Mikea 6:1-16

  • Çështja ligjore e Perëndisë kundër Izraelit (1-5)

  • Çfarë kërkon Jehovai? (6-8)

    • Drejtësi, besnikëri, modesti (8)

  • Faji dhe ndëshkimi i Izraelit (9-16)

6  Dëgjoni, ju lutem, çfarë thotë Jehovai. Çohuni dhe paraqitni mbrojtjen tuaj para maleve,dhe kodrat le ta dëgjojnë zërin tuaj.+   Dëgjoni, o male, çështjen ligjore të Jehovait! Dëgjoni ju, o themele të patundura të tokës,+sepse Jehovai ka një çështje ligjore me popullin e tijdhe do të paraqesë argumentet kundër Izraelit:+   «Çfarë të kam bërë, o populli im? Si të kam lodhur?+ Dëshmo kundër meje,   sepse unë të nxora nga vendi i Egjiptit,+të shpengova* nga shtëpia e skllavërisë;+të dërgova Moisiun, Aronin dhe Miriamin.+   O populli im, kujto të lutem, çfarë kurdisi Balaku, mbreti i Moabit,+dhe si iu përgjigj Balami, biri i Beorit.+ Kujto, pra, atë që ndodhi nga Shitimi+ deri në Gilgal,+që të kuptosh se Jehovai bën atë që është e drejtë.»   Me se do t’i dal përpara Jehovait? Me se do t’i përkulem Perëndisë që është atje lart? A do t’i dal përpara me blatime të plota të djeguraapo me viça njëvjeçarë?*+   A do të kënaqet Jehovai me mijëra desh,me dhjetëra mijë përrenj vaji?+ A do të jap birin tim të parëlindur për rebelimin tim,fëmijën për mëkatin tim?+   Ai të ka thënë, o njeri, se ç’është e mirë. E çfarë kërkon* Jehovai nga ti? Kërkon veçse të tregosh drejtësi,*+ të çmosh besnikërinë*+dhe të jesh modest+ ndërsa ecën me Perëndinë tënd!+   Zëri i Jehovait i thërret qytetit,dhe njerëzit që kanë mençuri praktike do ta respektojnë thellësisht* emrin e tij. Kushtojini vëmendje shkopit të ndëshkimit dhe atij që e caktoi.+ 10  A gjenden ende në shtëpinë e të ligut thesaret e ligësisëdhe efa* e mangët, që është e neveritshme? 11  A mund të jem i pafajshëm* me peshore hileqaree me një torbë me gurë peshe të rremë?+ 12  Se pasanikët e tij janë shumë të dhunshëmdhe banorët e tij thonë gënjeshtra.+Gjuha e tyre është mashtruese.+ 13  «Prandaj, unë do t’ju plagos duke ju goditur,+dhe do t’ju shkretoj për shkak të mëkateve tuaja. 14  Ju do të hani, por nuk do të ngopeni;do të mbeteni barkbosh.+ Do të përpiqeni të hiqni diçka mënjanë, por nuk do të arrini,por edhe sikur të hiqnidiçka mënjanë, unë do t’ia dorëzoj shpatës. 15  Do të mbillni farë, por nuk do të korrni,do të shtypni ullinj, por nuk do të merrni vaj;do të shtypni rrush, por verë nuk do të pini,+ 16  sepse ju zbatoni ligjet e Omrit,ndiqni të gjitha veprat e shtëpisë së Akabit+dhe ecni sipas këshillave të tyre. Ja pse do t’ju bëj objekt llahtarie,kurse banorët e qytetit do t’i bëj objekt talljesh.*+ Ju do të mbani mbi vete përbuzjen e popujve.»+

Shënimet

Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
Ose «motakë».
Ose «të tregosh dashuri me zemërmirësi e besnikëri». Fjalë për fjalë «të duash dashurinë besnike».
Ose «të gjykosh me drejtësi; të jesh i paanshëm».
Ose «kërkon në këmbim».
Fjalë për fjalë «do t’i frikësohen».
Ose «të jem moralisht i pastër».
Fjalë për fjalë «diçka për t’u fishkëllyer».