Mikea 5:1-15
5 «Tani, o banorë të qytetit të rrethuar,ju po bëni prerje në trup.
Ata na kanë rrethuar.+
Me shkop e godasin në fytyrë gjykatësin e Izraelit.+
2 Nga ti, o Betlehem-Efratah,+që je më i vogli mes qyteteve* të Judës,do të dalë për mua ai që do të qeverisë në Izrael,+prejardhja e të cilit është që nga kohët e lashta, që nga ditët shumë të hershme.
3 Prandaj Ai do t’i braktisë ata*derisa të vijë koha që të lindë ajo që ka për të lindur.
Pjesa tjetër e vëllezërve të tij do t’i kthehet popullit të Izraelit.
4 Ai do të ngrihet e do të kullotë kopenë me forcën e Jehovait,+me madhështinë e emrit të Jehovait, Perëndisë së tij.
Ata do të banojnë të sigurt,+sepse pushteti i tij do të shtrihet deri në skajet e tokës.+
5 Ai do të sjellë paqe.+
Nëse asiriani e pushton vendin tonë dhe shkel mbi kullat tona të fortifikuara,+ne do të ngremë kundër tij shtatë barinj, po, tetë princa* nga njerëzit.
6 Ata do ta kullotin vendin e Asirisë me shpatë+dhe vendin e Nimrodit+ te hyrjet e tij.
Ai do të na shpëtojë nga asiriani+kur ky të pushtojë vendin tonë e të shkelë territorin tonë.
7 Mbetja e Jakobit do të jetë mes shumë popujvesi vesa që vjen nga Jehovaidhe si shirat e bollshme për bimësinë,që nuk varen nga njeriudhe nuk shpresojnë te bijtë e njerëzve.
8 Mbetja e Jakobit do të jetë ndër kombet,mes shumë popujve,si një luan mes kafshëve të pyllit,si një luan i ri* mes kopeve të dhenve,i cili kalon përmes tyre, i shkel e i shqyen.
Askush nuk mund t’i shpëtojë.
9 Dora e saj do të lartohet mbi kundërshtarëtdhe gjithë armiqtë e saj do të shkatërrohen.»
10 Jehovai thotë: «Atë ditë,do të shfaros nga ti kuajt dhe do t’i shkatërroj karrocat e tua.
11 Do t’i shkatërroj qytetet e vendit tënddhe do t’i shemb gjithë vendet e tua të fortifikuara.
12 Do ta zhduk shtrigërinë tënde,*dhe mes teje nuk do të mbetet asnjë që merret me magji.+
13 Do t’i zhduk nga ti shëmbëlltyrat e skalitura dhe shtyllat e tua,dhe ti s’do të përkulesh më para veprës së duarve të tua.+
14 Do t’i shkul shtyllat e shenjta*+dhe do t’i shfaros qytetet e tua.
15 Me zemërim e tërbim do të hakmerremkundër kombeve që nuk më janë bindur.»