Naumi 1:1-15

  • Hakmarrja e Perëndisë kundër armiqve të tij (1-7)

    • Perëndia kërkon t’i përkushtohemi vetëm atij (2)

    • Jehovai u kushton vëmendje atyre që kërkojnë strehë tek ai (7)

  • Ninevia do të shfaroset (8-14)

    • Perëndia s’do të vërë dorë për së dyti (9)

  • Shpallet lajmi i mirë për Judën (15)

1  Shpallje kundër Ninevisë.+ Libri i vegimit* të Naumit,* elkoshitit:   Jehovai është një Perëndi që kërkon t’i përkushtohesh vetëm atij+ e që hakmerret;Jehovai hakmerret dhe është gati ta shfryjë zemërimin e tij të furishëm.+ Jehovai hakmerret kundër armiqve të tijdhe e ruan zemërimin e furishëm për kundërshtarët e vet.   Jehovai nuk zemërohet shpejt+ dhe ka shumë fuqi,+por Jehovai nuk e kursen kurrsesi ndëshkimin e merituar.+ Prej hapave të tij fryjnë erëra e stuhi shkatërruese,dhe retë ngrihen si pluhur nën këmbët e tij.+   Detin e qorton+ dhe e than;të gjithë lumenjtë i shteron.+ Bashani dhe Karmeli vyshken,+lulet e Libanit fishken.   Malet lëkundendhe kodrat treten prej tij.+ Toka do të tundet nga prania e tij,e po ashtu gjithësia me tërë banorët e saj.+   Kush mund t’i bëjë ballë indinjatës së tij?+ Kush mund t’i mposhtë flakët e zemërimit të tij?+ Furinë do ta derdhë si zjarr,dhe shkëmbinjtë do të thërrmohen për shkak të tij.   Jehovai është i mirë,+ një kala në ditë vuajtjesh.+ Ai u kushton vëmendje atyre* që kërkojnë strehë tek ai.+   Me një përmbytje vërshuese do ta shuajë krejt vendin,*dhe armiqve të tij nuk do t’u ndahet terri.   E ç’plane mund të thurin kundër Jehovait?! Ai do t’i shfarosë krejt,e s’do t’i duhet të vërë dorë për së dyti.+ 10  Ndonëse janë si gjemba të ngatërruardhe të dehur nga madhështia si me birrë,*ninevitët do të zhuriten si kashta e thatë. 11  Nga ti do të dalë dikush që thur të liga kundër Jehovait,dikush që jep këshilla të kota. 12  Ja ç’thotë Jehovai: «Le të jenë plot forcë e le të jenë shumë,prapëseprapë do të kositen e do të marrin fund.* Unë të kam munduar,* por nuk do të të mundoj më. 13  Tani do të ta heq nga shpina zgjedhën e saj+e do të t’i këput më dysh vargonjtë. 14  Për ty* Jehovai urdhëron: ‘Emri do të të shuhet krejt! Do t’i zhduk shëmbëlltyrat e gdhendura dhe statujat prej metali* nga tempulli* i perëndive të tua. Do të të hap një varr, sepse ti të ngjall përbuzje.’ 15  Ja tek janë mbi male këmbët e atij që sjell lajmin e mirë,të atij që shpall paqen.+ Kremtoji festat e tua,+ o Judë, mbaji zotimet e tua,sepse të ligjtë* nuk do të të pushtojnë më kurrë. Ata do të shuhen fare.»

Shënimet

Do të thotë «ngushëllues».
Ose «Ai kujdeset për ata». Fjalë për fjalë «Ai i njeh ata».
Domethënë, Ninevinë.
Ose «me birrë gruri».
Një mundësi tjetër «e ai do të kalojë mes për mes».
Domethënë, Judën.
Domethënë, Asirinë.
Ose «shtatoret e derdhura».
Ose «shtëpia».
Ose «të pavlerët».