Sipas Markut 8:1-38
8 Ato ditë u mblodh sërish një turmë e madhe dhe nuk kishin asgjë për të ngrënë, prandaj Jezui i thirri dishepujt dhe u tha:
2 «Më vjen keq për turmën,+ sepse tashmë kanë tri ditë që qëndrojnë me mua dhe nuk kanë ç’të hanë.+
3 Nëse i nis pa ngrënë në shtëpi, do t’u bjerë të fikët rrugës, meqë disa prej tyre vijnë nga larg.»
4 Por dishepujt iu përgjigjën: «E ku mund të gjendet bukë në këtë vend të veçuar për të ngopur gjithë këta njerëz?»
5 Atëherë ai i pyeti: «Sa bukë keni?» Ata iu përgjigjën: «Shtatë.»+
6 Kështu ai i tha turmës të shtrohej përtokë, mori shtatë bukët, falënderoi Perëndinë, i theu dhe nisi t’ua jepte dishepujve që t’ia shpërndanin turmës.+
7 Kishin edhe ca peshq të vegjël dhe, pasi falënderoi Perëndinë,* Jezui u tha t’i shpërndanin edhe këta.
8 Kështu ata hëngrën e u ngopën, dhe mblodhën copat që kishin tepruar: shtatë shporta të mëdha të mbushura plot.+
9 Ata ishin rreth 4.000 burra; pastaj ai e nisi turmën.
10 Ai hipi menjëherë në varkë bashkë me dishepujt dhe shkoi në rajonin e Dalmanutës.+
11 Atje shkuan farisenjtë dhe nisën të bënin fjalë me të e t’i kërkonin një shenjë nga qielli, për ta vënë në provë.+
12 Prandaj ai psherëtiu nga thellësia e shpirtit* dhe tha: «Pse kërkon një shenjë ky brez?+ Vërtet po ju them: këtij brezi nuk do t’i jepet asnjë shenjë.»+
13 Pastaj u largua nga ata, hipi përsëri në varkë dhe iku në bregun tjetër.
14 Mirëpo dishepujt harruan të merrnin bukë me vete, prandaj në varkë kishin vetëm një bukë dhe asgjë tjetër.+
15 Ai i paralajmëroi qartë: «Mbajini sytë hapur dhe ruhuni nga majaja e farisenjve dhe e Herodit.»+
16 Dhe ata nisën të flisnin mes tyre që nuk kishin bukë.
17 Kur e vuri re këtë, Jezui u tha: «Pse flisni mes jush që nuk keni bukë? Akoma nuk e kuptoni dhe nuk e keni të qartë çfarë po ju them? Ende nuk e keni hapur zemrën që s’kuptoni?!
18 ‘Keni sy dhe nuk shihni, keni veshë dhe nuk dëgjoni?’ A nuk ju kujtohet
19 sa shporta plot me copa mblodhët, kur theva pesë bukë+ për 5.000 burra?» Ata iu përgjigjën: «Dymbëdhjetë.»+
20 «Po kur theva shtatë bukë për 4.000 burra, sa shporta të mëdha plot me copa mblodhët?» Ata i thanë: «Shtatë.»+
21 Atëherë ai i pyeti: «Akoma nuk po e kuptoni?»
22 Më pas arritën në Betsaidë. Njerëzit atje i sollën një të verbër dhe iu përgjëruan që ta prekte.+
23 Ai e mori për dore të verbrin dhe e çoi jashtë fshatit. Pasi i vuri pështymë në sy,+ vuri duart mbi të* dhe e pyeti: «A sheh gjë?»
24 Burri ngriti sytë dhe tha: «Shoh ca njerëz, por më duken si pemë që ecin sa andej këtej.»
25 Ai ia vuri përsëri duart në sy dhe burri pa qartë; shikimi iu kthye, e tani shikonte qartë çdo gjë.
26 Atëherë Jezui e nisi për në shtëpi, por i tha: «Mos hyr në këtë fshat.»
27 Jezui dhe dishepujt u nisën për në fshatrat e Cezaresë së Filipit dhe rrugës filloi t’i pyeste: «Çfarë thonë njerëzit: kush jam unë?»+
28 Ata iu përgjigjën: «Disa thonë Gjon Pagëzori,+ të tjerë Elija+ dhe të tjerë akoma një nga profetët.»
29 Tani iu drejtua atyre: «Po ju, ç’thoni: kush jam unë?» Pjetri iu përgjigj: «Ti je Krishti.»+
30 Atëherë i urdhëroi prerazi të mos i tregonin askujt për të.+
31 Gjithashtu filloi t’u mësonte se Biri i njeriut duhej të hiqte shumë vuajtje, të hidhej poshtë nga pleqtë, nga krerët e priftërinjve e nga skribët, dhe të vritej,+ por do të ngrihej nga të vdekurit tri ditë më vonë.+
32 Në fakt, ai po ua thoshte këtë hapur. Atëherë Pjetri e mori mënjanë dhe nisi ta qortonte.+
33 Por ai u kthye, pa nga dishepujt dhe e qortoi Pjetrin: «Rri prapa meje, Satana!* Se nuk mendon si mendon Perëndia, por si njerëzit.»+
34 Pastaj thirri pranë turmën bashkë me dishepujt e tij dhe u tha: «Nëse dikush dëshiron të vijë pas meje, le ta mohojë veten, të marrë shtyllën e vet të torturës* dhe të më ndjekë vazhdimisht,+
35 sepse kushdo që dëshiron ta shpëtojë jetën* e vet, do ta humbasë, por kushdo që e humbet jetën* e vet për hirin tim dhe të lajmit të mirë, do ta shpëtojë.+
36 Vërtet, ç’dobi ka njeriu nëse fiton gjithë botën, por humbet jetën?*+
37 Apo çfarë do të jepte njeriu në këmbim të jetës?*+
38 Në fakt, nëse dikujt i vjen turp për mua dhe për fjalët e mia mes këtij brezi kurorëshkelës* dhe mëkatar, edhe Birit të njeriut do t’i vijë turp për të+ kur të vijë në lavdinë e Atit të vet bashkë me engjëjt e shenjtë.»+
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «i bekoi».
^ Shih Fjalorthin.
^ Shih Fjalorthin, «Vënia e duarve».
^ Do të thotë «kundërshtar».
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «shpirtin».
^ Ose «shpirtin».
^ Ose «shpirtin».
^ Ose «të shpirtit».
^ Ose «të pabesë».