Naumi 2:1-13

  • Ninevia do të shkatërrohet (1-13)

    • «Portat e lumenjve do të hapen» (6)

2  Ai që shpartallon po vjen drejt teje.*+ Ruaji fortifikatat! Mbikëqyri rrugët! Bëhu gati* e mblidhi të gjitha forcat,   sepse Jehovai do t’ia rikthejë krenarinë Jakobitdhe krenarinë Izraelit,ngaqë shkretuesit i kanë rrënuar+dhe ua kanë shkretuar bisqet.   Mburojat e burrave të fuqishëm janë të kuqe,luftëtarët janë veshur me të kuqe të errët. Ditën kur bëhen gati për betejë,pjesët e hekurta të karrocave të luftës flakërojnë si zjarridhe heshtat e dëllinjta vringëllojnë.   Karrocat e luftës lëshohen rrugëve si të çmendura,turren poshtë e përpjetë shesheve,shkëlqejnë si pishtarë, vezullojnë si vetëtima.   Ai* do të thërrasë luftëtarët e vet. Ata do të pengohen gjatë marshimit,do të turren drejt mureve të saje do të ngrenë barrikada.   Portat e lumenjve do të hapendhe pallati mbretëror do të shkatërrohet.*   Siç është dekretuar:* atë e kanë poshtëruardhe kanë robëruar, skllavet e saj rënkojnë, si pëllumba që gugatin,dhe godasin gjoksin* nga hidhërimi.   Ninevia+ ka qenë prej kohësh si një rezervuar ujërash,por tani njerëzit po ia mbathin. «Ndaluni! Ndaluni!»,por askush nuk kthehet prapa.+   Plaçkitni argjend, plaçkitni ar,se ka thesare pa fund,është plot e përplot me gjëra të çmuara. 10  Qyteti është bosh, i shkretë e i rrënuar!+ Zemrat u mpaken nga frika, gjunjët u këputen, këmbët iu dridhen.Të gjithë janë zbehur në fytyrë. 11  Ku është strofka e luanëve,+ vendi ku ushqehen luanët e rinj,*aty ku luanët u prijnë këlyshëve të vetdhe askush nuk i tremb? 12  Luani shqyente pre sa për këlyshët e vetdhe mbyste kafshë për luaneshat e tij. Zgavrat i mbushte me predhe strofkat me kafshë të shqyera. 13  Jehovai i ushtrive thotë: «Ja, unë jam kundër teje+e do të t’i bëj shkrumb e hi karrocat e luftës.+ Shpata do të gllabërojë luanët e rinj.* Unë do t’i jap fund gjuetisë sate mbi faqen e dheut,dhe zëri i lajmëtarëve të tu s’do të dëgjohet më.»+

Shënimet

Domethënë, Ninevisë.
Fjalë për fjalë «Ngjishi ijët».
Mund t’i referohet mbretit të Asirisë.
Ose «do të tretet».
Ose «vendosur».
Fjalë për fjalë «zemrën».
Ose «luanët e rinj me krifë».
Ose «luanët e rinj me krifë».