Mikea 3:1-12

  • Dënohen prijësit dhe profetët (1-12)

    • Mikea mbushet me fuqi falë frymës së Jehovait (8)

    • Priftërinjtë mësojnë me pagesë (11)

    • Jerusalemi do të kthehet në grumbull gërmadhash (12)

3  Unë thashë: «Dëgjoni, ju lutem, o krerë të Jakobitdhe ju, o komandantë të shtëpisë së Izraelit!+ A nuk duhej ta dinit ju se çfarë është e drejtë?!   Por ju e urreni të mirën+ dhe doni të keqen,+u rripni lëkurën njerëzve dhe ua shqisni mishin prej kockave.+   Gjithashtu, ju hani mishin e popullit tim+dhe u rripni lëkurën,u thërrmoni kockat dhe i copëtoni+si copat që gatuhen në kazan, si mishi në tenxhere.   Atëherë ju do t’i thërrisni Jehovait për ndihmë,por ai s’do t’ju përgjigjet. Ai do t’i largojë sytë nga ju,+për shkak të veprave tuaja të liga.+   Kështu thotë Jehovai kundër profetëve që po e çojnë popullin tim në rrugë të gabuar,+që thërrasin ‘Paqe!’+ kur kanë diçka për të kafshuar me dhëmbë,*+por që i shpallin* luftë atij që nuk u fut gjë në gojë:   ‘Për ju do të ketë natë;+ s’do të ketë vegime.*+ Do të ketë veçse errësirë; s’do të ketë më falle. Dielli do të perëndojë për profetëtdhe dita do të kthehet në terr për ta.+   Vegimtarët do të turpërohen+dhe fallxhorët do të zhgënjehen. Të gjithë ata do të mbulojnë gojën* nga turpi,sepse s’ka përgjigje nga Perëndia.’»   Kurse unë jam plot fuqi falë frymës së Jehovait,plot drejtësi e forcë,që t’i tregoj Jakobit rebelimin e tij dhe Izraelit mëkatin e tij.   Dëgjoni këtë, ju lutem, o krerë të shtëpisë së Jakobit,dhe ju, o komandantë të shtëpisë së Izraelit,+që ju ngjall neveri drejtësia dhe që shtrembëroni çdo gjë të drejtë;+ 10  që e ndërtoni Sionin duke derdhur gjak dhe Jerusalemin duke bërë padrejtësi.+ 11  Prijësit* e tij gjykojnë për të marrë ryshfet,+priftërinjtë e tij mësojnë me pagesë,+ndërsa profetët e tij merren me fall për pará.*+ E megjithatë mbështeten te Jehovai* e thonë: «A nuk është Jehovai me ne?+ Asnjë shkatërrim nuk do të bjerë mbi ne.»+ 12  Prandaj, për shkakun tuaj,Sioni do të kthehet përmbys siç plugohet një arë,Jerusalemi do të bëhet një grumbull gërmadhash,+dhe mali i Shtëpisë së Perëndisë* do të jetë si vendet e larta në pyje.*+

Shënimet

Një mundësi tjetër «ndërkohë që kafshojnë me dhëmbë».
Fjalë për fjalë «shenjtërojnë».
Ose «mustaqet».
Ose «pretendojnë se mbështeten te Jehovai».
Ose «argjend».
Fjalë për fjalë «Krerët».
Ose «mali i tempullit».
Ose «si kreshtë pyjore».