21 Ata detyruan* edhe një kalimtar që po kthehej nga ara, njëfarë Simoni nga Kirena, i ati i Aleksandrit dhe i Rufit, që të mbartte shtyllën e torturës* të Jezuit.+
22 Kështu e çuan në vendin e quajtur Gólgotha, që kur përkthehet, do të thotë: «Vendi i Kafkës.»+
23 Atje u përpoqën t’i jepnin verë të përzier me drogë, me mirrë,+ por ai nuk e piu.
24 Pastaj e gozhduan në shtyllë dhe i ndanë rrobat e tij me short, për të vendosur çfarë do të merrte secili.+
25 Ishte ora e tretë* kur e gozhduan në shtyllë.
26 Në mbishkrimin me akuzën kundër tij ishte shkruar: «Mbreti i judenjve.»+
27 Përveç kësaj, vunë në shtyllë përkrah tij edhe dy kusarë, një në të djathtë e një në të majtë.+
28 *——
29 Ata që kalonin andej, e shanin, tundnin kokën+ dhe thoshin: «Hë pra, ti që do ta rrëzoje tempullin dhe do ta ndërtoje për tri ditë!+
30 Shpëto veten tani dhe zbrit nga shtylla e torturës!»*
31 Po ashtu edhe krerët e priftërinjve me skribët e tallnin dhe i thoshin njëri-tjetrit: «Të tjerët i shpëtoi, por veten nuk e shpëton dot!+
32 Të zbresë tani nga shtylla e torturës* Krishti, Mbreti i Izraelit, që të shohim e të besojmë.»+ Madje, edhe ata që ishin vënë në shtyllë përkrah tij, nisën ta poshtëronin.+
33 Kur erdhi ora e gjashtë,* gjithë vendin e mbuloi errësira deri në orën e nëntë.*+
34 Orën e nëntë, Jezui thërriti me zë të lartë: «Éli, Éli, láma sabahtháni?», që kur përkthehet, do të thotë: «Perëndia im, Perëndia im, pse më ke braktisur?»+
35 Kur e dëgjuan, disa nga ata që ishin pranë, filluan të thoshin: «Shihni! Ai po thërret Elijan.»
36 Atëherë dikush vrapoi, njomi një sfungjer me verë të thartë, e vuri në një kallam e ia dha që të pinte+ dhe tha: «Lëreni! Të shohim nëse Elija do të vijë që ta zbresë.»
37 Por Jezui thirri me zë të lartë dhe vdiq.*+
38 Perdja* e shenjtërores+ u ça më dysh, nga maja deri në fund.+
39 Tani, kur pa se Jezui vdiq në atë mënyrë, centurioni* që qëndronte aty përpara tij, tha: «Pa dyshim që ky njeri ishte Biri i Perëndisë.»+
40 Atje ishin edhe disa gra që po shikonin nga larg. Ndër to ishte Maria-Magdalena, Maria, nëna e Jakovit të Vogël dhe e Jozeut, si dhe Saloma,+
41 të cilat e kishin shoqëruar e i kishin shërbyer+ kur ai ishte në Galile. Bashkë me to ishin dhe shumë gra të tjera që kishin ardhur me të në Jerusalem.
42 Tani, meqë ishte pasdite vonë dhe meqë ishte Dita e Përgatitjes,* domethënë dita përpara Sabatit,
43 Jozefi nga Arimatea, një anëtar i nderuar i Këshillit, që edhe vetë po priste Mbretërinë e Perëndisë, vajti atje dhe mori guximin të shkonte para Pilatit e t’i kërkonte trupin e Jezuit.+
44 Por Pilati donte të dinte nëse ai kishte vdekur tashmë, prandaj thirri centurionin dhe e pyeti për këtë.
45 Kështu, pasi centurioni e siguroi, Pilati ia dha trupin Jozefit.
46 Atëherë ai bleu copë linoje cilësore, e zbriti trupin nga shtylla, e mbështolli me copën e linosë dhe e vuri në një varr*+ të gërmuar në shkëmb. Pastaj rrokullisi një gur deri te hyrja e varrit.+
47 Por Maria-Magdalena dhe Maria, nëna e Jozeut, qëndruan për të parë vendin ku e kishin vënë.+
Shënimet
^ Ose «Ekzekutoje në shtyllë!»
^ Ose «Ekzekutoje në shtyllë!»
^ Ose «në ngjyrë vjollcë». Shih Fjalorthin.
^ Ose «Qofsh lëvduar».
^ Ose «i bënin nderime».
^ Fjalë për fjalë «e vunë të kryente shërbim të detyruar».
^ Shih Fjalorthin.
^ Domethënë, rreth orës 9 paradite.
^ Shih Shtojcën A3.
^ Shih Fjalorthin.
^ Shih Fjalorthin.
^ Domethënë, rreth orës 12 të drekës.
^ Domethënë, rreth orës 3 pasdite.
^ Ose «dha frymë». Shih Fjalorthin.
^ Shih Fjalorthin.
^ Komandant i 100 ushtarëve.
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «varr përkujtimor».