Naumi 3:1-19

  • «Mjerë qyteti gjakatar!» (1-19)

    • Arsyet për gjykimin e Ninevisë (1-7)

    • Ninevia do të bjerë si No-Amoni (8-12)

    • Rënia e Ninevisë është e pashmangshme (13-19)

3  Mjerë qyteti gjakatar! Ai është i mbushur me mashtrim e grabitje,dhe preja nuk i mungon kurrë.   Dëgjohet fshikullima e kamxhikut, kërcëllima e rrotave,kuajt që turren, karrocat që hovin;   kalorësit që kalërojnë, shpatat që flakërojnë, heshtat që vetëtijnë. Ka mori të vrarësh, grumbuj kufomash—të vdekur pa fund. Njerëzit pengohen nëpër trupat e vdekur.   Të gjitha këto prej prostitucionit të saj të papërmbajtur. Ajo është tërheqëse e plot nur, mjeshtre për shtrigëri;i zë në lak kombet me prostitucionin e saj dhe popujt me shtrigëritë e saj.   Jehovai i ushtrive thotë: «Ja, unë jam kundër teje,*+do të ta ngre fundin deri në fytyrë,dhe kombet do të shohin lakuriqësinë tënde,kurse mbretëritë çnderimin tënd.   Do të të mbuloj me fëlliqësiraaq sa të ngjallësh përbuzje. Po, do të të bëj teatër për botën.+   Të gjithë ata që do të të shohin, do t’ia mbathin nga ti+ e do të thonë: ‘Ninevia është shkretuar! Kush do t’ia qajë hallin?’ Ku të kërkoj ngushëllues për ty?   Mos je ti më e mirë se No-Amoni*+ që ulej këmbëkryq buzë kanaleve të Nilit?!+ Ujërat e rrethonin,deti e pasuronte dhe si mur e mbronte.   Etiopia me Egjiptin ishin burimi i fuqisë së tij të pakufishme. Puti+ dhe libianët i vinin në ndihmë.+ 10  Por edhe ai vajti në dhé të huaj,përfundoi në robëri;+edhe fëmijët ia bënë copë-copë në qoshet e rrugëve.* Për parinë e tij hodhën short;tërë njerëzit e shquar ia vunë nën vargonj. 11  Edhe ty do të të merren këmbët nga dehja.+Do të kërkosh një vend ku të futesh;do të përpiqesh të mbrohesh nga armiku. 12  Të gjitha fortifikatat e tua janë si fiqtë e hershëm;mjafton t’i shkundësh e ata bien në gojën e gllabëruesve. 13  Ja, trupat e tua ushtarake janë si gratë mes teje. Portat e vendit tënd do të hapen krejt para armiqve të tu. Shulat e portave të tua do t’i përpijë zjarri. 14  Nxirr ujë e bëhu gati për rrethimin!+ Forcoji fortifikatat! Hyr në llucë, ngjishe argjilën,merre kallëpin dhe bëj tulla. 15  Por prapë do të të shuajë zjarri. Shpata do të të shfarosë+ e do të të përpijë si larvat e karkalecave.+ Shtohu si larvat e karkalecave,po, po, shtohu si karkalecat! 16  I ke shtuar tregtarët e tu më shumë se yjet e qiellit,por larvat e karkalecave ndërrojnë lëkurë e pastaj fluturojnë tutje. 17  Rojat e tua janë si karkalecat,oficerët e tu si mori karkalecash. Në një ditë të ftohtë ndalen e zënë vend në vatha prej guri,por sapo shkëlqen dielli, ikin tutjedhe s’dihet ku venë. 18  Barinjtë e tu janë përgjumur, o mbret i Asirisë;fisnikët e tu rrinë të qetë në banesat e tyre. Kurse populli yt është shpërndarë malevee s’ka kush ta mbledhë.+ 19  S’ka lehtësim për katastrofën tënde. S’ka shërim për plagën tënde. Kur të dëgjojnë lajmin për ty, të gjithë do të shpërthejnë në duartrokitje,+sepse, kush nuk e provoi mizorinë tënde të pamëshirshme?!»+

Shënimet

Domethënë, Ninevisë.
Domethënë, Teba.
Fjalë për fjalë «në krye të çdo rruge».