Mikea 7:1-20

  • Gjendja e keqe morale e Izraelit (1-6)

    • Armiqtë e njeriut janë ata të shtëpisë së tij (6)

  • ‘Do të pres me durim’ (7)

  • Shfajësohet populli i Perëndisë (8-13)

  • Mikea lutet dhe lëvdon Perëndinë (14-20)

    • Përgjigjja e Jehovait (15-17)

    • ‘Cili Perëndi është si Jehovai?’ (18)

7  Mjerë unë! Jam si ai që, pasi vjel frutat e verësdhe mbledh ç’mbetet pas vjeljes së rrushit,s’gjen asnjë bistak për të ngrënë,asnjë fik të hershëm që ia do shpirti.   Njeriu besnik është zhdukur nga faqja e dheut,dhe mes njerëzve nuk ka më asnjë të drejtë.+ Të gjithë rrinë në pritë për të derdhur gjak.+ Janë si gjuetarët që u ngrenë gracka* vëllezërve të vet.   Duart i kanë të shkathëta për të bërë të keqen.+ Princi pretendon dhurata,gjykatësi kërkon shpërblime,+dhe i shquari tregon çfarë dëshiron.+ Ata i thurin planet së bashku.*   Më i miri ndër ta është si gjembat,më i drejti ndër ta është më keq se një gardh me gjemba. Do të vijë dita që shpallën rojat e tua, dita kur të lahen hesapet.+ Atëherë do t’i zërë paniku.+   Mos kini besim te shokët,mos u zini besë as miqve të ngushtë,+kujdes çfarë i thua asaj që prehet në gjirin tënd,   sepse djali përbuz babanë,vajza ngrihet kundër nënës,+nusja kundër së vjehrrës;+armiqtë e njeriut janë njerëzit e shtëpisë së vet.+   Por unë do t’i mbaj sytë te Jehovai.+ Do ta pres me durim* Perëndinë e shpëtimit tim.+ Perëndia im do të më dëgjojë.+   Mos u gëzo për mua, o armiku* im! Edhe pse kam rënë, do të ngrihem;edhe pse banoj në errësirë, Jehovai do të jetë drita ime.   Do ta duroj tërbimin e Jehovait​—sepse kam mëkatuar kundër tij+derisa ai ta mbrojë çështjen time ligjore e të vendosë drejtësi për mua. Ai do të më nxjerrë në dritë,dhe unë do të shoh drejtësinë e tij. 10  Do ta shohë edhe armiku im,dhe turpi do ta mbulojë atë që më thoshte: «Ku është Jehovai, Perëndia yt?!»+ Sytë e mi do ta shohin armikun tim,që do ta shkelin si baltën e rrugëve. 11  Atë ditë do të ndërtohen muret e tua të gurta;atë ditë kufijtë do të zgjerohen.* 12  Atë ditë kanë për të ardhur te tinga Asiria dhe nga qytetet e Egjiptit,që nga Egjipti e deri te Lumi;*nga deti në det e nga mali në mal.+ 13  Toka do të bëhet shkreti për shkak të banorëve të saj,për shkak të asaj që kanë bërë.* 14  Me shkopin tënd kullote popullin, kopenë e trashëgimisë sate,+që banonte i vetëm në pyll, në mes të një pemishteje. Le të ushqehen në Bashan e në Galad,+ si në kohët e lashta. 15  «Ashtu si në ditët kur dolët nga vendi i Egjiptit,do t’ju tregoj gjëra të mrekullueshme.+ 16  Kombet do t’i shohin e do t’u vijë turp pavarësisht nga fuqia e tyre.+ Do të vënë dorën para gojës,dhe veshët do t’u shurdhohen. 17  Do të lëpijnë pluhur si gjarpërinjtë;+si rrëshqanorët e tokësdo të dalin duke u dridhur nga vendet e tyre të sigurta. Të tmerruar do të vijnë para Perëndisë, para Jehovait,e nga ti do të kenë frikë.»+ 18  Cili Perëndi është si ti,që fal fajin dhe kapërcen shkeljen*+ e mbetjes së trashëgimisë sate?+ Ti nuk do të rrish i zemëruar përgjithmonë,sepse kënaqesh kur tregon dashuri besnike.+ 19  Ti do të na tregosh përsëri mëshirë;+ do t’i mposhtësh* fajet tona. Të gjitha mëkatet tona do t’i hedhësh në thellësi të detit.+ 20  Do ta mbash besën që i dhe Jakobit,do t’i tregosh dashuri besnike Abrahamit,siç iu betove paraardhësve tanë në kohët e lashta.+

Shënimet

Fjalë për fjalë «që hedhin rrjetën mbi».
Ose «kurdisin së bashku ligësinë».
Ose «Do të rri në pritje të».
Fjala hebraike për «armik» është në gjininë femërore.
Një mundësi tjetër «dekreti do të jetë larg».
Domethënë, lumi Eufrat.
Fjalë për fjalë «për shkak të frytit të veprimeve të tyre».
Ose «do t’i shtypësh; do t’i nënshtrosh».